by Admin

Mësimi i mbrëmshëm: Prekshmëria dhe guximi

Performanca e mbrëmshme Cracks Are How the Light Gets In nga Deirdre Morris, si dhe slam poezia e Jonida Beqos, të dyja këto, ishin mësime mbi lëndueshmërinë dhe forcën. Pjesët e performancës së Morris përfshinë lakuriqësi të plotë, dhe unë nuk arrita dot të mos ndjehem e tensionuar njëherit që u zhveshën rrobat: nuk doja që dikush të hedhë poshtë atë që po ndodhte në skenë, ngaqë ajo ishte e zhveshur lakuriq.

E ndjeva presionin e çdo komentuesit anonim në internetin shqiptar i cili thotë se një grua që tregon lëkurën është një grua që kërkon vëmendjen seksuale, dhe asgjë më tepër. Doja ta mbroja Morris nga ato mendime dhe ato reagime, dhe instinkti im i parë ishte që në qoftë se dikush qesh, unë do t’i vrasë. Pavarësisht nga ajo që audienca ishte duke menduar, ka pasur një heshtje të respektueshme gjatë pjesës më të madhe të performancës. Neve na u desh ta adresojmë lakuriqësinë e saj dhe të ndjejmë çfarëdo emocionesh që i provokoi – ndonëse Morris ishte i vetmi person lakuriq në dhomë, ajo e mbajti më së shumti pushtetin.

Beqo pati një sfidë tjetër për ta tejkaluar: pas një ore ulur në ulëset e tyre, një pjesë e madhe e audiencës u nevrikos (unë e fajësojë nevojën për pushimet e pirjës së duhanit) dhe filluan t’i braktisin ulëset e tyre. Po të kisha qenë në vendin e saj, unë mbase do të kisha plasë nga pasiguria po në atë moment.

Si një profesioniste e vërtetë, ajo u fut në performancën e saj me një shije. Ajo na shpiu nëpër jeten e saj, na njoftoj me familjen e saj, e përshkroi natën kur e bija e saj u ngjiz, qeshi me gjuhën angleze të saj dikur të dobët, e vrerosur për atë që la pas dhe për atë që familja e saj pësoi në Shqipëri – me humor të mirë, hijeshi, dhe besim në vetvete. Njerëzve të cilët qëndruan ulur në ulëset e tyre ajo u dha të tërën e saj duke e ekspozuar veten, lythat dhe të gjithën. Një përkujtim që na sjell në mend se edhe ne duhet të përpiqemi ta bëjmë të njëjtën gjë.

add a new comment

CONTACT


Contact In Details

Address

Str. Zenel Salihu Z4 -S3 00022 (0.52 mi) Pristina 10 000

Phone

+381 (0)38 221512 - 09:00am - 17:00pm

Email

femartfest@gmail.com