Arti dhe Muzika – kombinim perfekt

Arti dhe Muzika – kombinim perfekt

 

Nëse bukuria e bojës akrilike në letër nuk ju mjafton, muzika e butë shoqëruese krijon atë ndjenjë perfekte të frymëzimit.

 

Përveç performancave dhe paneleve të shumta të Festivalit Femart, ekspozitat nuk janë të panjohura. Kjo ekspozitë e veçantë e mbajtur në ditën e 4-të të Femart paraqiti pikturat e bukura të Laureta Vinca Mulliqi, një artiste nga Kosova.

 

Pikturat treguan portrete të grave, me teknika të ndryshme të ngjyrave dhe formave. Ekspozita dhe koncerti u mbajtën në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, me sallën e saj kryesore rrethore duke e bërë atë vend të përsosur për këtë ngjarje. Pikturat ishin vendosur në shkallët e sallës, të cilat nuk ndërhynin me muzikën apo lëvizjen. Ndërsa ecje afër çdo pikture, duke admiruar ato me pasion, zëri i bukur i sopranos Kaltrina Miftari dha një ajër qetësues në dhomë.

 

Njomza Kastrati ishte mjeshtri pas çelësave: pianistja. Ajo luajti çdo pjesë në mënyrë të këndshme dhe e shoqëroi Miftarin derisa ajo këndonte. Kastrati, së bashku me Gentiana Ahmetin në flaut, e mbushën sallën me Arian e Çajkovskit. Hijeshia e pianos e kombinuar me tingull të lehtë të flautit krijoi një ambient të përsosur për një ekspozitë.

 

Me gjithë këtë që u tha, herën tjetër kur mendoni të organizoni një ekspozitë, organizoni një muzikë klasike që ta shoqërojë atë. Arti dhe muzika vërtet janë një nga kombinimet më të mira që janë formuar ndonjëherë.

 

Shkruar nga: Vesa

add a new comment

CONTACT


Contact In Details

Address

Str. Zenel Salihu Z4 -S3 00022 (0.52 mi) Pristina 10 000

Phone

+381 (0)38 221512 - 09:00am - 17:00pm

Email

femartfest@gmail.com