by Admin

Her Own Rules: Fashion Designer Venera Mustafa at Femart

Ka një kënaqësi të veçantë të dëgjosh dikë që e do zejen e saj duke folur për punën e saj. Dizajnerja e modës Venera Mustafa mbajti një pop-in talk intim në oborrin përpara studios së saj për Festivalin Femart. Në 2010, Mustafa e hapi dyqanin e saj në Kosovë, pasi studioi dizajn mode në Paris dhe kaloi disa vjet duke punuar në studio dizajni nëpër Evropë. Dizajnet e saja janë jashtë normës në Kosov, ku dizajni dhe moda shpesh barazohen me trende dhe forma të ngushta. Veshjet e Mustafës janë të shlira, të lëshuara, të quditshme, dhe integrojnë dhe punën e artistëve lokal kosovarë (shikoni koleksionin 2014 Palladium të Mustafës, me vepra të artistit vizual Jakup Ferri dhe fotografës Majlinda Hoxha, ndër të tjerë).

Mustafa thotë se ishte e vështirë të spjegonte estetikën e saj kur ajo hapi studion në fillim. Ajo përshkruan myshteritë duke ardhur në dyqan me një magazinë në dorë, duke kërkuar për fustane që imitonin dizajne të modës së lartë nga perëndimi – ose duke pyetur Mustafën se a ka ndonjë veshje që nuk është për gra shtatzënë. “Une u desha të edukoja tregun pak rreth cka është ajo që dizajneret bëjnë,” thotë Mustaga. “Para se dikush vendos të bëjë një vijë, ti duhet të njohësh vetën së pari – duke filluar nga ngjyrat, detajet, volumi. Thuhet se meshkujt preferojnë rahati, kurse gratë jo…por une dua të jem të dyja mashkull dhe femër,” ajo shton.

Venera Mustafa. Fotografe: Majlinda Hoxha

Studioja e Mustafës mund të jetë e vogël, por ajo reflekton jo vetëm vizionin e saj, por vlerat e saja thelbësore kur vjen puna tek industria e modës: ajo nuk punon me modele, duke preferuar të zbuloj femra të reja të zakonshme në Prishtinë (ajo gjithashtu nuk kërkon që ato të buzëqeshin për kamerën). Kur u sfidua rreth llojit të trupit të modeleve që paraqiten në linjat e saj të modës, Mustafa deklaron “Une punoj me vajza nga 19-24 vjeç, me trupa shumë të ndryshme…unë nuk mund të definoj se çka është ‘shumë trashë’ apo ‘shumë hollë’ dhe nuk i vë ato limite mbi njerëzit që i pëlqejnë teshat e mija.”

Mustafa gjithashtu nuk beson në praktika të punës me pagesë të lirë, dhe në përdorimin e lëkurës apo gëzofit (si një vegjetariane dhe pronare krenare e një qeni të verbër 13 vjeçar). “Këto janë etikat që i vendosa para se të bëhesha dizajnere,” thotë Mustafa.
Personalja dhe politika ndërlidhen në punën e saj, dhe ky sensitivitet vërehet në punën e saj: çanta e saj VISA-ISA-SA-A komenton direkt rreth vështirësitë që kosovarët kanë kur udhëtojnë jashtë. Kuadri konceptual i linjave të saja gjithashtu fokusohen në idetë e njohjës dhe angazhimit me botën – për shembull, linja “Sonder” ka rrjedhur nga një fjalë e shpikur, e cila definohet si ai momenti kur takohesh me dikënd në botë dhe mendon thellë për jetën e atij personi. Tregimet, emocionet, dhe etikat feministe që e interesojnë Mustafën janë të gjitha aty në veprat e saja – të nënkuptuara dhe thurura në dizajn, por megjithatë aty.

Bardha Imeraj duke shikuar butikun Venera Mustafa. Fotografe: Majlinda Hoxha

Një gjë tjetër e rëndësishme për të marrur nga kjo: jelekët. Nuk janë të nevojshme për veshjet e Mustafës. Por çka të bëjmë me çështjën e thithkës që shihet? “Është një thithkë! Është e mirë! Me të vërtetë nuk më duken jelekët të nevojshke,” thotë Mustafa. 

 

Për më të rejat nga festivali, na ndiqni në këtë faqe, apo në Facebook, Twitter dhe Instagram.

add a new comment

CONTACT


Contact In Details

Address

Str. Zenel Salihu Z4 -S3 00022 (0.52 mi) Pristina 10 000

Phone

+381 (0)38 221512 - 09:00am - 17:00pm

Email

femartfest@gmail.com