by Admin

Femarti Sot – E Merkurë, 25 Maj

Pas një hapje 15 minutëshe në Teatrin Oda, sivjet Femarti fillon me premierën e filmit “Bota” të Iris Elezit dhe Thomas Logorecit. Ky koproduksion i Shqipërisë, Kosovës dhe Italisë rrëfen tregimin e punëtorëve të kafenesë “Bota”, një lokal i shkretë në një ambient po aq të shkretë moçalor në një pjesë të pacaktuar të Shqipërisë. Juli, Beni dhe Nora ëndërrojnë për një jetë më të mirë, dhe fatet e tyre fillojnë të ndryshojnë kur një grup shqiptarësh dhe italianësh fillojnë ndërtimin e një autostrade afër “Botës”. I përzgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në çmimet Oscars të vitit 2016, “Bota” është lavdëruar si një “pikturë e stagnimit në një qytezë të vogël, por me ngjarje seizmike në afrim e sipër”.

Menjëherë pas “Bota”, do të ketë një ekspozitë dhe performansë nga artistja multimediale Fitore Berisha. Kjo do të jetë ekspozita e parë e Berishës pas 10 vitësh që jeton dhe punon në Islandë. Peformansa “Revoltë Kundër Dhunës,” e interpretuar sonte nga Agnes Nokshiqi dhe Tristan Halilaj, mirret me konceptet e shfrytëzimit dhe cënimit – si dhe të nevojës për të revoltuar.

Për fund, rrini me neve për nga një pije gjatë koktejit me muzikë nga Hana Zeqa.

add a new comment

CONTACT


Contact In Details

Address

Str. Zenel Salihu Z4 -S3 00022 (0.52 mi) Pristina 10 000

Phone

+381 (0)38 221512 - 09:00am - 17:00pm

Email

femartfest@gmail.com