by vesa

Koleksioni i artit feminist- Ekspozita që nderon artin në letër

Arti në letër- qysh unë e emëroj, nuk është veç një picture dhe velë. Nuk është veç një fotografi, laps, a dizajne të shtypura. Kjo ngjarje u begatua me një numër të artistëve të disiplinave të ndryshme të cilët ekspozuan punën e tyre në Fakultetin e Arteve në Prishtinë.

Të gjitha veprat artistike u dërguan në internet në ekipin e Femart dhe kuratoret Majlinda Shefkiu dhe Stefana Stojilkovic zgjodhën më të mirat për ekspozitën. Një fakt interesant i vënë në dukje nga Zana Hoxha Krasniqi, drejtorëshë ekzekutive  e Artpolis, është se kjo kategori ka mbledhur shumicën e bindjeve e të gjitha kategorive të tjera të Femart.

Pjesë e kësaj ekspozite ishin:

Ilina Arsova Visual – MK,

Fjolla Ferati – KS,

Albulena Jashari – KS,

Shqipe Mehmeti – KS

Florentina Pllana – KS,

Rozafa Shpuza – ALB

Fjolla Bislimi -KS,

Shpatina Fejzullahu – MK

Anida Basha and Arbian Kahrimab – KS,

Anita Ramshaj- KS,

Sehida Miftari – KS,

Ardiana Shala-Prishtina – KS,

Vlora Kosumi- KS,

Milica Milović Kinolli – SRB.

 

Vepra të shquara ishin fotografitë e grave kosovare ditën e martesës, duke portretizuar një pjesë të konsiderueshme të kulturës sonë. Gratë ishin shumë të veshura dhe fytyrat e tyre pikturonin një fund të bardhë, në krye me shenja të ndryshme të kaltra, argjend dhe portokall.

Pikturat nuk ishin të panjohura për ekspozitës. Pjesa që ngelej në mend më gjatë ishte figura e një gruaje me gojën e mbyllur nga dora e një burri. Nuk mund të mos i vije re sytë e saj të mëdhenjë që dukeshin sikur dikishin diçka për të të thënë, por nuk guxonin.

Një pjesë shumë e këndshme e ekzspozitës ishin pjesët e punuara nga Florentina Pllana ilustrimet e së cilës shfaqnin gratë në ditën e martesës, por në formë animacioni.

Shihje flokë madhështore të mbushura me petale lulesh, faqe të skuqura, buzë të kuqe, shoqëruar me veshjet tradicionale të ditës së madhe.

Fotografitë e grave të ndryshme.

Fotot e grave të ndryshme në mjedise të ndryshme mbushën një mur të tërë të galerisë. Disa që eksperimentojnë me dritën, disa që portretizojnë një grua të zhveshur në shkëmbin e lartë në male, dhe disa tregojnë gra të mbështjellura në një lloj tyli.

Çka m’u duk edhe më interesante për tërë ekspozitën përveç talentit të pashoq që vërehej në piktura e në fotografi, ishte edhe një instalacion në një pjesë të galerisë.

Ky instalacion përbëhej nga shkallë të vendosura në mes, me libra që të rrethonin në çdo hap që bëje, që sipas këndvështrimit tim simbolizonin suksesin që vjen nga dija, pra sa më i informuar aq më i arrirë.

Rreth kësaj shkalle ishin varka të shumta të varura në tavan me pranga.

Deri me tani kjo qe një nga mënyrat më kreative të shfaqjes së “prangosjes në martesë” pa pasur nevojë për më shumë debat. Simbolizonte qysh sa e sa gra detyrohen të martohen dhe nuk u lejohet shkollimi.

Një përfaqësim i shoqërisë sonë dhe i shumë shoqërive të botës.

Shkruar nga Vesa Prapashtica

Perkthyer nga Fjolla Hajrizaj

add a new comment

CONTACT


Contact In Details

Address

Str. Zenel Salihu Z4 -S3 00022 (0.52 mi) Pristina 10 000

Phone

+381 (0)38 221512 - 09:00am - 17:00pm

Email

femartfest@gmail.com