FemArt sjellë historinë e gruas ndër vite duke harruar inatet etnike

Teatri Oda po frymonte nga ngrohtësia e historisë dhe dashuria për një shoqëri të emancipuar. Dy luftëtare të guximshme, në këtë rast pa armë, dëshmuan se si duhet të mbrohet paqja.

Në ditën e katërt të edicionit të tretë FemArt u organizua një panel mjaftë i rëndësishëm i titulluar “Modelet e feminizmit” që nxorri në pah grushtin e fortë të gruas ndër vite.

Në takimin e sotëm u diskutuan rëndësitë, mangësitë, ndryshimet, sfidat që përcollën vajzën dhe gruan tek se ajo po luftonte për të drejtën e saj.

Sevdije Ahmeti njëra nga feministet e para kosovare dhe Ljerka Curcin themeluese e njërës prej lëvizjeve më të mëdha feministe në Serbi, u gjenden ngjitas njëra-tjetrës duke harruar inatet etnike për t’i dhënë rëndësi të mirës kolektive.

Të dyja këto gra, shpalosën kujtime dhe treguan që bashkimi vërtet bënë fuqi. Treguan që krahu punëtor i gruas dhe fjala e lirë kanë kryqëzuar dhe lidhur rrugë të jetës, duke i mundësuar shoqërisë drejtësi.

Sibel Halimi ishte moderatore e këtij paneli që ndërmjetësonte rrugëtimin nga e kaluara në të sotmen, e shpesh e barte edhe publikun ndër kapituj.

Ahmeti thjeshtësonte barrierat duke e shprehur mllefin e saj mbi suksese, e duke na prezantuar laramaninë e emocioneve që gratë kishin përjetuar në vitet e 90-ta. Ajo theksoi vazhdimisht që feminizmi nuk është asgjë tjetër përveç se e drejta e gruas, e patjetër që mendimin e saj e mbështiste edhe Curcin.

“Pikërisht në vitet e 90-ta feminzimi kishte qenë temë tabu dhe ato gra që ngriheshin për të mbrojtur lirinë e tyre quheshin lesbike. Ishte e vështirë për mua, kam pasur shumë kritika, ofendime, madje partitë politike më sugjeronin që nuk ishte koha e duhur për t’u marrë me feminizmin sepse ishte koha e duhur për të mbrojtur të drejtën kombëtare”, ka thënë Ahmeti.

Ndërsa Curcin theksoi se barrierat e saj ngjasojnë me ato të Sevdijës, sepse edhe ajo hyri në këtë drejtim në të njëjtën kohë sikurse kjo e fundit.

“Më kanë identifikuar si lesbike, si person trans dhe kjo nuk do të thotë që unë jam kundër zgjedhjeve të lira të këtyre personave, por unë po përfaqësoja veten dhe feminzimin”, ka shtuar Curcin.

Këto gra i dëshmuan vendeve të tyre rëndësinë e të qenit njeri, i dëshmuan botës fuqinë e gruas dhe njëherësh ngjashmërinë e tyre me gratë tjera kudo gjeografikisht.

Panelistet apeluan që gratë mos të dorëzohen rrugëve të jetës, të besojnë në vete dhe ide, të krijojnë ura të ndërsjellta, të bashkëpunojnë, të gjejnë mirëkputim dhe tolerancë në pakot që ofron jeta sepse parimi kryesor për të qenë feminist/e është solidarizimi .

Gratë dhe burrat janë të barabartë, madje edhe ligji i mbronë njëllojë, por ajo çfarë ka mbetur të bëhet është vepra. Kushtëzimet nuk janë norma morale dhe frika nuk duhet të sundojë aty ku ka liri, kornizat e jetës nuk kanë forma të njëjta, ato ndryshojnë, ndryshojnë për t’u përshtatur, e për të dhënë ngjyrë.

Publiku nuk u ngopë nga tregimet e grave dhe nuk shkëputën vëmendjen deri në fund, madje po komentonin se sa shpejt fluturoi koha tek sa po dilni dyerve.

Mesazhi u përçua dhe secili mysafirë mori me një bagazh inforamcionesh që do t’u shërbejë dhe do t’i motivojë në vazhdimësi.

Feminzimi është provë jetësore që gruaja ka të drejtë, feminizmi buron brenda çdo njeriu, feminizmi nuk të dallon, feminizmi do të thotë jetë!

 

Gjeni të bashkangjitur gjithashtu dy linqe në mediat më të mëdha botërore që shkruajtën për historinë e gruas kosovare dhe barrierat e dhembshme që goditën jetët e tyre:

http://www.theguardian.com/world/2000/apr/16/balkans

http://news.bbc.co.uk/2/hi/europe/716701.stm

 

Ndërsa, paneli i ardhshëm i diskutimeve do të mbahet në ditën e dielë (nesër), në teatrin Oda, me temë: “Dita Botërore e Fëmijës Vajzë”. Paneslistet do të jenë: Visare Mujko Nimani, Linda Gusia, Merita Limani.

 

 

 

add a new comment

CONTACT


Contact In Details

Address

Str. Zenel Salihu Z4 -S3 00022 (0.52 mi) Pristina 10 000

Phone

+381 (0)38 221512 - 09:00am - 17:00pm

Email

femartfest@gmail.com