by Admin

Faleminderit për magjinë Vjollca

Unë e plot të tjerë të moshës sime, sa më t’rinjë e më t’vjetër sa herë dëgjojmë kangën “Ajo” të Vjollcës, kthehemi në ato kohërat kur themi, “eh në atë kohë ka pas pernime kang t’mira”. Ndoshta pse nuk kishim qasje si sot në mediume të tjera pos televizionit, e natyrisht kishte më pak kangë se ato që krijohen sot. Ato të paktat kangë që i kemi ndëgju e kan nxan nji pjesë të vecantë brenda nesh. Secila kangë ka kriju dicka të pavdekshme që akoma krijon emocion të nji kohe që na kemi qef me e lanë të paprekshme nga e tashmja.

Vjollca na erdhi si Zanë në FemArt, pas më shumë se nji dekade, nji zanë mes dritash e nji muzikë që na morri me vete në nji botë tjetër. Në nji botë të magjisë e kujtimeve. Kur ajo shkeli në skenë u duk sikur e kalumja u kthye pas të paktën për nji moment. Vjollca bashkë me të na i ktheu edhe kangët popullore shqiptare që janë pjesë e randsishme e kulturës shqiptare si atë të Tefta Pashko-s “Zare trëndafile”, nji kangë që u krijua më shumë se gjysmë shekulli më parë. Në prapavijë shfaqeshin pamje të bukura që na lidhnin edhe më shumë me kangët e saj, mes dritash, natyrë, fytyra pleqësh e femijësh, e shtëpishë të rrënuara, shfaqej nji realitet sa i vrazhdë herë pas here aq i bukur e i magjishëm në të njejtën kohë.

Me pak fjalë, sikur të linte kangën të tregonte më shume, Vjollca prezantoi kangën e saj për burrneshat. Ajo thjeshte na tregoi që asht nji kangë që i kushtohet burrneshave. Burrneshat janë persona që jetuan si burra përkunder seksit të tyre biologjik në Shqiperinë e Veriut sidomos. Në shumicën e herave burrneshat ekzistuan sa për të përmbushë egon patriarkale të shoqnisë sonë së vetëm nji burrë mund të jetonte si “zot shtëpie”, të trashëgonte, e të vendoste për fatin e tij, por jo një grua, asnjiherë. E Vjollca solli nji kangë si për të na e rikujtu edhe njiherë sakrificën e jetën e burrneshave, por edhe guximin e tyre për të jetu nji jetë që jo shumë herë ishte zgjedhje e tyre.

Momenti i shumëpritur qe kanga e saj “Ajo”, nji kangë e bukur që u krijua tash e 15 vite, po që vazhdon të shprehë kaq bindshëm fuqinë e nji gruaje nëpër kohë.  Ashtu siq Vjollca këndon “ajo ecë e qetë dhe koha se prekë”, koha se preku as Vjollcën dhe na u kthye po e njëjta, me të njëjtin shpirt edhe pas kaq shume vitesh, ashtu e qetë sikur koha të kishte ndalur për krejt k’to vite.

add a new comment

CONTACT


Contact In Details

Address

Str. Zenel Salihu Z4 -S3 00022 (0.52 mi) Pristina 10 000

Phone

+381 (0)38 221512 - 09:00am - 17:00pm

Email

femartfest@gmail.com