by Admin

Dallime të Papajtueshme: Ngjyrat e Gushtit në Femart

Dy shoqe takohen përsëri pas tetë vjet ndarje. Maria (Vjosa Maloku) është një piktore e suksesshme dhe e vendosur, kurse Laura (Semira Latifi) ka kaluar vitet intervenuese duke luftuar për t’u bërë artiste. Ato takohën në banesën e Marias, duke ripërtërirë të kaluarën me uiski. Filli i konfliktit të tyre nuk tregohet hapur dhe është në dorën e publikut për të vënë copëzat e tregimit së bashku. Ato gjuajnë akuzime të pandalshme njëra-tjetrës gjatë tërë shfaqjës një-orëshe, mirëpo shihet qartë se ato dikur e kishin një lidhje të thellë.

Vjosa Maloku dhe Semira Latifi në “Ngjyrat e Gushtit.” Fotografe: Majlinda Hoxha

Regjisorja dhe aktorja Ilire Vinca (Virgjëresha e Përbetuar, Falja e Gjakut) adaptoi Ngjyrat e Gushtit, një shfaqje e 1998 shkruar nga dramaturgu i njohur Paloma Pedrero, për publikun e Kosovës – përkthimi lejon që aktoret të flasin në dialektin gegë, që e bën dialogun të shkojë më rrjedhshëm dhe natyralisht. Tregimet e Pedreros janë të populluara me shumë pak personazhe të cilët bashkëveprojnë në mjedise të zakonshme, të përditshme – energjitë shtytëse të lidhjeve ndërnjerëzore dhe kontraditave të brendshme është se si tregimet e saja fluturojnë. Veprat e saja tjera përfshijnë një shfaqje ku një çift i ndarë përlahen për kush do të mbajë qenin (The Voucher), dhe një shfaqje për një grua e klasit të lartë e cila mbetet në një tren me një burrë të klasit punëtor (A Night in the Subway). Ndërlidhjet e përditshme të seksit, gjinisë, dhe klasit vijnë në sipërfaqe në këto tregime.
Në kontekstin e Kosovës, është një ndryshim i mirëpritur të shohim një shfaqje për miqësinë dhe romancën ndërmjet dy grave: natyra e komplikuar dhe e paqartë e lidhjës së tyre trajtohet drejtë-për-së-drejti. Skena klimaktike në të cilën Maria dhe Laura pikturojnë në trupat e njëra-tjetrës është përshkruar si trajtim i kreativitetit të grave dhe trupat e tyre si njëlloj teksti kultural (Phyllis Zatlin, “Theatrical Translation and Film Adaptation”) – ky adaptim prezenton këtë skenë kryesisht si një konfrontim emocional dhe seksual.

Semira Latifi dhe Vjosa Maloku në “Ngjyrat e Gushtit.” Fotografe: Majlinda Hoxha

Mirëpo, kjo është një botë e definuar nga heteronormativiteti dhe vetëm njëra nga protagonistet tana kanë dalur nga ky kallëp. Thelbi i tradhëtisë në miqësinë e tyre është ajo e martesës së Mariës për Huanin, dashnorin e mëparshëm të Laurës. Por objekti i dëshirës në Ngjyrat e Gushtit nuk është Huani, është rikthimi i marrëdhënieve të tyre. Kufiri i botës së tyre është asi lloji që ato nuk mund të vazhdojnë përtej pa paguar një çmim më të madh – dhe ky presion i bën dallimet e tyra të papajtueshme, dhe marrëdhënien e tyre një burim të dhimbjës në vend të kënaqësisë. Ngjyrat e Gushtit hedh dritë mbi kompromiset sekrete dhe tragjeditë private që definojnë jetën për shumë, dhe nderon atë dhimbje.

add a new comment

CONTACT


Contact In Details

Address

Str. Zenel Salihu Z4 -S3 00022 (0.52 mi) Pristina 10 000

Phone

+381 (0)38 221512 - 09:00am - 17:00pm

Email

femartfest@gmail.com