by Admin

Bashkë në FemArt

Vajzat në përgjithësi, e sidomos ato të rritura në shoqëri patriarkale si ato në Kosove e Serbi, nuk kan shumë mundësi të njohin dhe kuptojnë trupat e tyre. Në këto shoqëri ekzistojnë tabu të fuqishme rreth trupit të një gruaje, në masën që edhe në shkolla profesorët shpesh tentojnë të kapërcejnë kapitujt që flasin për shëndetin riprodhues apo seksual të vajzave. Këto tema kan një afërsi të pashkëputshme me moralin a një shoqërie cuditërisht. E akoma me brengosës eshte fakti që këto vajza dhe gra nuk janë të vetëdijshme për të drejtat e tyre si në kujdesin shëndetësorë e as në të drejtën e tyre për të pasur informacionin që u duhet. Kjo paraqitet si problem i parë që vjazat nga Kosova dhe Serbia ndajnë se bashku. Sfida e dytë në mes të këtyre dy vendeve mbetet nji bashkëpunim e socializim në mes të rinjve nga të dy vendet në fusha të ndryshme. FemArt përmes punëtorisë mbi shëndetin riprodhues dhe seksual dhe të drejtave të grave, që u zhvillua në ditën e dytë të festivalit, mbledhi së bashku të rinjë e të reja nga Kosova dhe Serbia, së pari për ti dhënë rast të rinjve nga të dy vendet të bashkëpunojnë dhe të njihen me problemet e tyre të përbashkëta, gjë që Artpolis e ka bërë edhe në aktivitete tjera, në edicionet e mëparshme të FemArt, si dhe në shumë aktivitete në këtë edicion. Këtu të rinjtë patën rastin të njohin njëri tjetrin më afër e të kuptojnë që ata kanë më shumë ngjajshmëri se dallime. Njëra nga pjesëmarrëset nga Serbia, Marija, u deklarua qe kjo ishte punëtoria e parë që ajo morri pjesë në një aktivitet së bashku me të rinje nga Kosova dhe ishte një ndër përvojat më të mira të saj.

Në këtë punëtori trajnerja Ana Rizescu nga YOUACT- Rumani, solli shume informacione të reja për pjesëmarrësit, të cilët ishin të gjinive të ndryshme, mbi shëndetin riprodhues dhe seksual, informacion që siq u deklarua pjesëmarrësja Marija, ishin të reja për të dhe për shumë pjesëmarrës të tjerë. Gjatë punëtorisë ata patën mundësi të punojnë në grupe, të ndjekin një film të shkurtër dhe pa dyshim të njoftohen mbi këtë temë në mënyra që shumicës së tyre nuk u ofrohen në edukimin formal. Prandaj, edhe pse shumë të rinjve u mohohet e drejta për tu njohur me shëndetin e tyre riprodhues dhe seksual në edukimin formal apo mënyra të tjera, FemArt përpos një festival artistik, mbetet një hapësirë edukuese për shumë të rinjë në fusha të ndryshme.

add a new comment

CONTACT


Contact In Details

Address

Str. Zenel Salihu Z4 -S3 00022 (0.52 mi) Pristina 10 000

Phone

+381 (0)38 221512 - 09:00am - 17:00pm

Email

femartfest@gmail.com