by Admin

Copë Copë në Femart: Gjetja e Fuqisë Nëpërmjet Dhimbjës

Dhuna në familje, dhe posaqërisht dhuna ndaj grave, është diçka për të cilën shumica e njerëzve në Kosovë nuk duan të flasin. Ne lexojmë për burra që therrin, godasin, rrahin, mbysin, dhe brutalizojnë familjet e tyre në të gjitha mënyrat në seksionin e krimit në gazeta, por realiteti i jetesës së kësaj dhune mbetet i fshehur. “Copë Cope” na detyron të shikojmë, na detyron të dëgjojmë tregimet e grave që munden të mbijetojnë.

 

Me regji nga Zana Hoxha Krasniqi dhe e shkruar nga Blerta Zeqiri, “Copë Copë” është një shfajqe teatrale që lidh tregime të ndryshme traumatike dhe dhunë të drejtuar ndaj grave. Hoxha Krasniqi dhe Zeqiri mblodhën tregimet e tyre duke vizituar strehimore të ndryshme të dhunës në familje për gra anembanë Kosovës, dhe dy nga to (Bashkime Sulejmani dhe Minire Bujupi) edhe pranuan të marrin pjesë si përformuese në shfaqje. Une u ula me Zeqirin pë të folur mbi krijimin e shfaqjës dhe pse tregimet personale të dhunës shndërrohen në ato politike pasi që tregohen publikisht.

Aktorja Meli Qena në “Copë Copë.” Fotografe: Majlinda Hoxha

“Filloi nga fakti që ne vizituam shtëpi të sigurta. Une e dija që ato ekzistonin, dhe kisha lexuar mbi përvojat e tyre në gazeta, por asnjëherë vetë,” thotë Zeqiri. Une e pyes Zeqirin për aktin e ndërlikuar e marrjës së tregimeve të një grupi të margjinalizuar dhe formësimit të tyre në kuadër të një narrative të përbashkët – dhe rreziku i vetë pretendimit të “pronësisë” mbi tregime që janë thellësisht personale. Zeqiri spjegon se si të gjithë aktorët vizituan strehimore të dhunës në familje bashkë me Hoxha Krasniqin dhe Zeqirin, gjë që ndihmoi të qetësonte të gjithë tjerët. “Ishin si mbledhje AA, ne të gjithë u hapëm – dhe në momente të gjitha ishim të ngjajshme në nivele të caktuara,” thotë Zeqiri.

Dy mbijetueset të cilat treguan storjet e tyre në shfaqje, Bashkime Sulejmani dhe Minire Bujupi, i japin Copë Copë seriozitetin e përvojës së jetuar. Sulejmani dhe djali i saj ishin brutalizuar nga burri i saj me vite, madje dhe të kërcenuar me vrasje. Policia dështuan të sillnin drejtësi, dhe ajo përfundoi në një strehimore. Bujupi u abuzua nga burri si dhe vjehrri, dhe i shërbeu vjehrrive si një shërbëtore. Kur ajo e la burrin, kujdestaria mbi vajzën i mbet familjës së burrit.

Këto përvoja nuk janë unike të Sulejmanit dhe Bujupit. Hulumtimet tregojnë që shumica e grave në Kosovë do të përjetojnë ndonjë lloj të dhunës në familje gjatë jetës, kryesisht nga duart e burrit, prindve, apo vjehrrive. Sistemi gjyqësor i Kosovës legjitimon dhunën në familje, pa marrë parasysh legjislativat progresive, me polic që refuzojnë të nisin çështje penale ndaj abuzuesve dhe gjykatës që preferojnë të mbajnë familje abuzive së bashku me çdo kusht.

Një skenë nga “Copë Copë.” Fotografe: Majlinda Hoxha

Narrativa të tjera të ndërlidhura në Copë Copë perfshijnë tregimin e një gruaje e cila ishte abuzuar seksualisht nga babai si e vogël, një nënë abuzive e cila gati sa e shet vajzën e saj në një martesë të padëshiruar, dhe dy vajza lezbike të cilat kidnapohen, rrahen, dhe përdhunohen sepse ishin çift gej. Të gjitha këto tregime, thotë Zeqiri, janë të bazuara në ngjarje të vërteta që ndodhën në Kosovë.

“Ne nuk duam t’i shohim këto gjëra. Ndihemi të turpëruara, sepse ndihemi sikur, nuk e di, nganjëherë gjinia femërore bëhet objektiv – nëse këto gjëra dalin në pah, ne jemi mësuar të ia vëjmë fajin gruas. Me projekte si këto, balansi ngadalë kalon, pak nga pak,” thotë Zeqiri. Konfrontimi që Copë Copë ia hedh publikut është një thirrje për t’u zgjuar si dhe një thirrje për veprim. “Ti nuk duhet të rrish brenda ballonit në të cilin ndihesh e sigurtë, për t’i thënë vetës se nuk ka mizogjini,” thotë Zeqiri.
“Copë Copë” ka udhëtuar rreth shtetit që nga premiera vitin e kaluar. Bazuar nga kritikat jashtëzakonisht pozitive që ka marrë, duket se ka prekur emocionet ku duhet në publikun kosovar. Por më e rëndësishmja ështe se i ka dhënë një zë dhimbjës që nuk ishte duhur të ishte heshtur nga fillimi.

 

Për më të rejat nga festivali, na vizitoni në këtë faqe, apo në Facebook, Twitter dhe Instagram.

add a new comment

CONTACT


Contact In Details

Address

Str. Zenel Salihu Z4 -S3 00022 (0.52 mi) Pristina 10 000

Phone

+381 (0)38 221512 - 09:00am - 17:00pm

Email

femartfest@gmail.com