NATËN MA

NATËN MA

SHKRUAN: FJOLLA HAJRIZAJ

Ndoshta mund ta mendoni si thirrje për të mos dalë natën, por ishte shumë më tepër e diçka krejt tjetër.

E keni parasysh kur lodheni nga gjithçka në jetë dhe nuk e dini as çfarë t’i merrni e as çfarë t’i jepni më asaj?

Në sallën e mbushur plot të teatrit Oda një nënë dhe një vajzë po zhvillonin një dialog, në dukje të parë normal.

Nëna që hante ëmbëlsira dhe vajza që kërkonte revolen e të atit për ta pastruar.

Cigare të njëpasnjëshme ndizeshin e fikeshin, prandaj dhe pritej diçka e dhimbshme.

Vajza filloi të ankohet për djalin e saj se nuk dinte njeri ku është dhe merrej me hajni.

Një lloj lufte dialektesh zhvillohej dhe në fund të çdo fjalie shtohej pjesa e vajzës

“Do vras veten ma”.

“Vdekja është çdo gjë. Vdekje është çdonjëri që unë e njoh, prandaj nuk kam frikë nga ajo!

“Familja është aksident. Ti nuk i zgjodhe!.

Brenda mureve të shtëpisë ishte një vajzë që vendosi të vdesë dhe një nënë që mundohej me çdo kusht ndryshe ta bindte.

“Dua të vras vetën të shpëtoj nga familja”-jehonin fjalët e vajzës, ndërkohë që karriget ishin zënë dhe kureshtja ishte në kulm.

Vajza vuante nga epilepsia, njëjtë kishte vuajtur dhe i ati i saj që ajo e kishte dashur shumë.

Nga ana tjetër ishte një nënë që përpiqej edhe pse çdo gjë që ajo bënte nuk mjaftonte për vajzën, siç nuk kishte mjaftuar as për të atin e saj që kurrë nuk e kishte dashur gruan.

Vajza e lodhur nga çdo gjë përsëriste se është rrëmujë jashtë e brenda, kujtonte shkurorëzimin nga burri dhe problemet e fëmijës së saj (droga).

“Dua që jeta ime të jetë më e mirë, por nuk e bëj dot”- çirrej vajza.

Ndërkohë që nëna tentonte e tentonte t’i bëjë qumështin me kakao edhe pse e urrente.

“Do të bëj gjithçka sonte vetëm për të te mbajtur gjallë” i thoshte nëna.

Ndërkohë që ajo kërkonte mollën me karamele, qumështin me kakao dhe vizatonte në dysheme për të luajtur në kufizimet brenda katrorit, çuditërisht rikthimi disa për disa minuta në fëmijëri e bëri të qeshte.

Dora e vdekjes po shtrihej në dhomë e nëna e gjorë qumështin që e urrente e piu me fund.

Erdhi koha që të shpalosen të vërtetat e jetës për sëmundjen e vajzës dhe të babait të saj.

(mos) arsyen pse ai nuk e kishte dashur gruan dhe arsyet pse vajza ishte shkurorëzuar me burrin!

Ai më mëshironte, nuk e desha dhe nuk më deshi- rrëfente gruaja dhe dukej se çdo ndjesi i kishte ngrirë.

E vajza tha se babanë e doja më shumë se ty, por më mbeti ca më shumë i panjohur.

E nëna i tha se nuk prishte punë se e kishte dashur mjaftueshëm për të dyja.

Vajza nuk dëgjonte lutje, nuk tundej para përgjërimeve e lotëve të nënën së moshuar që me ikjen e saj do e linte vetëm.

Ajo veshi fustanin e kuq, vuri buzëkuqin e ndezur që është shenjë e dëshpërimit të një gruaje, nëna mundohej më kot t’i thoshte që t’i bënte manikyrin e disa punë tjera.

Ajo ngjiti shkallët..

Si të lë të ikësh ti je fëmija im- i tha ajo

Unë jam ajo çfarë kam mbetur nga fëmija yt- iu gjegj.

E bëri shakanë e zezë për të fundit herë “O ma të ka pëlqyer prifti te varrimi babait, thirre edhe në timin”, qeshën e qanë njëherësh nënë e bijë.

Dritat u fikën, ra perdja… fund!

Natën ma! (Pra, natën ma ishte hera e fundit, kur ajo i tha natën e mirë nënës së saj)

Gjithçka mbaroi për t’i kthyer më pas 4 herë në skenë aktorët me duartrokitje, e fishkëllima.

Mos qofsha gabuar arti përveç mesazhit të dhuron edhe ndjenjat më të thella dhe si e tillë shfaqja mallëngjeu e i bëri të qajnë pothuajse të gjithë.

 

add a new comment

CONTACT


Contact In Details

Address

Str. Zenel Salihu Z4 -S3 00022 (0.52 mi) Pristina 10 000

Phone

+381 (0)38 221512 - 09:00am - 17:00pm

Email

femartfest@gmail.com