by Admin

Malli për Afërsi: Zymyrte Hoxhaj dhe Adela Jusic në Femart

Femart prezentoi një seri pjesësh në galerinë e Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës, duke drejtuar publikun përmes shumë hapësirave. Ekzibicioni filloi me një reprizë më se të kërkuar të vallëzimit “Revoltë Kundër Dhunës” të Fitore Berishës, interpretuar nga performuesit Agnes Nokshiqi dhe Tristan Halilaj. “Revoltë Kundër Dhunës” është një tregim dashurie që shpejt merr një kthesë të errët. Dy protagonistët tanë zbulojnë njëri-tjetrën nëpërmjet butësisë dhe lëvizin njëzëri, përmes përqafimeve. Është e butë derisa më nuk është, dhe Halilaj e mbizotëron Nokshiqin me dhunë. Një alegori e mënyrës se si njerëzit që na duan mund të jenë dhe ata që mundohen të na shkatërrojnë, narrativa përfundon me përmbajtjën e Halilaj nga litari [bukfal] i Nokshiqit. Në thjeshtësinë e saj, “Revolta” është një thirrje për rebelim kundër abuzimit, në veqanti abuzimi që kryhet nën emrin e dashurisë.

Agnes Nokshiqi dhe Tristan Halilaj duke performuar “Revoltë Kundër Dhunës” të Fitore Berishës. Fotografe: Majlinda Hoxha

We are then ushered into the next space of the gallery, where video artist Adela Jusic’s 2011 piece “When I Die, You Can Do What You Want” is screened. The entire video is a single shot of Jusic gently applying die to her grandmother’s hair while narrating stories from her life. In a whisper, Jusic speaks in her grandmother’s voice, talking about war, poverty, corruption, hatred – but also love for her children, her husband and her neighbors. The all too ordinary difficulties of her life are made intimate and immediate. Jusic’s grandmother serves a stand-in for all the grandmothers of this world who witness war, death and their families growing apart. Their wisdom is quiet and seldom asked for, and we feel that wisdom here, while watching an old woman get her hair dyed. Jusic’s position is that of an oral historian of sorts, sifting through forgotten stories of subjects that are usually ignored in official historical narratives and reproducing them as best as possible.

Shfaqja e “Kur të Vdes, Bej Cfarë të Duash” nga Adela Jusic. Fotografe: Majlinda Hoxha

Pastaj na fusin në hapësirën e ardhshme të galerisë, ku videoja e artistës Adela Jusic nga 2011, “Kur të Vdes, Bej Cfarë të Duash” po shfaqet. E tëra video është një inqizim i vetëm i Jusic duke vërë ngjyrë në flokët e gjyshës me butësi, dhe ajo duke treguar storje nga jeta e saj. Duke psherëtirë, Jusic flet në zërin e gjyshës së saj, duke folur për luftën, varfërinë, korrupsionin, urrejtjën – por edhe dashurinë për fëmijët, burrin, dhe fqinjët e saj. Të zorshmet e pazakonshme të jetës bëhen intime dhe të tanishme. Gjyshja e Jusic zën vendin e të gjitha gjysheve të botës të cilat kanë kaluar luftën, vdekjën, dhe familjet që duke u rritur largohen. Urtësia e tyre është e qetë dhe rrallë e kërkuar, dhe ne e ndjejmë atë urtësi këtu, duke e parë një grua të vjetër duke i lyer flokët. Pozita e Jusic është ajo e një lloj historianës gojore, duke kërkuar në mes tëtregimeve të vjetra të harruara të temave që shpesh injorohen nga narrativat zyrtare historike, dhe duke i riprodhuar më së miri që mundet.

 

Pas errësirës së shfaqjës, publiku nxerret në ndriqimin e një mesdite Prishtinore. Kabina e vogël e pluhurosur që qëndron (zakonisht e papërdorur) përpara galerisë tani ka një telefon të stilit të vjetër rrotullues brenda saj. Dizajnereja dhe artistja vizuele Zymryte Hoxhaj na inkurajon të hyjmë brenda dhe të hapim telefonin, e cila është pjesë e audio-instalacionit “Babi pse brengosesh”. Një melodi e vockël dëgjohet kur e vë telefonin në vesh, por nuk mund të bijë në fije se çka po dëgjoj. Është definitivisht shqip, definitivisht e vjetër, dhe definitivisht patriotike, ku një vajzë e vogël po këndon: “Babi pse brengosesh, kur unë jam krenare që jam bija jote, e që jam shqiptare.” Kënga, sigurisht, është një hit i Sinan Vllasaliut nga 1990-tat, në të cilën Sinani i rrethuar merr fuqi nga vajza e tij, Edona, për të rezistuar regjimin serb në Kosovë. Fjalët “e që jam shqiptare” përsëriten, dhe tensioni ndërmjet politikave të rezistencës dhe roleve gjinore lënë të kuptohen në mënyrë ironike. Një nga projektet e kaluara të Hoxhaj ishte një film dokumental (Smajl) mbi udhëtimin e familjës së saj nga Kosova në Gjermani – mënyrat kontradiktore në të cilat gjinia, seksi, dhe kombëtarizmi negociohen në diasporën shqiptare janë çështje të cilat ajo tashmë ka hulumtuar gjerësisht. Ky audio-instalacion, me telefonin e vjetër rrotullues dhe zërin e vajzës së re të Vllasaliut duke u identifikuar me krenari me babain dhe kombin shqiptar, na shtyjnë të mendojmë për këto negociata të ngarkuara emocionalisht.

Audio-instalacioni i Zymryte Hoxhaj, “Babi pse brengosesh” në Femart Festival. Fotografe: Majlinda Hoxha

add a new comment

CONTACT


Contact In Details

Address

Str. Zenel Salihu Z4 -S3 00022 (0.52 mi) Pristina 10 000

Phone

+381 (0)38 221512 - 09:00am - 17:00pm

Email

femartfest@gmail.com