by Admin

Mbrëmë: Dashnoret e Pikasos u sollën në jetë

Gjëja e parë që mësova nga performanca e së premtës Dashnoret e Pikasos: Picasso ka qenë i tmerrshëm ndaj grave në jetën e tij. Marrëdhëniet e tij me gratë ishin abuzive dhe nganjëherë tërësisht poshtëruese, me martesa të shumta, lidhje dashurishë të vazhdueshme (dhe ndonjëherë në lidhje të shumta në kohë të njëjtë) dhe marrëdhënie herë të mira e herë të këqia me fëmijët e tij. Picasso është cituar se i shihte femrat ose si “përendesha apo si qilim dere për këmbë.”

Dramaturgu irlandez Brian McAvera e shkroi Gratë e Pikasos për t’i dhënë grave që e dashuruan dhe e ndihmuan karrierën Pikasos një zë për të treguar historitë e tyre. Ka pasur Olga Khokhlova, një balerinë ruse dhe aristokrate e cila ishte bashkëshortja e parë e Pikasos. Ai e braktisi atë dhe fëmijën e tyre kur ai u takua me Marie-Therese Walter, një grua të re me të ciën ai e filloi një lidhje dashurie kur ajo ishte shtatëmbëdhjetë vjeç. Pikaso nuk pranoi të divorcohet nga Khokhlova, në vend të kësaj ai zgjodhi që të mbetej ligjërisht i martuar në mënyrë që të mos e ndajë pasurinë e tij me të. Walter i lidni Pikasos një bijë , dhe poashtu u braktis kur Pikaso u takua me të dashurin e tij të radhës, fotografën e shquar Dora Maar. Kur Maar u diagnostikua me probleme të shëndetit mendor, ai e konfirmoi atë në një institucion ku ajo u trajtua me terapi të elektroshokut. Gjatë marrdhënies së tij me Maar, ai e filloi një lidhje dashurie me piktorën Francoise Gilot dhe, në mënyrë krjetësisht të parashikueshme, ai e braktisë edhe atë. Pas disa dashnoreve më vonë, kishte një Gaby Lespinasse, një grua që ishte tanimë në një marrëdhënie me një burrë tjetër, kur ajo filloi një lidhje të shkurtër dashurie me Pikason.

“Picasso’s Women.” Fotografja: Majlinda Hoxha

Këto gra dhe të tjerat u sollën në jetë nga një seri e tetë monologjeve të McCavera, ku secila i përkushtohet nga një gruaje prej te ndryshmeve në jetën e Pikasos. Një lexim skenik i pjesëve të zgjedhura të dramës që shfaq personazhet e Khokhlova, Walter, Maar dhe Lespinasse është interpretuar të premten në mbrëmje, si pjesë e programimit të teatrit Femart, nën drejtimin e Arbnesha Grabovci- Nixha.

Personazhi i Khokhlova-s, është përshkruar nga miqtë e Pikasos si e inatosur dhe e djallëzuar, e portretizuar me humor dhe hijeshi “A dëshiron ndonjë grua të jetë e padurueshme?”, Pyet ajo audiencën, teksa përshkruan negocimin me burrin e saj të divorcuar për gjëra të tilla si pagesa e faturave të energjisë elektrike, apo përkushtimin e vëmendjes ndaj fëmijës së tij. Walter, edhe vetë një fëmije kur ajo nis lidhjen e saj me Picason 45 vjeçar, është e padjallëzuar, që beson në dashurinë e tij ndaj saj dhe fëmijës së tyre (Walter në jetë të vërtetë përfundon e vetvarur në një garazh në vitin 1977). Maar, një artiste e respektuar para se të niste lidhjen e saj me Pikason, e akuzon atë të ketë pasur bindje politike të rreme (Picasso, një kundërshtar i që të dy regjimeve, të Frankos në Spanjë dhe pushtimit nazist të Francës, ka jetuar në Paris gjatë regjimit nazist. Atij iu lejua të vazhdojë të punojë, dhe disa thonë se atij ju dha një trajtim i veçantë për shkak të famës së tij. Shoku i tij i kahmotshëm Max Jacob, një poet, si dhe një nga mbështetësit më të hershëm të punës së Pikasos, nuk ishte aq me fat. Si çifut që ishte, u arrestua menjëherë dhe vdiq teksa po e dërgonin në kampin e përqendrimit në Auschwitz). Gaby Lespinasse thjesht e përshkruan atë si një “qen”.

“Picasso’s Women.” Fotografja: Majlinda Hoxha

Tregimet e njerëzve të mëdhenj janë plot me anekdota të ngjashme për të cilat shumica e njerëzve asnjëherë nuk kanë gjëgjuar dhe nuk i dinë. Shumica prej nesh e njeh Picasso-n vetëm si një mjeshtër të madh të Lëvizjes kubiste, si krijues i Guernikës dhe si një nga emrat më të rëndësishëm të artit të shekullit 21. Dashnoret e Pikasos na përkujton se madhështia gjithmonë ndihmohet nga ata që japin dashurinë, mbështetjen, kreativitetin dhe energjinë intelektuale të tyre, për krijuesin. Të gjitha këto gra dhanë prej vetvetës në punën e Pikasos, dhe është e drejtë që të paktën t’i dimë emrat dhe historitë e tyre.

Për më shumë imazhe nga performanca e mbrëmshme, klikoni këtu.

add a new comment

CONTACT


Contact In Details

Address

Str. Zenel Salihu Z4 -S3 00022 (0.52 mi) Pristina 10 000

Phone

+381 (0)38 221512 - 09:00am - 17:00pm

Email

femartfest@gmail.com