by Admin

“Gratë Muslimane janë të Mrekullueshme në Botë”: Lina Attel në Femart

Lina Attel kupton fuqinë për të sjellur ndryshime në shoqëri që tregimet kanë – ajo po e bën atë për mbi 20 vjet. Si drejtoresha dhe themeluesja e Qendrës Nacionale për Kulturë dhe Art (QNKA) në Jordani, iniciativat e filluara nga Attel kanë ballafaquar rininë e Jordanisë me çështje si dhuna në baza gjinore, martesa të hershme, shëndeti riprodhues, të drejtat e njeriut, edhe madje gjendja e tanishme e refugjatëve sirianë. Attel prezantoi idenë e Teatrit në Arsim në Jordani, një proces arsimor që përdor teatrin si mjet për të filluar debat dhe bisedë për çështjet sociale.

 

Me shfaqje dhe performanca të dhëna rreth 20 mijë njerëzve në vit, QNKA është një zë i qartë që duhet dëgjuar në Jordani. Ankuesit e tyre më të zhurmshëm, Attel thotë, janë grupet radikale fetare në Jordani të cilët e konsiderojnë qasjen e tyre për të drejtat e pro-njerëzore dhe kultorore si haram, apo mëkatare. Në vend që të shohim grupe të tilla si një pengesë, Attel thotë “ata na bëjnë të punojmë më shumë” Puna e saj, ndër të tjera, përfshin futjën e butë të një Islamit më progresiv, dhe më mendjehapur në mendjet e të rinjve Jordan.

 

“Qëllimi ynë është që të paraqesim një tregim tjetër të Islamit dhe kulturës e traditës sonë, për të mohuar atë që ata [grupe radikale fetare] janë duke promovuar. Dhe unë do të them se ne kemi qenë të suksesshëm, për shkak se njerëzit janë – veçanërisht njerëzit që nuk janë të ekspozuar mirë [ndaj radikalizmit] – pasi ata dëgjojnë tregimin tjetër, i cili është për të mirën e tyre, ne i prekim në rrugën e tyre të të menduarit dhe ndryshuar perceptimet e tyre pak me kohë – dhe në raste të tjera, krejtësisht,” thotë Attel.

 

Attel përshkruan një trajnim të QNKA-së, në të cilin një student universiteti jordanez iu afrua asaj dhe argumentoi se sipas Islamit, burrat janë të pritur të dominojnë në familjet e tyre. Në përgjigje, Attel ftoi dy drejtuesit fetarë – një i krishterë, tjetri muslimanë – për të dhënë një fjalim para 160 studentëve të universitetit, me temën e barazisë së grave.

 

“Sheikhi musliman tha se kjo nuk ishte e vërtetë, ai theksoi vlerat e Islamit dhe Kuranin që trajton në mënyrë të barabartë burrat dhe gratë. Pra, ndonjëherë sfidoheni kur njerëzit vijnë tek ju me besimet fetare që ju e dini, si një person i edukuar, që nuk janë të vërteta. Ato promovohen nga fanatikë, që për fat të keq njerëzit i përcjellin. Kështu që tani është si një mision për ne, sa herë që ka diçka ashtu që ndodh, ne sjellim një udhëheqës fetar, edhepse jemi duke punuar me art dhe duke përdorur artin si mjet. Ne mendojmë se udhëheqësit fetarë kanë një rol për të luajtur në mohimin e këtyre vlerave negative dhe të pavërteta “, thotë Attel.

 

Kur diskutohen sfidat me të cilat përballen gratë në Jordani, unë nuk mund mos të ndjej se ka ngjashmëri të dukshme me Kosovën: Vetëm rreth 14% e grave jordanezë janë pjesë e fuqisë punëtore, në krahasim me rreth 20% të grave në Kosovë. Gratë janë duke luftuar për trashegimi në Jordani, ngjajshëm me Kosovën. Pengesat më të mëdha që gratë të hyjnë në fuqinë punëtore në Jordani, shpjegon Attel, janë lokacioni, transporti, kujdesi për fëmijët, dhe natyrisht, qëndrimi konservativ ndaj grave që punojnë jashtë shtëpisë.

