by vesa

Koncerti Mbretër e Mbretëresha

Fjolla Hajrizaj

Koncerti Mbretër e Mbretëresha prej grupit “Shkëlqim në Re” (Sparkly in the Cloud) nga Anglia dhe Franca, i solli shkëlqim, gjallëri e dinamikë Hamam Bar-it natën e mbrëmshme.

Nën tingujt e kitarës dhe harmoninë e zërit të dy këngëtareve audienca sa vinte e shtohej.

Këngëtaret i ftuan publikun që të këndojnë e të krijojnë tinguj së bashku.

Anipse ora gati po shënonte 2 gjallëria po mbante në këmbë të gjithë. Tingujt e kitarës, duartrokitjet e publikut, zëri ëngjëllor i këngëtareve i dhane hapesirës shkëlqimin e duhur.

Me këngë të zgjedhura dhe entuziazmin më të madh që gjenden në Kosovë ato filluan të tregojnë historitë e këngëve dhe lidhjen e tyre shpirtërore me Kosovën.

Këngët e shkruara nga vetë ato trajtonin tema të përditshmërisë për grindjet, ndarjet e mbi të gjitha dashurinë.

Në çdo varg e melodi dikush në fillim apo atje në fund e gjente veten.

Kjo i lëshoi vendin përqafimeve, lëvizjeve të ngadalta dhe përjetimit të këngëve.

Çdokush po kënaqej, por më së shumti duket se u kënaqen këngëtaret dhe kitaristi falë publikut mirënjohës dhe bashkëpunues.

Koncerti ka përfunduar, por sot ende na jehon në kokë zëri i tyre.

 

add a new comment

CONTACT


Contact In Details

Address

Str. Zenel Salihu Z4 -S3 00022 (0.52 mi) Pristina 10 000

Phone

+381 (0)38 221512 - 09:00am - 17:00pm

Email

femartfest@gmail.com