FEMART Edicioni VII - Festivali i Artisteve dhe Aktivisteve
FREEDOM vs SHAME
Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet organizon për herë të 7-të Festivalin FEMART nga data 10 - 15 Qershor, 2019. FEMART - Festivali i Artisteve dhe Aktivisteve çdo vit angazhon me qindra artiste dhe aktiviste nga mbarë bota të cilat shfaqin punën e tyre kreative përmes: Shfaqjeve Teatrale, Filmave (dokumentarë, filma të metrazhit të shkurtër dhe të gjatë), Ekspozitave, Performancave, Koncerteve, Ligjëratave, Punëtorive, Paneleve të Diskutimeve dhe Prezantimeve të ndryshme në formë të artit. Me moton TI UDHËHEQË ne inkurajojmë qëndrueshmëri dhe solidaritet për gratë dhe burrat të cilëve ju shkelen të drejtat themelore për shkak të përkatësive të tyre etnike, racore, preferencave seksuale dhe pozitave shoqërore.
Programi artistik i Festivalit FEMART adreson: Të Drejtat e njeriut dhe Lëvizjet Feministe, Të Drejtat Seksuale dhe Shëndetin Ripordhues, Drejtësinë Tranzicionale dhe Ndërtimin e Paqes, Të Drejtat e Komunitetit LGBTQI+, Fuqizimin e Grave, Dhunën Kundër Grave, njëherë Promovon Storiet e Suksesshme Rajonale dhe Globale të Grave.
Festivali është një platformë për zhvillimin dhe paraqitjen e ideve dhe krijimeve që sjellin përpara konceptet feministe dhe zhvillimet e tyre në Kosovë duke u angazhuar për të drejtat e barabarta të grave, si dhe për të shërbyer si urë lidhëse për ndërtimin e paqes dhe dialogut në rajon. Këtë vit do të mbahen mbi 40 aktivitete në tri komuna të Kosovës: Prishtinë, Mitrovicë e Veriut dhe Ferizaj.
Për programin e plotë dhe më të rejat nga festivali, na ndiqni ditët në vazhdim në webfaqen www.femart-ks.com apo në faqen tonë në Facebook FemArt.
Ky edicion përkrahet nga Donatorët: Zyrja e Bashkimit Evropian në Kosovë, Kvinna till Kvinna, Austrian Development Cooperation, UNFPA, CFD, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Prishtinës, Unë e Du Kosovën, UN Women, IPKO Foundation, Koalicioni K10, QKSGJ, Unicef Innovations Lab. Bizeneset: Frutti, Buçaj, Hotel International Prishtina, Union Caffe, Shok e Shoqe. Përkrahësit Institucional: Biblioteka Kombëtare e Kosovës- “Pjetër Bogdani”, Teatri Dodona, Muzeu i Kosovës, KinoArmata, EU Information and Cultural Centre, Teatri Oda, Fakulteti i Arteve. Sponzorët Medial: KultPlus, RTK, KTV, Gazeta Express, KosovaLive360, Gazeta Observer. Ju mirëpresim në një javë të mbushur me Art, Aktivizëm dhe solidaritet!
Zana Hoxha Krasniqi
Drejtoreshë Ekzekutive
Zana Hoxha – Krasniqi (e lindur më 1981) është regjisore profesionale e teatrit, themeluese dhe drejtoreshë ekzekutive e Qendrës për Art dhe Komunitet – Artpolis, organizatë kjo që promovon artin dhe diveristetin me dialog social dhe integrim të komunitetit.
Ka krijuar më shumë se 20 performanca teatrale të cilat janë prezantuar në tetret më të mëdha të Kosovës, në regjionin e Ballkanit (Shqipëri, Serbi, Mal të Zi, Maqedoni, Kroaci), njëherësh ka prezantuar punën e saj si artiste/aktiviste/trajnere edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.
Zana ka qenë drejtoreshë e Departamentit të Teatrit në festivalin SKENA UP gjatë viteve 2004-2011, Drejtoreshë artistike e Teatrit Profesional gjatë vitit 2011-2014, gjithashtu Themeluese dhe Drejtoreshë e festivalit më të madh feminist në Ballkan të artisteve dhe aktivisteve, FEMART.
Po ashtu, ajo është e përzgjedhur si IVLP Alumini (Programi Ndërkombëtar për vizitorët e huaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës) dhe fituese e shumë çmimeve për kontributin si regjisore në Kosovë dhe rajon.
