by Admin

Modele feminizmi në FemArt

Përderisa po flisja me një nga vullnetaret e festivalit, ajo më tregoi se ishte duke shkru nji punim mbi gratë aktiviste shqiptare, me fokus të burgosurat politike. Është interesante madje edhe vetë termi e burgosur politike sepse jemi mësu me termin i burgosur politik, që pavetëdije na shtyen ta anashkalojmë  faktin që në mesin e të burgosurëve politik kishte edhe gra. E ky keq-interpretim u verejtë edhe nga një vullnetar tjetër aty, i cili gjatë diskutimit të kësaj teme shprehu habinë se paska pasur edhe gra të burgosura politike. Ne në përpjekje për ti sqaru më tutje, ndër të tjera e përmendëm Shukrije Gashin, e burgosur në prill të vitit 1983 nga policia Serbe sa ishte studente në fakultetin ekonomik për shkak të aktivitetit të saj kundër regjimit Serb, në mbrojte të drejtave të njeriut. Shukrijen ndryshe e njohim si Shuki, e si Shuki ka shume gra të tjera që u arrestuan për aktivitetin e tyre në mbrojtje të drejtave të njeriut. Shukin e njohim si një ndër të burgosurat politike, si aktiviste për të drejtat e njeriut dhe si shkrimtare. Por megjithatë  jo shume dinë për punën e saj. Shuki punon në mision për ta avancu shoqërine civile, me fokus në menaxhimin e konflikteve në Kosovë dhe jashtë saj. Ajo punon ngushtë me partnerët ndërkombetarë. Si rezultat i punës së saj për më shumë se 20 vite, si ndërmjetësuese dhe krijuese e paqes, në vitin 2006 ajo u nderua me cmimin “Gruaja krijuese e paqes 2006”, nga Insituti për Paqe dhe Drejtësi të Universitetit të San Diegos në SHBA. Në mesin e 4 grave të botës poashtu është shpallur qytetare nderi e San Diegos.

Në FemArt, në panelin modelet e feminizmit, Shuki bashkë me Delina Fico, feministe aktiviste nga Shqiperia që ndau punën e saj intelektuale e aktivizmin e saj shumë vjeqarë me ne, e me moderatore gruan që u shpërblye me cmimin ndërkombetarë për guxim, Valdete Idrizi, u dhanë mundësinë të pranishmëve të njoftohen me një anë më ndryshe, më personale të secilës aktiviste.  Me këto tri gra të suksesshme, të pranishëm qenë studente të shumtë që qenë të interesuar të diskutonin feminizmin në Kosovë dhe Shqipëri dhe pati shumë pyetje interesante. U diskutua mbi konceptin e interseksionalitetin si një koncept i ri në fushën e studimeve feminste, dhe për llojet e ndryshme të feminizmit. Mbi të gjitha në patëm rastin me u njoftu mbi veprimtarinë e Shukit qysh nga mosha e re, ajo para nesh solli rrëfimet e saj të fëmijërisë. Ajo lindi me bindjet e saj feministe, dhe i zhvilloi ato bindje në aktivitetin e saj me kalimin e kohës. Një nga tregimet që Shuki ndau me ne, e që cdoherë përfundonin me duatrokitje nga publiku qe tregimi mbi lojëra mundjesh që zhvillonte me djemtë kur ajo ishte në moshë të re, e që cdoherë dilte fitimtare përballë tyre. Pikërisht nga këto lojëra Shuki morri nofkën “Herkules” nga babai i saj, për shkak të forcës së saj fizike dhe guximit për t’iu kundërvy gjinisë që zakonisht konsiderohet si më e fortë fizikisht.

Një nga kujtimet e Shukit nga fillimet e aktivizmit të saj ishte padyshim koha kur gratë në rajon, pavarësisht nga cili vend ishin, ndanin luftën e njejtë kundër shtypjes dhe ishin të bashkuara përtej kufinjëve për këtë luftë në cdo kohë. Sic e kujton Shuki, feminizmi nuk kishte kufinjë, nëse gratë në Shqipëri apo Bosnje ngritnin zanin dhe protestonin shtypjen, ne nga Kosova shkonim atje bashkë me to. Mbi të gjitha, përkundër punës së saj të madhe, Shuki mbetet një grua modeste e cila edhe nese nuk do të flasë shumë rreth punës së saj, është e pandalshme dhe më shumë se përmes fjalëve ajo flet përmes veprimtarisë së saj.

add a new comment

CONTACT


Contact In Details

Address

Str. Zenel Salihu Z4 -S3 00022 (0.52 mi) Pristina 10 000

Phone

+381 (0)38 221512 - 09:00am - 17:00pm

Email

femartfest@gmail.com