by Admin

Me i dhanë “shpirt” dizajnit

Cdoherë i kam pa, apo të paktën jam përpjekë me i pa të ndamë artin e teknologjinë. Arti asht ndjenjë, arti frymon me ty a ti me artin. E teknologjinë në anën tjetër, e kam konsideru si rruga ma e shpejte me e vra artin, me i’a marrë magjinë. Ani pse në artin konceptual sidomos, teknologjia cdo ditë e me shumë po gërshetohet me veprat artistike. Por të konsiderosh teknologjinë nga nji botëkuptim filozofik, a artin si inspirim për teknologjinë, asht nji perspektivë e re që në FemArt e solli Leart Zogjani nga Kokrra së bashku me Abetare Gojanin nga Ipko Foundation. Momenti që Learti filloi me e shpjegu ndërlidhjen që i dha ekipi nga Kokrra e bënin në mes të artit, filozofisë, e teknologjisë, që moment që shumicën nga ne na prezantoi me një anë me ndryshe të punës së dizajnerëve e artit në teknologji në përgjithësi, e që na boni aq shumë për vete.  Ndër të tjera, Learti e theksoi që për ta, procesi i krijimit të nji vepre, po e quaj vepër sepse do të tingëllonte shumë teknike po ta quaja thjeshtë dizajn, asht ma i rëndësishëm se sa vetë produkti final. Dicka që ne rallë mundemi me e ndëgju prej njerëzve të teknologjisë. E shumë herë vetë procesi e determinon se cfarë do jetë produkti final. Për ekipin e kësaj kompanie të re po me kaq vision të pasun, nji krijim duhet të ketë patjeter dashni, e kur dicka punohet me dashni s’mundet me qenë gabim.

Kur Learti e Abetarja folën per DocuTech, nji prej konferencave vjetore ma të mëdha në vendin tonë për teknologjinë, une u kënaqa me mënyrën qysh Learti e përshkroi moton e këtij edicioni “Fear, Hope, and Everything else” (Frikë, Shpresë, dhe Gjithcka tjetër). Ne si qenie njerëzore të zhveshun prej njohurisë, e kemi frikë të panjohurën, deri sa e panjohura të bahet shpresë. Teknologjia për ne si dicka e panjohun asht e frikshme, deri në momentin që ne e formësojmë njohurinë tonë në atë mënyrë që të frikshmen të shohim si të dobishme dhe si shpresë për të ardhmen.

Një ndër gjanat e vecanta të FemArt pos tjerash, asht pikërisht laramania që ky festival sjellë. Gjatë ditës ne kaluam nga nji punëtori mbi shëndetin riprodhues e seksual të grave, në takim me poete, në nji panelë mbi teknologjinë pastaj. E përbashkëta e këtyre aktiviteteve asht qëllimi për të ngritë e diskutu qashtjet e artit, aktivizmit, e feminizmit nga perspektiva të ndryshme. Lajmi i mire nga ky panelë që numri cdo ditë në rritje i vajzave që angazhohen në fushën e teknologjisë, e që po arrijnë me e gjetë veten në tregun e punës pikërisht në këtë fushë. Po besoj se shumë vajza të pranishme gjetën inspirim e motiv për tu kyqyr në këtë botë e pse jo në një të ardhme të afërt të zbehim dallimet gjinore në këtë fushë.

add a new comment

CONTACT


Contact In Details

Address

Str. Zenel Salihu Z4 -S3 00022 (0.52 mi) Pristina 10 000

Phone

+381 (0)38 221512 - 09:00am - 17:00pm

Email

femartfest@gmail.com