Duke kombinuar artin dhe aktivizmin ajo përdorë teatrin si mënyrë avokuese për të drejtat shoqërore që fokusohen në rritjen e vetëdijes lidhur me dhunën e bazuar në gjini, të drejtat e njeriut dhe diversitetin.
Ajo është krenare që është pjesë e bordit të Rrjetit të Grave të Kosovës, ligjëruese dhe trajnere e specializuar në Forum Teatër dhe përkrahëse në fuqizimin dhe emancipimin e grave aktiviste.
Agnesa Xheladini
Koordinatore e Projekteve
Agnesa Xheladini u lind në Prishtinë në vitin 1994. Ka përfunduar studimet në
degën e Psikologjisë në Fakultetin Filozofik, Universiteti i Prishtinës.
Ajo ka filluar shumë herët të merret me punë vullnetare si në organizata
joqeveritare, ashtu edhe në ato shtetërore.
Përmes aktiviteteve të ndryshme ajo ka dhënë kontributin e saj në çështjet e
feminizmit përmes organizatës joqeveritare “Artpolis”, mbështetjen e
komuniteteve Roma, Ashkali dhe Egjiptas, shërbimeve të psikoterapisë në
ambulancën psikologjike “UNI”, promovimit të mendimit shkencorë dhe filozofik
në organizatën “Cyano’s Day” dhe së fundmi është bërë pjesë e rrjetit
ndërkombëtar për edukimin e të rinjve Y-PEER.
Në Artpolis, Agnesa fillimisht është angazhuar në Festivalin FEMART, si
koordinatore e vullnetarëve, pastaj si Asistente e Projekteve, e tash e tutje ajo
është Koordinatore e Projekteve.
Jeta Berisha
Koordinatore e Projekteve & PR
Jeta Berisha, e lindur më 1993 në komunën e Prishtinës. Ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës, fakulteti Filologjik – dega e Gazetarisë, ndërsa tani është studente në fakultetin e Arteve – dega e Dramaturgjisë.
Për 5 vite ka qenë pjesë e mediave të shkruara dhe televizive, njëherësh ka bashkëpunuar me shumicën organizatave joqeveritare për të drejtat e grave në Kosovë.
Ndërsa, ka tri vite që aktivitetin e saj si aktiviste politike për të drejtat e grave e ushtron me shumë pasion dhe vullnet duke kontribuar për një të ardhme më të mirë.
Është pjesë organizative e shumë protestave, aksioneve, aktiviteteve dhe kampanjave vetëdijësuese për promovimin e barazisë dhe drejtësisë gjinore në Kosovë.
Njëherësh, pjesë e kolektivit MARShojmë S’festojmë! që nga organizimet e para.
Jetbardha Selmani
Koordinatore e Projekteve
Jetbardha Selmani është e lindur në vitin 1994. Ka përfunduar studimet në degën e Psikologjisë në Fakultetin Filozofik, Universiteti i Prishtinës.
Si e re në moshë Selmani ka zhvilluar aktivitete vullnetare në organizata joqeveritare ne Ferizaj duke qenë pjesë e shumë aktiviteteve që janë zhvilluar në qytet.Gjatë studimeve ka qenë pjesë e disa hulumtimeve shkencore që janë zhvilluar në qytete të ndryshme të Kosovës.
Jetbardha punon si Koordinatore e Projekteve në Qendrën për zhvillimin e arteve ARTPOLIS – Prishtinë, qendër e cila promovon artin dhe diversitetin me anë të dialogut dhe punës me komunitet.
Skender Podvorica
Asistent i Projekteve
Skender Podvorica, i lindur më 1995, është pjesë e Artpolis që nga viti 2012.
Duke filluar si vullnetar, aktor në shfaqje teatrale amatore, performanca,
pjesëmarrës në aktivitete dhe organizime të ndryshme, ndërsa tani është i
angazhuar si Asistent i Projekteve.
Studion në Kolegjin Dardania, drejtimi Psikologji Aplikative dhe Studime
Menagjeriale, si dhe është student në Universitetin e Prishtinës, drejtimi Regji
Teatri.
Diellza Bezera
Asistente e Projekteve
Diellza Bezera ka lindur në vitin 1992 në Angelholm-Kristianstad në Suedi ku jetoj për disa vite, duke u kthyer më vonë në Kosovë ku vazhdoj shkollimin, atë fillor dhe të mesëm në Gjakovë për të vazhduar më pas studimet në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës.
Qysh në moshë të re ka filluar të merret me punë vullnetare në organizata të ndryshme, duke qenë pjesë e shumë organizimeve, seminareve, trajnimeve dhe aktiviteteve të ndryshme.
