by vesa

Akua Naru ylli që përmbylli FemArt-in

Nata e 30 majit  ishte e veçantë për FemArt-in për disa arsye, njëra ndër to ishte pjesëmarrja e Akua Naru hip-hop artistes, që njëherësh njihet edhe si poete dhe feministe, nga SHBA.

Koncerti i saj u mbajt në Sallën e Kuqe në Pallatin e Rinisë,Kulturës dhe Sporteve, duke filluar nga ora 21:00.

Nën shoqërimin e dritave shumëngjyrëshe dhe një publiku të madh në numër ajo interpretoi këngët nga albumi i saj i ri “The Blackest Joy”.

Këngëtarja shprehu keqardhjen e saj se nuk dinte ndonjë fjalë në shqip duke thënë se është hera e parë që është në Kosovë, mirëpo besonte se muzika mund të flasë në të gjitha gjuhët.

“… Është shumë bukur të shoh njerëz të cilët bashkohen në një hapësirë të njëjtë dhe ndajnë së bashku po atë hapësirë, në të njëjtën kohë dhe dëgjojnë të njëjtin tingull. Besoj që kështu ne prodhojmë një energji, e cila ka vibrim dhe është shëruese”, iu tha Akua Naru.

Pastaj propozoi idenë që meqë nuk i njihte asnjërin të këndonin së bashku me të dhe kështu të bëheshin si një trup i vetëm që këndon të njëjtin tingull.

Si hip-hop artiste, kompozitore, poete dhe këngëtare ajo udhëton nëpër botë dhe tregon historitë e saj që shpesh e bën edhe për të nderuar parardhësit e saj.

“Muzika ime është poezi e unë jam thjesht një poete që e shfrytëzoj muzikën për të treguar historitë e mia”, i tha ajo publikut që po e shoqëronte atë mbrëmje poezinë e këngën e saj.

Ajo si synim i kishte vënë vetes që t’i tregojë botës se gratë me ngjyrë kanë vend në muzikë.

Nga ana tjetër publiku entuziast i shqiptonte me rend fjalët pas saj, gjë që e emocionoi shumë këngëtaren.

“Nuk mund ta besoj, ju më përlotët”, i tha gjatë kohës që publiku kishte marrë rolin e korit.

Ajo tregonte për brengat e saj se si kompanitë e ndryshme përmes muzikën sjellin veç histori që ata i përzgjedhin, që shpesh janë seksiste, kult ndaj drogës, komercializmit dhe dhunës.

“Ata i përcjellin agjendat e tyre, prandaj janë të rëndësishëm artistët e pavarur. Interneti ka qenë një bekim për artistët që kanë dashur të shpërndajnë të tilla histori, tha ajo.

Vazhdonte t’u përsëriste pjesë të poezive të saj “Në jetë mund të jesh kushdo, se nuk e di kujt po i flas sonte, mbase vetes. Por, nëse ti e ke humbur rrugën dhe pamjen, por prapë në jetë ke njerëz të mirë, më trego a do hiqje dorë?”

Çka ndodhë kur je i dëshpëruar? E di që nuk je vetëm! Kur njerëzit të thonë se është e pamundur ti a heq dorë apo vazhdon? Dikush thotë duhet të ecësh përpara.

Nuk e di kujt po i flas sonte, mbase vetes”… ishte pjesë e interpretimit të saj.

Ajo tregon se si dikur e pati një ëndërr të madhe edhe pse njerëzit i kishin mbyllur derën përpara fytyrës.

Edhe kur i kishin thënë se ti nuk je mjaftueshëm e mirë, ajo thotë “unë vazhdova”/

“Sot kur shkova në hotel, e vura buzëkuqin, e pashë mamanë si më shihte nga mbrapa dhe i thashë: mami ja dola mbanë”,

Me anë të interpretimit të saj këshillonte që njerëzit të kenë kurajë dhe duhet vetëm ta definojnë këtë brenda vetës e të besojnë se është një shenjë për të vazhduar.

“Mami ia dola, mami ia dolëm, kjo është fuqia e muzikës me ngjyrë. Besoni në shpirtin e gruas dhe të njerëzve. Ne e dimë se çka duhet bërë që kjo botë të ndryshojë, prandaj ta bëjmë mirë për njerëzit tonë”, ishin fjalët me të cilat e përmbylli mbrëmjen, për t’ia lëshuar skenën ekipit të FemArt të cilët i përshëndetën publikun deri vitin tjetër.

Fjolla Hajrizaj

add a new comment

CONTACT


Contact In Details

Address

Str. Zenel Salihu Z4 -S3 00022 (0.52 mi) Pristina 10 000

Phone

+381 (0)38 221512 - 09:00am - 17:00pm

Email

femartfest@gmail.com