Cirku Frau Vladisch

Cirku Frau Vladisch

 

FemArt pati diçka që do i argëtonte edhe fëmijët. Ishte cirku “Frau Vladisch” nga regjisorja Jana Korb i cili u luajt natën e pestë të festivalit.

Skena ishte pajisur me disa gjësende si filxhanë kafeje, hekur për hekurosje, spango në të cilat ishte varur performuesja që përshëndeste nga lartësia.

Me ndërrimin e litarëve, ndërroheshin edhe storiet, shtohej edhe gjallëria.

Kur ktheje kokën kah publiku fëmijët kërcenin nga karrigia nga entuziazmi.

Lëvizjet e saj të ngathëta i ngjanin atyre të heronjve të filmave vizatimorë. Ajo prapë sillej nga njëri litar te tjetri.

Një saksi, një hekur, një rreth ishin të varura në spango, ajo i kaloi ato, piu kafenë dhe zhveshi rrobat e shumta dhe preku zenitin e skenës.

Prapë kthehej me kokë në tokë, bënte mimika dhe dëgjoheshin të qeshura.

Në Femart ndonëse kombinohen të gjitha format e artit, festivali ka një të metë. Ai mbaron!

Tik take të orës gjeste e gjeste derisa çdo gjë mbaroi duke na lënë pak të mjegullt konceptin.

Në fund komplimentet vërshuan, simpatia vërehej qartë.

Në bashkëbisedim të shkurtër me autoren ajo tha se: Sidoqoftë sistemi i jetës së përditshme ne nuk kemi pse të ndihemi si të plakura (të vjetra).

Autorja ishte munduar të shfaqë atë se edhe mbi fytyrën e rrudhur e flokët e thinjura mund të ngrenë fole gjestet fëmijërore që burojnë nga shpirti.

“Desha të tregoj se si mund të ishte jeta e një gruaje që nuk ka pse të ndihet si e vjetër. Ideja dhe gjithçka tjetër ishte e imja, ndërsa për realizim më kanë ndihmuar”, tha Jana Korb për Femart.

 

add a new comment

CONTACT


Contact In Details

Address

Str. Zenel Salihu Z4 -S3 00022 (0.52 mi) Pristina 10 000

Phone

+381 (0)38 221512 - 09:00am - 17:00pm

Email

femartfest@gmail.com