by Admin

Çka Ka Sonte: Deirdre Morris, Gypsee Yo & Salome Kokoladze

Erdhi dita! Nata e hapjes së Femart do të shfaqë një performancë debutuese nga interpretuesja teatrale Deirdre Morris, një performance të poezisë slam nga Gypsee Yo dhe një ekspozitë debutuese nga Salome Kokoladze – e gjitha ndodh sonte në Teatrin Oda. Shijojeni se çfarë mund të prisni më poshtë!

Përfaqësimi dhe Pushteti

20:10-20:40 Deirdre Morris, Cracks Are How The Light Gets In (Të Çarat Janë Se Si Futet Drita)

Sonte Femart do të mirëpresë premierën në Kosovë të Cracks Are How The Light Gets In, një performancë teatrore fizike solo nga Deirdre Morris, një interpretuese, valltare, koreografe dhe drejtuese teatrale amerikane. Me një karrierë që përfshin dy dekada, puna e Morris ka hulumtuar efektin e botës natyrore mbi trupin e njeriut, si dhe idetë të egërsisë dhe luftës.

Cracks Are How The Light Gets In përfshin valle, teatër fizik dhe multimedia, dhe është prodhuar në bashkëpunim me koreografn Iu-Hui Chua dhe artistin e mediave vizuale Brandon Gonzalez. Puna i vë në dyshim përkufizimet normative të bukurisë, suksesit, dhe pushtetit, dhe se si këto koncepte rikrijojnë padrejtësitë sociale si seksizmin dhe racizmin. Fokusohet në rolin që mediat e mbartin ne përforcimin e një kulture dominuese, një të tillë që “nuk përfshinë përvojën e të jetuarit të përbashkët por më parë synon një ideal që është pjesërisht organizmëm kibernetik (kiborg) automat dhe pjesërisht kiborg teknologjik ” (Morris, Deirdre).

Lexo më shumë për punën e Morris duke vizituar faqen e saj zyrtare ose faqen e saj në Vimeo .

Poezia e Popullit, për Popullin

20:45-21:15 Gypsee Yo (Jonida Beqo)

Nuk do të gënjejë, mezi pres të shohë Jonida Beqon të performojë sonte. Beqo, vendase e Shqipërisë, ka performuar poezinë slam që prej vitesh, kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shfaqjet e saj janë të flakta, të kompozuara bukur dhe të realizuara fuqishëm, dhe kanë mbuluar tema sikur përkatësia, identiteti, koncepti i shtëpisë, i të qenurit grua, amësia, e deri tek drejtësia shoqërore.

Ajo ka garuar dhe ka fituar tituj në garat poetike slam në tërë SHBA-të, përfshirë rajonalen e Mbretëresha Jugore për Slam (the regional Southern Queen of Slam), Kampione Slam të Atlantas (Atlanta’s Slam Champion), gjysmë-finaliste e Poezisë Kombetare Slam (National Poetry Slam) (fitoi tri herë), është paraqitur në fazën finale të Poezisë Kombëtare Slam dhe kandiduesja e parë në Poezia Slam Gratë e Botës (Women of the World Poetry Slam) (fitoi dy herë). Ajo ka botuar tri koleksione me poezi në gjuhën shqipe dhe është prezantuar në programe televizive dhe radiofonike si, NPR’s Snap Judgement, The Lincoln Center’s Out of Doors Series, Spoken!, Nashville’s NeoSoul Radio, dhe Atlanta’s Voice of the Arts.

Vizitoni faqen e Beqos këtu, dhe për më tepër shiqoni kanalin e saj në YouTube.

Ardhje dhe Vajtje

21:20-22:00 Salome Kokoladze, Protean Being, Sterile World (Qenia e Paqëndrueshme, Bota Sterile)

Salome Kokoladze është e diplomuar në filozofi në Kolegjin Smith (Smith College) dhe në Universitetin e Evropës Qendrore ( Central European University). Ajo është redaktore e poezisë në HYSTERIA, një botim periodik dhe kolektiv radikal feminist (Ju sugjerojë së tepërmi që ta shikoni në internet). Sonte ajo do të shfaq Protean Being, Sterile World, një ekspozitë e cila dokumenton përvojat e shkëmbimit të vendeve dhe të gjuhëve, si dhe dhimbjen e përjetuar nga trupi imigrantëve.

Shikoni punën e Kokoladze në HYSTERIA dhe në faqen e saj në Vimeo.

Për programin e plotë të festivalit, klikoni këtu.

add a new comment

CONTACT


Contact In Details

Address

Str. Zenel Salihu Z4 -S3 00022 (0.52 mi) Pristina 10 000

Phone

+381 (0)38 221512 - 09:00am - 17:00pm

Email

femartfest@gmail.com