by Admin

Adelina e patrembur në FemArt

Nji studente e re nga nji vend i vogël ku përballet me patriarkatin në “dorën e parë”, asht nji luftëtare e cila e përdore artin, zanin e saj, shkrimin e saj si protestë ndaj këtij patriarkati si dhe ndaj cdo fenomeni që asaj i bie me u ndeshë cdo ditë. Nga vendi ku jeton për në Prishtinë, Adelina ashtu si shumica e të rinjve, udhëton cdo ditë me autobus, e kush më mirë se ajo e di që në rrugën që merr me autobus në shumicën e rasteve asht nji pjesë sfiduese e ditës që duhet forcë ndonjëherë me e përballu.

Ndonji ditë plot stres, e ndonji ditë e lodhun pas nji dite të gjatë, ndonji mëngjes kur zgjohesh e gatshme me e fillu ditën mbarë, papritun në nji ulëse autobusi, atëherë kur ke rastin me u ulë e mos me qëndru në kamb gjatë tanë rrugës, ndihesh veqse nji viktimë e nji sistemi neveritës. Viktimë e rrethanave që të bajn me u ndi asgja ma shume se nji objekt në sytë e atyre të ulur afër teje ose duke qëndru në kamb duke pritë mundësinë më të vogël me të cënu edhe atë pak hap’sinë private ku frymon. Papritun ndihesh viktimë e rrethanave që në asnjë mënyre nuk ndodhin me faj tandin.

Si nji za proteste nga këso përvojash, Adelina na e solli në FemArt poezinë e saj të përpilume aq bukur e me kaq shumë emocion sa na boni të gjithëve me e kujtu veten në situata të njejta. Kështu e nisi Adelina duke përshkru nji nga këto momente e ulun në autobus, ku edhe nëse nji burr i ulun afër saj e shtrin dorën e tij mbi kambën e saj, ajo prap mbetet veq nji viktimë më shumë. Me kaq do të përfundonte tregimi i saj, por jo, këtu vetëm fillon. Pas nji pauze të shkurtër ajo ngrite kokën e sikur të zgjohet nga ndonjë amulli e na tregon që nuk përfundon aty, na tregon se ajo nuk tutet ma! Adelina flet e bertet jo vetëm për të shfry mllefin e saj mbi nji plak në autobus por për cdo burrë tjetër që mendon se mundet me u sillë rrotull me epshin e tyre shtazarak pa mendu që kan me e p’su pikërisht prej nji nga “viktimat”, se na nuk tutemi ma!

add a new comment

CONTACT


Contact In Details

Address

Str. Zenel Salihu Z4 -S3 00022 (0.52 mi) Pristina 10 000

Phone

+381 (0)38 221512 - 09:00am - 17:00pm

Email

femartfest@gmail.com