by Admin

Bota brenda katër mureve

 

Në mes të nji muzike që ndoshta më shume tingëllonte si nji zhurmë shurdhuese, diku brenda ndodhej nji peisazh i qetë e i bukur, por vështirë për tu hetu. Artistja e re Sihana na e solli nji pamje të qetë brenda nji kaosi qe kish ndërtu përreth. Nji fushe me lule e me ngjyra plot jetë shfaqej si revolte ndaj nji zhurme e nji metali si përbindësh përreth. Madje edhe revolta vinte përmes nji videoje e nji fotografie, duke na e rikujtu si e shohim botën përreth sot. Ani pse kjo pamje  mbulonte nji pjesë të madhe të hapsinës ku ndodheshim, ne mundem me e shiju pamjen e me gjetë pak qetësi nga ajo zhurmë vetëm përmes nji vrime të vogël përmes asaj cope gjigande metali. Ironia a përditshmërisë sonë apo? Njejtë si ajo dhomë, edhe jashtë saj bota po zhvillohet si nji copë gjigande metali, egërsisht po mbulohet gjithcka që na ban nji me natyrën. E neve na mbetet me kërku vrima prej të cilave me e shiju pak gjelbërim e pak qetësi. Përmes teknologjisë, si të vetmen mënyre me u lidh me natyrën, e kemi harru shkatërrimin që po ndodhë përreth, e kemi harru që na jemi tu e ndërtu atë metal gjigand përreth natyrës, ashtu qysh Sihana e ka paraqitë, si dicka e pareciklueshme e që ngulfatë. Fjalët që e përshkrun punën e artistes, “Detajet ekzistojnë; kujtimet, ndriçimi i kujtimeve; muzgu ekziston; papaver somniferum ekziston; njëjtësimi, vetmia ekziston; dhe e ardhmja, e ardhmja?”, na e rikujtojnë edhe njiherë që e ardhmja mbetet nji pikëpyetje e madhe në fund.

add a new comment

CONTACT


Contact In Details

Address

Str. Zenel Salihu Z4 -S3 00022 (0.52 mi) Pristina 10 000

Phone

+381 (0)38 221512 - 09:00am - 17:00pm

Email

femartfest@gmail.com