by vesa

MURALI I FEMART

FemArt përsëri ka turpëruar qytetarët e Prishtinës me një murale që tregon se si gratë përballen me pengesa çdo ditë dhe vazhdojnë të pushtojnë, një pamje të vërtetë të një perëndeshës. Përveç shumë paneleve, ekspozitave, shfaqjeve dhe koncerteve, stafi i Femart vendosi të ndriçojë gjërat pak dhe të shtojë vulën e vet në festival.

Në vend që të shfaqin vetëm punë dhe ide nga gra të tjera, Femart organizoi 10 gra/vajza për të pikturuar një mural si pjesë të festivalit. 9 nga gratë ishin studente të Fakultetit të Arteve në Universitetin e Prishtinës: Aurela Hajdini, Rrezarta Berbatovci, Olta Qeska, Aurrita Katona, Drenusha Dalipi, Puhizë Mjeku, Renea Begolli, Albana Bislimi dhe Luiza Thaqi, të cilat u mentoruan nga Rudina Xhaferri.

Muri që u shndërrua në një mesazh të fuqishëm u vendos në krye të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Studentët punuan në të gjatë gjithë kohëzgjatjes së festivalit.

Aspekti më i fuqishëm i muralit ishte mesazhi që qëndron pas tij, duke portretizuar një grua që kapërcen shumë vështirësi gjatë jetës së saj, që në fund të gjithë kalimtarët ta shohin e të kënaqen. Ai që fillimisht ishte veç një mur me tulla e cement, tash u shndërruar në një copë të bukur arti kuptimplote.

Nëse kaloni ndonjëherë nga murale, ju mund të shihni hapa që zvarriten gjatë gjithë rrugës për fytyrën e kësaj gruaje të bukur me flokë dielli, ashtu si një perëndeshë duhet të duket.

Hapat janë në një ngjyrë të bukur lavanderi, me flakë në skajin e djathtë të tyre, duke simbolizuar se si të gjitha rrugët tona nuk janë aq të qeta dhe të thjeshta.

Një tjetër aspekt intrigues i muralit ishin 5 njerëz të ngjashëm me formën e tërhequr në këndin e poshtëm të majtë. Çdo person kishte një strukturë të ndryshme, me forma dhe ngjyra të ndryshme.

Këta njerëz të pikturuar nga Renea Begolli ashtu siç i shpjegonte ajo ishin pjesë të portreteve e të pjesëve të ndryshme të çdo gruaje. Nuk janë të gjitha grate të njëjta, janë më komplekse sesa mund ta marrim me mend. Mesazhi më i rëndësishëm është që të duam çdo pjesë tonën.

Murali është një rrugë për të treguar të vërtetën për gratë, atë që mundohen gjithmonë ta fshehin.

Është një përfaqësim se si arti mund të ndihmojë të tregojë këtë të vërtetë në vend të përdorimit të fjalëve, paneleve dhe debateve. Kur ngjyra godet sipërfaqen, është në dorën e artistëve të zgjedhin çka duan të tregojnë dhe historinë që duan të tregojnë. Dhe muret treguan një histori shumë të fuqishme atë ditë: se të gjitha gratë janë perëndesha.

 

Shkruar nga Vesa Prapashtica

Perkthyer nga Fjolla Hajrizaj

add a new comment

CONTACT


Contact In Details

Address

Str. Zenel Salihu Z4 -S3 00022 (0.52 mi) Pristina 10 000

Phone

+381 (0)38 221512 - 09:00am - 17:00pm

Email

femartfest@gmail.com