by fjolla

Dhuna në baza gjinore e paraqitur në pankarta

 

28 maj Prishtinë/ Fjolla Hajrizaj

Paneli u udhëheq  nga Lepa Mikolic, nëse mund të thuhet kështu ngase ishte shumë interaktiv. Vajzat kishin formuar një rreth dhe secila prezantonte veten.

Ishte një punëtori e natyrës më personale ku secila prezantonte vetën, ëndrrat, aspiratat, imagjinatën…

Me kërkesën e Lepës emra dhe mbiemra nuk do përmenden, por vetëm përshtypjet.

Pankarta të vogla me mesazhe për feminizmin u shpërndanë gjithandej:

“Gruaja mund të bëhet çdo gjë që dëshiron” ishte si moto kryesore.

Rreth saksisë me lule të rrethuar me ca gurë e ëmbëlsira punëtoria si jo shpeshherë i kushtohej emocioneve dhe përvojave.

“Përvoja e cilësdo grua është e barabartë me të tjetrës. Unë punoj me gratë që kanë përjetuar dhunë që nga viti 1990. Dy qëllime i kisha: Të mësojmë për veten dhe emocionet tona dhe të ngrisim energjinë e tjetrës”, tha Lepa.

Pjesa e dytë i kushtohej leximit të matricës dhe tregohej për emocionet që ju sillte ajo çka ishte e shkruar.

Filluan të tregohen histori ku përmendeshin muzika, leximi, arti, paqja.

Jepeshin mesazhe të fuqishme si: të falësh që të mund të flesh i qetë, të duash vetveten e të mos arrish mbi shpinën e tjetrit, t’i kushtosh rëndësi vetes.

U fol edhe për përjetimet e vajzave nga fshatrat dhe rrugëtimi i tyre dyfish më i vështirë drejt feminizmit, emancipimit e përparimit.

“Të jetosh në fshat je e prirë të mendosh se nuk vlen shumë. Thirrja ime ishte të luftoj dhunën e burrave ndaj grave. Duhet t’i trajnojmë këta njerëz të duan njëri-tjetrin”, tha njëra.

Tjetra që vinte nga SHBA-të thoshte se guxim duhet të kesh të thyesh kornizat, tregonte se e kishte përmendur fjalën “shit” nja tri herë gjatë një punimi diplome dhe në vend të qortimeve fitoi simpatinë e shokëve dhe patjetër anulimin e punimit.

Lepa e përmendi se nganjëherë gjërat e vogla që i bën për veten të bëjnë mirë, “p.sh unë kam nisur të ngas biçikletën mbas shumë vitesh dhe e pashë që më ka munguar shumë”.

Jeta jonë është projekti ynë që nga fillimi gjer në fund.

Duhet të mos harrojmë se natyra na mirëpret. Natyra imagjinare na kujton gjithçka.

Ky është ndër panelet e fundit që Lepa i mbajti gjatë qëndrimit të saj në Prishtinë për FemArt.

Ajo u zotua se do të vazhdojë punën e saj për feminizmin, të drejtat e njeriut e sidomos të komuniteteve.

add a new comment

CONTACT


Contact In Details

Address

Str. Zenel Salihu Z4 -S3 00022 (0.52 mi) Pristina 10 000

Phone

+381 (0)38 221512 - 09:00am - 17:00pm

Email

femartfest@gmail.com