 

“Ne kemi ligje të mira, por njerëzit nuk veprojnë në përputhje me to … Ne jemi duke u përpjekur t’i tregojmë grave se është shumë e rëndësishme për ju që të punoni … kjo është e mirë për ju si një njeri i pavarur pasiqë kështu askush nuk mund të të përul apo përdor për shkak të papunësisë,” thotë ajo. “Kjo na çon tek varfëria. Papunësia është një sfidë e madhe, dhe tani në Jordani me refugjatët sirianë … kemi më pak punësim, gjendja ekonomike me të vërtetë është përkeqësuar sepse ne nuk jeni duke marrë ndihmë të mjaftueshme nga organizatat e interesuara për të mbështetur …Me varfëri ekstremizmi fetar ka tokën më pjellore për t’u rritur. “

 

Duket qartë se ka gjëra për të mësuar nga se si gratë kosovare jordaneze trajtojë probleme të ngjajshme. Kur është fjala për çështjen e përfaqësimit, Attel është e bindur se duhet përpjekur për të sfiduar portretizimin problematik dhe të “tjetërsuar” që vendet perëndimore kanë ndaj grave muslimane. Kjo është një nga çështjet që ajo dëshiron të vëjë përpara gjatë master klasës së saj në Femart.

 

“Unë do të doja të zbusja imazhin stereotip të grave arabe, që njerëzit të dinë se në Jordani dhe vende tjera arabe, gratë janë krijuese, të talentuara, dhe punëtore. Ato janë duke bërë ndryshime në ligje dhe në mundohen të përmirësojnë cilësinë e jetës për të gjithë. Dhe [dua të tregoj] se muslimanët nuk janë të gjithë të njejtë dhe se Islami është një fe e mirë, në qoftë se ju e interpretoni atë në përputhje me të drejtat e njeriut. Për fat të këq, [Islami] është rrëmbyer. Unë do të doja që [pjesëmarrësit e master klasës] të dalin [nga master klasa] me ndjenjën, veçanërisht gratë, gratë muslimane këtu, se gratë muslimane janë të mrekullueshme në botë. Ne mund të bëjmë një ndryshim dhe ne kemi një përgjegjësi të lartë, tani më shumë se kurrë, për të treguar botës perëndimore – ju jeni pjesë e Evropës kështu që ju jeni në rregull – por ne, si pjesë e Lindjes së Mesme që është e plotë konfliktit dhe luftë, se ka shpresë në të ardhmen. Sidomos pasi që shumica e popullsisë tonë është e re, ka shpresë për të rishqyrtuar fenë dhe kulturën tonë”, thotë Attel.

 

Biseda jonë vazhdon, pasi që kam ndalur incizimin, me pyetje si nëse mbulesa ndonjëherë mund me të vërtetë të jetë thjeshtë një zgjedhje personale, paragjykimet që vendosen mbi vendet e etiketuara si musliman, dhe mënyra se si klasa dhe seksizmi ndërlidhen. Kjo bisedë mesiguri do të vazhdojë, ku Attel dhe përmend mundësinë e punës së përbashkët në të ardhmen me Kosovën. “Ne jemi aq të ngjashme, por nuk dijmë për njëri-tjetrin,” thotë ajo.

 

Për më të rejat nga festivali, na ndiqni në këtë faqe, apo në Facebook, Twitter, dhe Instagram.

 

add a new comment

2 Comments

CONTACT


Contact In Details

Address

Str. Zenel Salihu Z4 -S3 00022 (0.52 mi) Pristina 10 000

Phone

+381 (0)38 221512 - 09:00am - 17:00pm

Email

femartfest@gmail.com