E çka me drejtësinë për gratë e vrara si shkak i dhunës në familje

E çka me drejtësinë për gratë e vrara si shkak i dhunës në familje

“U vranë në mes të ditës, në shtretërit e shtëpitë e tyre”, ishte kjo një fjali e fuqishme hyrëse nga ish-presidentja Jahjaga që shokoi zemrat në konferencën e 5 majit.

Kjo konferencë nuk ishte si të tjerat, udhëhiqej nga një temë shumë e dashur për secilin të pranishëm.

“Drejtësia për gratë e vrara shkaku i dhunës në familje”.

Shumë gra kanë përjetuar funde fatale shkaku i dhunës së ushtruar në shtëpitë e tyre, nga burrat e tyre, shpesh edhe para fëmijëve të tyre.

Jahjaga vazhdoi ta kritikojë sistemin kosovar duke thënë “Çfarë drejtësie u dhamë këtyre grave, kur nuk mundëm të gjejmë mjaftueshëm prova që t’i fajësojë të dyshuarit kryesorë, për vrasjet e së paku pesë grave”.

Ky ishte skenari i vërtetë kosovar ku mes tjerash, është e panjohur për media, 5 gra u vranë e fajtorët nuk u gjendën kurrë. Jahjaga ua solli ndërmend këto çështje dhe u mundua ta theksojë se sa i nevojshëm është një sistem më i mirë ligjor.

“Gruaja është shtylla e shoqërisë së shëndetshme”- tha ajo, duke bërë thirrje për bashkim qytetar kundër dhunës në familje.

Gjatë konferencës së moderuar nga Arjana Qosaj- Mustafa, folësit tjerë u ftuan që të ndajnë mendimet, përvojat dhe njohuritë e tyre për këtë çështje.

Zëvëndës kryeprokurorja Sevdije Morina, pas disa informatave të shkurtëra për publikun lidhur me ligjet e Kosovës, vazhdoi të flasë për atë se si raportohet dhuna në familje.

“Vendi ku viktima do të duhej të ndihej më së shumti e sigurt, nuk është aspak i sigurtë”- tha ajo.

Morina vazhdoi ta theksojë faktin se në Kosovë, dhuna në familje rëndom mbahet mbrenda mureve të shtëpisë.

“Viktima nuk ka kurajë të ngrisë zërin”.- shtoi ajo duke përmendur se arsyeja e një sjelljeje të tillë është më e komplikuar sesa vetëm çështje ligji dhe mentaliteti.

Annete M.Fath- Lihic, përfaqësuese e zyrës së BE-së në Kosovë, theksoi se sfida e parë në Kosovë është që të gjejmë pikturën reale të këtij fenomeni.

Ajo poashtu theksoi disa arsye potenciale për dhunën në familje, siç është pabarazia gjinore në nivel shumë të lartë, nocionet dhe atributet që ja japin grave si inferiore karshi burrave, rolin e përcaktuar të burrave si mbajtës të familjes, më të fortë, ndaj të cilëve  gratë janë të varura ekonomikisht dhe në aspektin social.

Igballe Rogova, aktiviste e mirënjohur, vuri në dukje një aspekt interesant të mbarëvajtjes së organizatave në Kosovën e pasluftës.

Kjo duhej të ketë qenë mjaft e vërtetë duke u bazuar edhe në deklaratën e moderatorit Qosaj “ne tani merremi veç me pasojat në vend se të merremi me parandalimin”. Sipas Igo-s (siç e quajnë shpesh zonjën Rogova)”Askush nuk merrej me veteranët apo burrat në zonat e tjera të luftës”. Ajo përmendi nj shembull të dhunës në familje, rastin e një gruaje që u vra në mes të qytetit. “Ajo nuk ishte më dhunë në familje, por vrasje”- tha Igo me nota pikëllimi e pakënaqësie.Fjalimin e përfundoi me “është koha për t’iu thënë jo vrasjeve”, që u përcoll me një duartrokitje të fortë si shenjë përkrahjeje. Një tjetër fjalim i shquar ishte ai i Vjosa Osmanit pjesëtare e parlamentit të  Kosovës. E mënçura Osmani, që edhe pse ishte pak e sëmurë ndau një përvojë të trishtueshme të fillimit të karrierës së saj, si një hyrje në atë se njerëzit duhet të dalin nga fluska për të parë

se çfarë gjëra të tmerrshme po ndodhnin në vend.

Ajo kritikoi institucionet për heshtjen e tyre dhe mungesën e veprimeve të menjëhershme në rastet e dhunës në familje.

Referuar po kësaj çështjeje të gruas që u vra në mes të ditës në rrugë, dhe një gruaje tjetër që humbi jetën për shkak të dhunës në familje, Osmani tha se raste të tilla të dhunës në familje janë të njëjta si kanceri i gjirit- nëse hetohet herët dhe merren masa, mund të parandalohet vdekja.

Ajo tha se “po të kishin vepruar më herët institucionet, këto gra do jetonin sot”.

Mendim me të cilin secili në dhomë u pajtua dhe e përjetoi në vitet e shkuara në këto ngjarje.

Mes fjalimeve të tjera të ngelën në mendje gjatë konferencës, çasti më zemërthyes ishte pak para afër fundit, kur erdhën familjarët e të vrarave: prindër, vëllëzër e motra. Lotët u shpërndanë në dhomë kur u ndanë përvojat prekëse si rrjedhojë e këtij sistemi të padrejtë.

Një njeri babai i një viktime dha një mesazh të fuqishëm “ja kam falur dhe kam bërë paqe me atë çka i ka ndodhur vajzës sime, por kam edhe katër tjera, e nuk dua që diçka e tillë t’u ndodhë atyre”.

Mesazh që i bëri të bashkndjejnjë të gjithë.

Dukej se çdonjëri që ishte në dhomë atë ditë kishte përjetuar diçka të ngjashme përpara.

Çdonjëri e kuptonte se duhej të bashkohemi për të mbrojtur vajzat, nënat e motrat tona kosovare.

Dhuna në familje nuk duhet të mbahet e mbyllur brenda dyerve, duhet t’u ndihmojmë viktimave që të vetëdijësohen e të ngrisin zërin e tyre.

Drejtësia duhet vënë në vend shkaku i këtyre grave që humbën jetën si shkak i dhunës në familje.

Në fund mesazhi më tronditës u dha nga një prind i cili tha:

“Sikur vetëm njëri nga të tetë fajtorët të dënohej, e drejtësia të vihej në vend veç një herë, vrasjet do ishin më të pakta”.

 

add a new comment

CONTACT


Contact In Details

Address

Str. Zenel Salihu Z4 -S3 00022 (0.52 mi) Pristina 10 000

Phone

+381 (0)38 221512 - 09:00am - 17:00pm

Email

femartfest@gmail.com