by Admin

Mbrëmë: Të jesh rehat në lëkurën tënde

Pa e ditur, mbrëmë Deirdre Morris sfidoi çdo pritshmëri që shoqeria tradicionale shqiptare ka për sa i përket trupit të gruas: se trupat e grave nuk janë të destinuara për t’u parë, dhe se një grua që e shfaq trupin e saj është e përdalur, lavire, budallaqe, një objektiv i përbuzjes dhe talljes. Performanca e Morris, Cracks Are How The Lights Get In (Të Çarat Janë Se Si Futet Drita), është një mësim për lëndushmërinë, pushtetin dhe marrëdhënien e tensionuar që gratë kanë me trupat e tyre. Performanca është ndarë në disa skena episodike e shoqëruar me projektime pamore dhe video të projektuara, disa lëvizje janë të shoqëruar me narracion, por jo të tjerat.

“Cracks Are How The Light Gets In.” Fotografja: Majlinda Hoxha

“Lëkura ime është më e mirë në errësirë,” Morris i thotë audiencës, duke na treguar historinë se si trupi i saj njolloset kollaj nga rrezet e diellit, se si nëna e saj vendoste fasha dhe kortizoll mbi njollat e saj për t’i bërë ato më pak të dukshme kur ajo ishte fëmijë, dhe si ajo vendosi që të ndalojë përpjekjet për të ndryshuar pamjen e lëkurës së saj. Kjo u pasua nga një histori mbi atë se si ajo ndihmoi që të nxjerrë vëllain e saj nga një pellg i ngrirë, dhe se si ai u sikletos që u shpëtua nga një vajzë. Ndërsa ajo po e transmetonte historinë, ajo performonte kryesisht para një prapaskenë të zezë.

Në një tjetër episod skene, e veshur në një fustan të bardhë dhe duke performuar në një karrige, një inçizim i zërit të Morris na tregon historinë e marrëdhënies së saj me dy gjyshet e saja dhe mësimet që ajo i kishte marrë prej tyre. Zëri në sfond duket sikurse të ishte një bisedë intime, të tillë që dy persona kanë kur rrinë ulur vetëm duke pirë kafe.

Në skenën e fundit, ajo krijon një tel të improvizuar për tharjen e rrobave, dhe flet për miqësitë që ajo i lidhë me dy gra në Nju Jork, ndërsa i varte rrobat jashtë për tu tharë. Ajo flet për të qenit valltare e re dhe e varfër në Nju Jork, dhe se si tregimet e këtyre grave të jetesës në Itali dhe Bullgari i dhënë asaj një dritare për të shikuar në një botë tjetër. Është komentim i dykuptimtë mbi rolin e traditës në këto shoqëri që i duken asaj të huaja, shoqëritë që ende theksojnë traditën, dhe komunitetit ndërmjet grave që është krijuar duke i bërë bashkërisht punët shtëpiake tradicionalisht femërore, ashtu si varja e rrobave për tharje.

“Cracks Are How The Light Gets In.” Fotografja: Majlinda Hoxha

Pamorja e unifikuar e Cracks Are How the Light Get In është ajo e një kutie të dritës, një e tillë në të cilën Morris përpiqet të futet, madje edhe kur hapësira në kuti nuk i mundëson të qëndrojë apo lëvizë. Brenda asaj kutie është liria e caktuar për të, dhe tek performanca vazhdon kjo bëhet gjithnjë më e vogël dhe më e vogël, derisa për audiencën mbeten të dukshme vetëm sytë e saj. Ajo nuk duhet të shpjegojë se çfarë do të thotë kjo. Kufizimet e trupit, kufizimi i hapësirës së lirë, është diçka që çdo grua dhe grup i margjinalizuar mund ta kuptojë.

Performanca e Morris u pasua nga poetja dhe interpretuesja Jonida Beqo, me emër skene Gypsee Yo. Si dikush që është lodhur dhe ngopur me poezi shqiptare që është e vdekur, me një rimë të përkryer dhe në kohë të përkryer, është si një ajër i freskët kur vërtetë sheh poezi të performuar me pak pasion. Pasi e gjallëroi audiencën me një bisedë jo formale mbi poezinë slam dhe si ajo filloi të performonte kur jetonte jashtë vendit, ajo u fut drejt në Autobiography (Autobiografi), një vepër që sjell dëshminë për padrejtësitë historike nëpër kohë dhe hapësirë. Disa vargje i referohen drejtpërdrejt viktimave të luftës në Kosovë, dhe familjeve që presin kthimin e eshtrave të tyre për t’i varrosur.

Gypsee Yo (Jonida Beqo). Fotografja: Majlinda Hoxha

The Sea of Unforget, (Deti i të Paharrueshmës) ajo përshkruan përvojën e të qenit rrobaqepëse për gra pasanike dhe të privilegjuara në Alabama, në Ema’s Song (Kënga e Emës), ajo i kushton një këngë dashurie bijës së saj (është sikurse një verzion i rifreskuar dhe më shumëngjyrësh i “If” të Rudyard Kipling), në The Year of Machine Gun Serenades (Vitin e Serenatave të Mitralozëve) ajo përshkruan përvojën e rënies në dashuri në një vend që është në shkatërrim e sipër. Në një poemë tjetër që siç duket nuk mund ta gjejë askund në internet, Beqo flet në një anglishte të çaluar, duke treguar historinë e kalimit të kufirit në SHBA, dhe humbjen e identitetit dhe dinjitetit kur udhë ton nga pjesa e joprivilegjuar e botës në vendin e bollëkut. Unë u ndjeva sikurse po i përjetoja këto eksperienca së bashku me të, dhe nuk është punë e lehtë jo vetëm të rrëfesh historinë tënde, por që ti bëshë të tjerët të jetojnë në përvojën tuaj. Brohoritjet në këmbë për Beqo-n ishin më tepër se të merituara, dhe ajo është poetja shqiptare e ime e preferuar për momentin.

Gypsee Yo (Jonida Beqo). Fotografja: Majlinda Hoxha

Fotografitë e Salome Kokoladze u bënë jehonë referencave të Morris ndaj trupit, me imazhe vetë-reflektuese të grave: gratë me dhimbje, grate e lidhura me fasha dhe gratë në vetmi. Disa nga imazhet u shoqëruan me vjersha, duke përfshirë edhe Call me a Whore (Më quani Lavire), që duheni patjetër të lexoni.

add a new comment

CONTACT


Contact In Details

Address

Str. Zenel Salihu Z4 -S3 00022 (0.52 mi) Pristina 10 000

Phone

+381 (0)38 221512 - 09:00am - 17:00pm

Email

femartfest@gmail.com