F në katror

F në katror

Nata e së dielës ishte rezervuar për maratonën e 8 filmave. Pyetja rrjedh si lidheshin këta me feminizmin se? Të gjithë patën tema të ndryshme dhe portretuan një mori çështjesh, megjthatë patën dhe një gjë të përbashkët, ishin të prodhuar nga gra mbreslënëse gjithandej botës. Vend nikoqir i këtyre filmave, ishte kinemaja më e re në kryeqytet, Kino Armata.

Filmi i parë në listë ishte filmi i shpërblyer i More Raçës, “Home” që i kushtohet një gruaja në të tridhjetat e saj e ngujuar në partirakalitetin kosovar.

Ajo nuk kishte trashëgimi, ngase vëllëzërit e saj e kishin ndarë veç mes vete.

“I zoti i shtëpisë”, i Danielle Bremer nga Holanda ishte filmi pasues. Tregohet historia e një mamie të rrebeluar kosovare e cila luftonte për pranim nga familja që gjithmonë ka jetuar në traditat e shekujve të shkuar, ku dominues ishin burrat.

Ajo dëshiron pranim dhe respekt. Por, në librin e Kanunit ishin të shkruara rregullat e vjetra shoqërore ishin shkruar, që përvidhen edhe sot duke ndikuar në njëfarë forme në shoqëri.

Të vij ndryshimi dhe të njihet pozita e njerëzve në këtë realitet të ri shoqëror.

Një film tjetër që u shfaq ishte “Parajsa është mashtruar” prej Odeta Stabenow nga Shqipëria.

Bazohej në storien e një vajzeje të re të quajtur Vesa, dikur këngëtare që takon një adhuruese të saj.

Ajo përpiqet të hedhë dritë mbi jetën e saj.

Mes tjerësh “Cut” ishte një film tjetër që u shfaq, drejtuar mga Eva Sigurdardottir nga Islanda.

Chloe 17 vjeçare viktimë e hakmarrjes seksuale, që vendosë të futet në fitnes, një garë modelizmi që ta ndryshojë imazhin e saj, gjë që i sjell jo pak vështirësi. Në film tregohesh sa shumë u mundua Chloe të përcaktojë dhe të krijojë një imazh tjetër për veten.

Filmi i pestë u quajt “Zhytja” nga Marianne Amelinckx Labrador nga Venezuela. Në këtë film përshkruhet një histori dashurie e urrejtjeje të frymëzuar nga vetë Marianne. Tha se filmi u frymëzua nga një fotografi që kishte paraftyruar, dy vjet para se filmi të realizohej. Dy vajza që qeshnin në një verandë zhytjeje.

Titulli origjinal i filmit është “Hedhësja”.

“Shpëtimi” i Thora Hilmarsdottir” tregon historinë e Katherinës, që zgjohet në spital pas një aksidenti të rëndë me makinë dhe kupton se po jeton ende falë një transfurzioni të gjakut. Sadoqë ritet fetare i ndalojnë një gjë të tillë.

Katrin mundohet të paqëtoj zënkën me kishën dhe familjen e saj, e në anën tjetër fiksohet me të panjohurin gjaku i të cilit po rridhte në vena.

Sonja Kessler “Globalizimi i dashurisë” ishte filmi tjetër në listën e gjatë.

Mund të shihje një 23 vjeçare gjermane që iu nënshtrua një operacioni plastik që të dukej si aziatike. Filmi shoqëroi atë në udhëtimin e Qendrës Botërore për Kirurgji Plastike: Seul, Kore Jugore.

I fundit, por jo më pak i rëndësishmi, ishte “Shpërblimi”, nga Lidija Mojsovska. Historia tjetër merret me jetën e një 10 vjeçari shqiptar, të fesë islame që vendosë të marrë pjesë në një garë fetare që organizohej në shkollën e tij me rastin e festës krishtere të Epifanisë.  I motivuar që të fitojë çmimin 10.000 dinarësh e të ndihmojë vëllanë e tij zemërgur.

 

add a new comment

CONTACT


Contact In Details

Address

Str. Zenel Salihu Z4 -S3 00022 (0.52 mi) Pristina 10 000

Phone

+381 (0)38 221512 - 09:00am - 17:00pm

Email

femartfest@gmail.com