by Admin

“Dëmtuar, por gjallë” – ”Bota” e Ilir Elezit dhe Thomas Logorecit

Filmi “Bota” e Iris Elezit dhe Thomas Logorecit fillon me një përallë për një zanë me duar të djegura, rrëfyer nga veteranja e filmit dhe teatrit shqiptar, Tinka Kurti. Kurti luan rolin e Nojës, gjyshës se Julit (Flonja Kodheli), një grua e re e cila punon në kafenenë e kushëririt të saj, Benit (Artur Gorishti). Kafeneja quhet Bota, dhe ndodhet në mes të një vendi të shkretë moçalor të cilin nuk e kuptojmë kurrë se ku ndodhet bash. E zellshmja Nora (Fioralba Kryemadhi) gjithashtu punon në Bota, dhe është shtatëzënë me fëmiun e Benit. Beni, sigurisht, është i martuar. Moçali është i mbushur me familje qe ishin internuar aty gjatë viteve komuniste të Shqipërisë. Gjatë filmit, hetuesit kërkojnë moçalin për trupa të “armiqve” politik të cilët ishin ekzekutuar aty disa dekada më parë.

Still from "Bota." Source: erafilm-albania.com

Still from “Bota.” Source: erafilm-albania.com

Ambienti i Botës është si në gjendje ëndërrore, e mbushur me kujtimet e shtrenjta të këngëve shqiptare të dashurisë nga vitet e 60-ta – muzikë e gjetur nga familja e bashkëregjisorit Thomas Logoreci, babi i të cilit kishte një koleksion të incizimeve nga Radio Tirana. Bukuria e muzikës është një kontrapunkt ndaj të kaluarës së shëmtuar të Shqipërisë, e kaluara që bren ndërgjegjën e secilit personazh. Juli është punëtor pa teka, i dedikuar ndaj gjyshës – por me shumë imagjinatë dhe kreativitet përbrenda. Makinacionet e Benit në kërkim të të hollave shkaktojnë pasoja të tmerrshme për të gjithë rreth vetës. Energjia mospërfillëse e Norës fsheh një pikëllim dhe vrazhdësi që e bën të jetë më komplekse se që duket. Të gjithë duan të ikin, në një mënyrë apo tjetrën.

 

Një mundsi për ndryshim duket se arrin kur një autostradë fillon të ndërtohet pranë Botës. Me ardhjën e inxhinjerëve, Mili (Alban Ukaj) dhe Filip (Luca Lionello), një romancë duket se ka gjasa të lulëzojë për Julin e marrshme, kurse Beni e sheh si mundësi për të sjellur një frymë të re në kafene. Mili dhe Filipo, dy “të jashtit” në film, kanë mundsinë të komentojnë rreth banorët me tronditje. Mili ia spjegon FIlipos sesi të gjithë kanë përjetuar trauma që i ka lënë me dëmtime – “të dëmtuar, por gjallë”. Pak para fundit, Juli zbulon të vërteta rreth familjës së saj që ata kishin fshehur nga ajo me dekada, dhe jeta e të gjithëve tek Bota shpërthen. Elezi dhe Logoreci i paraqesin Julin, Benin, Norën, dhe të gjitha familjet e internuara me dhembshuri dhe sensitivitet, duke i japur një zë të kaluarës që e meriton vëmendjen dhe mirëkuptimin tonë.

 

Bota do të shfaqet sonte ne Teatrin Oda në 20:15, menjëherë pas ceremonisë së hapjës së Femartit. Si në të gjitha evenimentet tjera të Femartit, hyrja është falas. Unë gjithqysh ju rekomandoj të shkoni.
Për të gjitha të rejat nga festivali, na ndiqni në këtë faqe, apo në Facebook, Twitter, dhe Instagram.

add a new comment

CONTACT


Contact In Details

Address

Str. Zenel Salihu Z4 -S3 00022 (0.52 mi) Pristina 10 000

Phone

+381 (0)38 221512 - 09:00am - 17:00pm

Email

femartfest@gmail.com