by Admin

Feministe Fantastike në FemArt

Ditët e pakta që i kam kalu së bashku me miket e mia nga Serbia, m’kan ofru mundësinë me e përjetu për së afërmi e me ndje lidhjen në mes dy vendeve e përjetimin mbi historinë tonë të përbashkët ma shume se librat do t’kishin mund me më ofru ndonjëhere. Feminizmi nuk njehë kufinjë, as dallim kulturash, ani pse njehë nevoja të ndryshme mes kufinjshë e kulturash. Në vendet e Ballkanit ndajmë të njejtat brenga ekonomike e sociale, e sidomos në qashtjet gjinore. Gratë nga këto vende kan të njejtën kauzë, të luftojnë sistemet shtypëse në vendet e tyre, pavarësimin e tyre ekonomik, e pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrje. Këtyre grave u duhet hapësire e përbashkët ku të mblidhen e ti ndajnë brengat, përvojat, e mbi të gjitha të ndjejnë përkrahjen e njana tjetrës në rrugëtimin e tyre t’përbashkët. Shkolla Pranverore e Feminizmit ka fillu nga kjo nevojë e u ka dhënë mundësinë grave nga Kosova e Serbia të bahen nji në luften e tyre. Gratë në panelë e ndanin të njëjtin entuziazëm që une e fitova nga kjo shkollë, ato përfunduan shkollën me bindjen që feminzimi mbi të gjitha u jep përgjegjësine që të vazhdojnë luftën për barazi e drejtësi përtej cdo lloj identiteti.

Disa nga to e theksuan që Shkolla Pranverore e Feminizmit u ka dhan mundësine më t’mirë të jenë në kontakt me miket nga Serbia. Një nga pjesëmarrëset, Jetbardha e theksoi që ne të gjithë e kemi paqen brenda nesh e duhemi me gjetë mënyren me e reflektu atë paqe në vendet tona. Më shumë se të mësojnë mbi feminizmin si ideologji, shkolla u ka dhënë mundësinë të kyqen drejtpërdrejtë në feminizmin si lëvizje dhe gjithsesi të shohin veten si protagoniste të ndryshimeve. Fjolla foli për përvojen e saj para dhe pas shkollës së feminizmit, dhe ndau si interes të vecantë të saj  prezantimin e grave në media, Liridona foli për nevojën për të njoftë gratë e sukseshme shqiptare, Jelena nga puna e saj shumëvjeqare theksoi që është shumë e rëndësishme për të pasu frymën e feminizmit tek aktivistet e reja. Të gjitha me idetë e tyre na e dëshmun që zani i tyre në shoqëri do e bëjë ndryshimin, e kur ato të përballen e ndoshta të dëshpërohen nga sfidat e kohës, nji moment u mbetet si përkujtim i forcës së tyre të brendshme, momenti kur ato të kujtojne që mbi të gjitha ato janë feministe fantastike. Nji feministe s’mund të jetë më ndryshe, dhe nji feministe asgja s’mundet me e ndalë.

add a new comment

CONTACT


Contact In Details

Address

Str. Zenel Salihu Z4 -S3 00022 (0.52 mi) Pristina 10 000

Phone

+381 (0)38 221512 - 09:00am - 17:00pm

Email

femartfest@gmail.com