Feminizmi dhe aktivizmi ishin gjithmonë pjesë e saj, ka qenë dhe vazhdon të jetë pjesë e shumë aktiviteteve të cilat promovojnë të drejtat e njeriut.
Gjithmonë këmbëngulese në përmbushjën e qëllimeve të saj, duke luftuar që të bëj ndryshime pozitive në shoqëri.
Blerina Rexhaj Dreshaj
Menaxhere e Financave dhe Administratës
Lindi në Istog në vitin 1987. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje.
Studimet i përfundoi në 2008 në AAB, për Banka, Financa dhe Kontabilitet. Në
vitin 2009, filloi punën si kontabiliste në Greta Sh.p.k, Pejë, deri në Prill të vitit
2011, ku punoi me shumë përkushtim.
Në një periudhë një vjeçare, 2015/16, ajo ishte Menaxhere e Financave dhe
Asistente Auditore, ACA Audit and Consulting, Prishtinë, ku u morr me
menaxhimin e kompanive për qëllime kontabiliste, deklarimi i taksave, raportet
financiare e shumë detyra të tjera.
Tani që nga Janari i vitit 2017, ajo vazhdon
zhvillimin e saj në karrierë, si Menaxhere e Financave dhe Administratës në
Qendrën për Art dhe Komunitet, Artpolis.
Eurisa Rukovci
Koordinatore e Projekteve
Eurisa Rukovci është e lindur më 1994. Shkollimin fillor dhe të mesëm e ka përfunduar në Kosovë dhe ShBA, kurse studimet i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës – Departamentin e Psikologjisë. Në moshë të re ka qenë aktive edhe në fushën e muzikës, duke qenë pjesë e një band-i metal në Kosovë.
Është ideatore e aplikacionit të parë për shëndetin seksual “Shnet” dhe që nga viti 2015 shkruan si kolumniste nga Kosova për media regjionale. Eurisa është marrë vazhdimisht me aktivizëm, posaçërisht në lidhje me të drejtat e grave, si dhe ka bërë një sërë hulumtimesh shkencore nga fusha e psikologjisë sociale dhe kulturore.
Fushat e vokacionit të saj janë psikologjia sociale, shëndeti seksual, historiku i lëvizjeve feministe në botë dhe kritika e kulturës, posaçërisht historia e muzikës rock.
Majlinda Shefkiu
Dizajnere Grafike, asistente e PR-it
Majlinda Shefkiu, lindi më 1993 në komunën e Gjilanit.
Studimet i përfundoi në 2014 në Kolegjin AAB, dega Dizajn Grafik.
Nga mosha 18 vjeçare filloi të punojë si dizajnere në disa kompani të kësaj fushe, si: Paralelplus dhe ViPrint janë dy prej hapësirave më të përzemërta për të.
Ndërsa, tani është në pozitën e Dizajneres Grafike, asistente e PR-it në Artpolis.
Stefana Stojilković (1990) graduated artist, m.a. sculptor.
Participated in numerous international projects in the fields of art and culture. Some of them are Cultural Heritage and Diversity at Mitrovica Summer University (2013), Cultural Property and Protection for World Heritage sites at the Danube University Krems in Austria (2016), international exhibition Bridges – an artist’s book (2017) a joint project of art students from Belgrade, North Mitrovica, Nis, Kragujevac and Banja Luka, Feminist Spring School (2018) a joint project of Artpolis and Alternative Center for Girls from Serbia.
As an artist and activist, works to empower minority communities and their active participation in the development of culture and art in Kosovo.
She sees art as a universal tool and an essential component not only in coping with but also addressing many issues related to Gender-based Violence, Human rights and all forms of diversity gaps and conflicts.
Blerta Agushi është e lindur në Preshevë në vitin 1992. Ka përfunduar studimet e nivelit master në Turqi-Departmentin e Menaxhmentit dhe Financave. Ka qenë pjesëmarrëse e shumë trajnimeve me tematika të ndryshme financiare,bankare dhe menaxhuese.
Ka punuar si Asistente Ekzekutive në bankën Ziraat në Stamboll dhe si Asistente e Hulumtimit në Institutin e Hulumtimeve të Universitetit Beykent ku dhe aktualisht vazhdon punën si asistente e jashtme.
Vlera etike e lartë dhe mos përqëndrimi vetëm te një pikë të izoluar i ka ndihmuar që të ndërtojë një karakter të adaptueshëm për secilën punë.
Contact In Details
Str. Zenel Salihu Z4 -S3 00022 (0.52 mi) Pristina 10 000
+381 (0)38 221512 - 09:00am - 17:00pm
femartfest@gmail.com