by vesa

BARBARA FANTAZMA E SË SHKUARËS, PENGU I SË ARDHMES

Prishtinë- Teatri Dodona, 29 maj, ora: 20:00

Shfaqja teatrale “Barbara” e regjisores Elhame Kutllovci, luajtur nga aktorët Qëndresa Kajtazi dhe Edlir Gashi, është si një thirrje nga e shkuara që na ka mbetur në skutat më të errëta të mendjes.

Bëhet fjalë për kapitullin e vështirë të dhunimeve të grave dhe burrave gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Sipas një deklarimi të partisë Vetëvendosje 20.400 gra janë dhunuar seksualisht  në luftën në Kosovë, por edhe numri i burrave që po deklarohen dita ditës nuk është i vogël.

Statistikat e prezantuara në librin “Kujtime të Kosovës” tregojnë se kanë arritur të dokumentohen si të vrarë ose të zhdukur 13 mijë e 535 njerëz.

Në shfaqje tregohet historia e një familjeje ku të gjithë ishin dhunuar seksualisht, psiqikisht e shpirtërisht.

Publiku qysh herët kishin zënë vendet e tyre dhe skena ishte errësuar, për t’ia lënë vendin historisë po aq të errët që do të tregohej.

Muzika që të bënte të ndjesh melankoli, zëri i brendshëm që i fliste aktorit si një fantazmë që të torturonte.

Lufta është idiotësi… thoshte zëri që dukej se edhe atë pak dritë që kishte skena e ngjyroste në zi.

Barbara lante fytyrën e saj të bukur me ujë dhe petale trëndafilash…, qante, ulërinte…

Ra këmbana dhe historia filloi të tregohej:

“Ushtarët më vranë burrin, vajzën, mua më kanë tërhequr zvarrë dhe më kanë dërguar në stacion policor, aty filloi të ndodhë çmenduria e tyre ( e kishin rrahur e keqtrajtuar)”.

Kjo e kishte lënë me pyetjen nga t’ia mbante tani dhe kishte shkuar te nëna e saj dhe i tregoi për çka ka ndodhur dhe sikur të mos mjaftonte në atë moment në shtëpinë e tyre kishin hyrë ushtarët dhe kishin rrahur nënën e saj dhe kishin i dhunuar vëllanë.

Në ato çaste dëshiruan shumë vdekjen, por ata i hipën në një kamion dhe i dërguan në një dhomë ku kishte gra të përgjakura, të rrahura, të dhunuara.

Që nga ajo ditë e kërkonte vajzën për çdo ditëlindje, por nuk e gjente kurrkund.

Protagonistja kryesore fjalën jetë e kishte tashmë sinonime me dhunimin.

Vëllai i saj kishte ndërprerë shkollimin në moshën 13 vjeçare dhe një ditë kur ai po flinte aq rëndë sa nuk i kishte dëgjuar thirrjet e shumta të nënës, kishin hyrë ofensiva e parë dhe ai kishte tentuar të fshihej.

Nuk mjaftoi asgjë që t’i shpëtojë duarve të hekurta. E rrahën, e keqtrajtuan dhe në fund e dhunuan. Kjo pjesë e historisë u përcoll me klithma aq të forta sa u duk se themelet e teatrit u lëkundën e dhimbja prapë mbeti e fortë.

Kishte gjak gjithkund dhe thika me të cilat edhe identifikohen serbët, e kanë ndër simbolet më të dashura pas simboleve kishtare.

Më pas kishte ardhur te ajo pika kur protagonisti donte të fshihej nga gjithkush dhe të fshinte gjithçka, por ishte e pamundur, i duket se të gjithë e dinin.

“Çka po më kqyrë?” “Çka po më kqyrni?” “Mos po doni me thanë është i çmendun?” “Mos po doni me thanë është i dhunumë?” ishin pyetjet që nënvetëdija e tij ia drejtonte dhe qetësi më nuk gjeti.

Me fjalinë “unë jam viktima, jo ju” u aludua në indiferencën e botës për dhimbjen individuale.

Kjo dhimbje e kishte lënë të mangët mendërisht gjithmonë nën shoqërimin e ilaçeve, me unaza të shpinës të thyera sepse kishin shkelur mbi të e të paaftë për punë.

“Pse askush nuk i kthen sytë prej nesh?”, ishte pyetja që pasoi me një heshtje të gjatë.

Dhimbja e tij u mundua të zbutej me ujë e trëndafila.

Gjësende të ndryshme shfaqeshin para publikut dhe pyeteshin se kujt i takojnë, pra ishin gjësendet e njerëzve të zhdukur gjatë luftës së Kosovës.

Fjolla Hajrizaj

add a new comment

CONTACT

Contact In Details

Address

Str. Zenel Salihu Z4 -S3 00022 (0.52 mi) Pristina 10 000

Phone

+381 (0)38 221512 - 09:00am - 17:00pm

Email

femartfest@gmail.com