Nata e dashnisë’

Me të shkëlqy sytë, me e hapë zemrën, e më ngrohë shpirtin, ashtu ishte planifikuar natë e shtunë.

12065641_886370234765709_3213316523006988140_n

Mbrëmë, teatri Oda ishte kthyer magjishëm në ato dhomat e bukura që të kënaqin imagjinatën…

Ishte shëndrruar në një ambient që ngjasonte me shtëpinë, rahatia e saj rrëmbeu zemrat e gjithë atyre që qenë përballë.

Nata ishte e veçantë dhe ju dedikohej të gjithë atyre që kishin zemrën e mbushur plotë dashni’. E kush di ta shprehë më bukur dashninë’ me vargje e këngë se Elina Duni?

E ngjitas saj në ndihmë i doli Bessa Myftiu, e cila rrobëronte zemrat e të pranishmëve me letërsinë fjalë pak.

Dy mikeshat e jetës (nënë e bijë) ndanë skenën duke dhuruar magji dhe emocion.

12118929_886370801432319_9123935650475740562_n

Filloi me vargje e madhja Myftiu dhe u përcollë nga haromonia e këngës së bukur të së mrekullueshmes Elina Duni.

Performancë për t’u lakmuar, ishte plotë jetë…

Vargje dhe këngë autoriale që shpalosnin mallë. Të dy artistet e njohura jetojnë dhe veprojnë aty ku nuk flitet shqip, por ato dëshmuan që zemra dhe mendja e tyre frymon në kujtime për tokën e bekuar shqiptare.

Të pranishme ishin edhe dy këngëtaret kosovare që shkruajtën histori me këngë, bilbili i këngës shqipe Nexhmije Pagarusha dhe Shpresa Gashi.

12118981_886370514765681_9106843593331200278_n

Si i gjithë publiku edhe ato u mbushën jetë tek sa po shihni performancën, madje Pagarusha e quajti unike dhe e puthi në ballë Elina Dunin.

12109023_886371394765593_4925551453157376212_n

Besa ishte ajo që shkëpuste tregime dhe vargje personale, ndërsa kënga e e bukur shqipe e Elinës fali një natë intime.

Fanatikët e leximit njohën librat si: “Miq të humbur”, “Rrëfime nga vendet e harruara”, “Drejt të pamundurës”, ndërsa adhuruesit e këngës u fasionuan nga tingujt e drejtpërdrejtë të muzikës së lirë.

FemArt organizoi një evenimet të tillë për të treguar edhe njëherë rëndësinë e artit në Kosovë, për të prezantuar fuqinë dhe madhështinë e gruas.

12109088_886370504765682_3702438300319350982_n

E shtuna u përmbyllë me këngën e bukur arbreshe “Moj e bukura More” duke e ngritur publikun në këmbë dhe duke bërë një natë të paharrueshme për shumë kënd.

 

add a new comment

CONTACT


Contact In Details

Address

Str. Zenel Salihu Z4 -S3 00022 (0.52 mi) Pristina 10 000

Phone

+381 (0)38 221512 - 09:00am - 17:00pm

Email

femartfest@gmail.com