Welcome To Multia

Test



FEMART 7 / ME LIRI KUNDËR MARRES

Festivali i Artisteve dhe Aktivisteve

10-16 Qershor 2019, Prishtinë, Kosovë


FEMART Edicioni VII - Festivali i Artisteve dhe Aktivisteve

ME LIRI KUNDËR MARRES

Për herë të shtatë, Qendra për Art dhe Komunitet - Artpolis organizon festivalin FemArt – Festivali Rajonal për Artiste, që do të mbahet në Prishtinë gjatë datave 10-16 Qershor, 2019 (7 ditë). Gjatë gjashtë edicioneve të kaluara, festivali i parë rajonal për Artiste i cili mbahet në Kosovë “FemArt” ka arritur të përmbush qëllimin e tij për të krijuar një atmosferë ku Artistet ndihen të mirëpritura për ta shfaqur artin e tyre, të frymëzuara nga tema shoqërore dhe të drejtat e njeriut në Ballkan, si dhe të krijojë një platformë dinamike ku publiku mund të mësoj për problemet shoqërore me të cilat ballafaqohen gratë dhe vajzat e Kosovës, dhe artistet në rajon.

Moto e festivalit këtë vit është 'Me Liri kundër Marres' duke i inkurajuar gratë të marrin pronësinë mbi jetët e tyre dhe në vendim-marrje, duke promovuar një jetë pa paragjykime e gjykime. Gratë vazhdimisht gjykohen dhe turpërohen nga shoqëria patriarkale për çfarëdo arsye. Prandaj, përmes kësaj moto ne kemi për qëllim të rrisim vetëdijen dhe të fuqizojmë gratë pa marrë parasysh përkatësinë etnike, sociale, raciale apo preferencave seksuale.

Festivali përdoret si një platformë për inicimin dhe paraqitjen e ideve dhe krijimeve që sjellin përpara konceptet feministe dhe zhvillimin e tyre në Kosovë, si dhe avokimin e të drejtave të barabarta dhe ndërtimin e paqës ne rajon. Festivali do i bashkoj 100 artiste vendase dhe rajonale me nivele të ndryshme të përvojës, nga ato që performojnë për herë të parë, deri tek profesionaliste me shumë përvojë.

Festivali do ketë krijime artistike origjinale nga gra dhe vajza të rajonit dhe do paraqes shfaqje teatrale dhe filma, koncerte, promovime librash, modë, art performues, instalacione arti, poezi, punëtori, panele diskutimi, art urban dhe forma tjera të artit.

Disa nga temat e festivalit do jenë: të drejtat e njeriut, të drejtat e shëndetit seksual dhe riprodhues, paqja dhe drejtësia tranzicionale, të drejtat LGBTQI, fuqizimi i grave dhe vajzave, shkëmbimi i përvojave të suksesshme në rajon dhe në botë, dhuna në baza gjinore e shumë të tjera.

10 - 16 qershor

FemArt Festival

30+

Aktivitete

200+

Artiste/ë dhe Aktiviste/ë

Programi


No Schedule Details

Artists


Team


Zana Hoxha Krasniqi – Founder/Director of Artpolis and FEMART Festival.

Blerina Rexhaj Dreshaj – Finance and Administration Manager

Agnesa Xheladini – Project Coordinator

Jetbardha Selmani – Project Coordinator

Diellza Bezera – Project Coordinator

Venera Ismaili – PR & Outreach

Elira Lluka

CONTACT


Contact In Details

Address

Str. Zenel Salihu Z4 -S3 00022 (0.52 mi) Pristina 10 000

Phone

+381 (0)38 221512 - 09:00am - 17:00pm

Email

femartfest@gmail.com


THINKING THROUGH DESIGN
vesa| Uncategorized

Read More
Young People for peace and activism

Read More
What about justice for the women murdered as a result of domestic violence?

Read More