by Admin

Konfrontim me Poezi: Flutura Balaj në Festivalin Femart

Sonte Flutura Balaj do të performojë slam poezinë e saj për herë të parë. Kur takohem me të ajo është duke përgaditur për performancën, e cila do të shoqërohet me koreografi nga Fjolla Hana, dhe po ashtu është duke marrë pjesë në panairin e shkencës në Shkollën Amerikane. Definivisht nuk kam qenë aq aktive si gjimnaziste, dhe definitivisht nuk kam pas guximin për të dalur para çfarëdo publiku – sidomos me slam poezi, njëra prej formeve më konfrontuese të poezisë.

Nëse Balaj ka ethe, nuk vërehet. Poezitë e saj do të intrepretohen në formën e monologut, dhe do të prekin tema të nxjerrur nga jeta e saj: marrëdhëniet me njerëz, dallimet që bëhen midis gjinive, dhe koncepti i ofendimit apo bullying. Slam poezi nuk është një formë e përhapur e poezisë në Kosovë, po supozoj për shkak se është shumë konfrontuese për poezitë si i kemi mësuar në shkollë: një renditje e fjalëve të bukura, jo domosdoshmërisht me përmbajtje rebeluese apo personale. Një përjashtim mund të jetë Jonida Beqo e Shqipërisë, e cila ka fituar çmime në SHBA për poezitë e saj të përformuara (morri pjesë madje në edicionin e kaluar të Festivalit Femart).

Por udhëtimi i Balaj-s deri te slam poetry ndodhi në mënyrë spontane. “Unë kam shkrujt slam poetry pa e dit çka është”, thotë ajo. Ajo spjegon se si një shoqe e saj i kishte dërguar një performancë e quajtur “Hi, I’m a Slut” (Tung, jam kurvë) nga slam poetja amerikane Savannah Brown – një moment ku Balaj i tha vetës, “hej, edhe unë kam bo këtë send!”

Deri tani Balaj ka shpërndarë slam poezitë e saj vetëm me shoqërinë e ngushtë – dhe pas dy edicione si përcjellëse e Festivalit Femart vendosi të aplikojë për të marrë pjesë si artiste së bashku me dy shoqe tjera. E pyes Balaj-in nëse është vështirë të bësh slam poezi në një vend sikur Kosova, i cili është preokupuar me konceptin e “fytyrës” publike – dhe një vend i cili shpesh hedh poshtë botën e mbrendshmë të grave – sidomos kur ato janë ende tinejxhere. “Mvaret prej publikut. Mundet me qenë gjithçka shumë lehtë nësë audienca është e hapur. Nëse janë më konzervativ, ka me qenë si me ja shtyp veshin.”

Balaj ka performancën sonte në Teatrin Oda, mënjeherë pas shfaqjës teatrale “Copë Copë”. Për më të rejat nga festivali, na ndiqni në këtë webfaqe, apo në faqën tonë në Facebook, Twitter, dhe Instagram.

add a new comment

1 Comments

Linx Nov 20, 2016

You’ve imreesspd us all with that posting!

CONTACT


Contact In Details

Address

Str. Zenel Salihu Z4 -S3 00022 (0.52 mi) Pristina 10 000

Phone

+381 (0)38 221512 - 09:00am - 17:00pm

Email

femartfest@gmail.com