Gratë Trojane- ndërthurje e artit magjepsës të tingullit dhe lëvizjes

Cila është mënyra ma e mirë me festu hapjen e festivalit që ndërthur artin, feminzmin, të drejtat e grave
e burrave të shtypun, shëndetin riprodhues, të drejtat e komunitetit LGBTQ+?
Me i ftu ata në një performancë ndërvepruese që ka me i mbajtë publikun në këmbë për gati dy orë.
Aktorët lëvizin, lëvizni edhe ju! Kjo performancë nuk është si të tjerat, po flasim për “Trojan Women”.
Vazhdoni me lexu me kuptu se qysh kjo performance e ka ndërru “lojën” në një prej festivaleve ma të
mira në Kosovë (FemArt).

Disa fjalë për FemArt-in?
Është një festival që tenton me ndezë dëshirën për ndryshime pozitive në shoqëri, duke i vendosë në
qendër çështjet që lidhen me feminizmin, paqen dhe barazinë.
Kjo mundohet të arrihet përmes një game të gjërë aktivitetesh (40 sosh) në Prishtinë, Mitrovicë të Veriut
dhe Ferizaj, ku promovohet puna e artistëve nga e mbarë bota.
Mund të presësh llojllojshmëri të punimeve si: Teatër, panele diskutimi, punëtori, ekspozitë,
performanca, koncerte, filma e pothuajse në fund të çdo mbramje muzikë të prej DJ/eve më të mirë të
vendit ose të huaj.
Ndjeke këtë link www.femart-ks.com për me pa agjendën e aktiviteteve frymëzuese.

Arti, jehonat e zërit dhe lëvizjet

Vendi i hapjes së FemArt ishte Biblioteka Kombëtare e Kosovës (Pjetër Bogdani).
Hapat e mëdhenj e të shpeshtë ishin sfidë për aktorët që e luanin dhe publikun që e përcjellte “Gratë e
Trojës”. Shfaqja filloi në pjesën e pasme të bibliotekës për të përshkuar më pas çdo kënd të saj.
Publiku herë drejtohej nga vullnetarët e FemArt e herë nga vetë aktorët.
Nganjëherë qe e vështirë të lëvizësh për shkak se kishte shumë njerëz që donin të shihnin çka po
ndodhte. Por, kjo vështirësi u tejkalua shpejt për t’ia lëshu vendin emocioneve shpërthyese.
Pjesët e tjera të shfaqjes me gjithë madhështinë e tyre shfaqeshin para publikut i cili tashmë e dinte se
cili është drejtimi i duhur.

Motoja e FemArt është “TI UDHËHEQ”, e natën e mbrëmshme çdonjëri nga ne mund ta kishte ndjenjën
se po udhëheq dhe po udhëhiqet njëkohësisht nga një koleksion emocionesh të zgjedhura dhe dinamika.
Njëri nga aktorët Skënder Podvorica tha se audienca herë duhej të ishte aktive e herë pasive duke qenë
se në çdo cep të bibliotekës u treguan histori të ndryshme dhe për t’u siguruar se audienca po
bashkëndjen me aktorët deri në fund ne i treguam ashtu historitë.
Përveç lëvizjeve emocionuese, dritave që krijonin ndjesinë se vende e kohëra të ndryshme po
parakalojnë para teje, fjalët e kënga ishin pjesë të paluhatshme të dramës.
Natyrisht që ato nuk u kuptuan sepse ishin në disa gjuhë të lashta si: greqishte antike, Navajo dhe Aztec.
Kjo bëri që publiku të përqëndrohej më shumë tek gjestet e aktorëve dhe mundoheshin t’ua lexonin në
fytyrë ngjarjen që do pasonte e nga ana tjetër pyeteshin: Si i kanë mësuar këta krejt këto fjalë?
“Çfarë aktrimi i vështirë”, “Sa mirë po ia dalin”, “Sa shumë fytyra të reja të artistëve po shohim”, ishin
disa nga komentet që përcilleshin me përshpërima.
Kështu pengesa gjuhësore u venit sepse nuk pati mënyrë tjetër për të treguar një histori 2500 vjet të
vjetër.
Meditoni pak për punën e madhe të aktorëve dhe aktorëve!
Mësimi i gjuhës së lashtë, kombinimi i saj me emocionet e lëvizjet përreth dy orë!
Instrumente të ndryshme herë bashkoheshin e herë i lëshonin vendin njëra-tjetrës.
Bateritë u përdorën për të vendosur humorin gjatë akteve të ndryshme, e më të veçantë e bënte fakti se
tupani dhe tarabuka që janë edhe pjesë e kulturës kosovare u përdorën.
Ajo që më të vërtetë e bënte drithëruese këtë shfaqje ishte pasqyrimi i luftës, zhvendosjeve, dhunës
ndaj grave dhe fëmijëve që vendoseshin lehtësisht në zinxhirë të robërisë.
Çështje që nuk janë fort të largëta as sot e pikërisht këto emocione si frika, dhembja, historia e fati i
përbashkët na bëjnë që të bashkohemi e të ndjejmë më fort e më bukur një vepër skenike.
Një nga momentet më prekëse në shfaqje është kur fëmija rrëmbehet nga nëna me forcë sado që ai
gjatë tërë kohës mundohej të mos ia lëshonte dorën.
Me fikjen e dritave u fik edhe jeta e nënës së re. Kjo u përcoll me një muzikë të trishtueshme.
Kur dritat u rindezën kuptohej se ajo histori kishte mbaruar për t’i lënë vendin të tjerave.
Performanca mbajti “në zinxhirë” publikun gjatë gjithë kohës sepse ekzistonte frika se zhvendosja më e
vogël e vëmendjes do të shkaktonte humbjen e fillit të një historie që po rrëfehej.
Kjo shfaqja trajtoi një temë 2500 vjet të vjetër në mënyrë të re e të paparë më parë.

Kjo ishte edhe arsyeja pse u zgjodh të hapë edicionin e sivjetmë të FemArt.
E nëse jeni marakli të lexoni akoma më shumë për artin e kësaj shfaqjeje, ndiqeni edhe këtë link:

Derisa unë po e përfundoj këtë shkrim shfaqja po udhëton në kohë e vende të ndryshme të Kosovës.

Fjolla Hajrizaj

add a new comment

CONTACT


Contact In Details

Address

Str. Zenel Salihu Z4 -S3 00022 (0.52 mi) Pristina 10 000

Phone

+381 (0)38 221512 - 09:00am - 17:00pm

Email

femartfest@gmail.com