by vesa

Panel diskutimi për lëvizjet feministe

Fjolla Hajrizaj

Në FemArt gjithmonë ekziston një mënyrë apo një tjetër për të rimarrë çështjen e feminzimit dhe barazisë shoqërore.

Një panel diskutimi për “Lëvizjet Feministe” mblodhi gra dhe vajza aktiviste (feministe) nga: Serbia, Shqipëria e Kosova për të diskutuar e për t’u solidarizuar mes vete.

Adrijana Zaharijeviç, Luljeta Demolli, Tringa Kasemi, Gresa Hasa, Liri Kuçi, Krenare Loxhaj, Adelina Berisha, Blerta Avdili ishin panelistet e këtij sesioni të drejtuar nga Donjeta Morina.

Diskutim pas diskutimi për çështjen që ia dedikojnë punën e tyre të përditshme, paneli që kishte për të përfunduar në orën 13, zgjati dhe dy orë më shumë.

U radhitën shkaqet pse na duhet feminizmi jo si një lëvizje, por si mënyrë jetese.

Panelistet i dhanë zë çështjes se ende mes nesh ndihet prania e varësisë ekonomike të grave, dhuna në familje, mos përfaqësimi politik dhe përjashtimi nga politikbërja, politikat seksiste të arsimit dhe ngacmimet seksuale.

Lëvizja feministe duhet të shërbente si vetëkritikë për të reflektuar për problemet.

Adriana (Ana) nga Serbia tregoi se pjesën më të madhe të jetës së saj ia ka kushtuar problemeve gjinore. Ajo thoshte se të gjitha gratë dhe vajzat kudo qofshin i lidh rrugëtimi i përbashkët dhe tejkalimi i kufijve të paravendosur.

Është detyrë e jona që t’i ofrojmë komunitetit të vërtetat dhe njohuritë alternative.

Ajo pyetej se çka i jep shteti gruas, çka i merr dhe çfarë bën shteti në emër të gruas? Për gratë jo të suksesshme kujt i bën?

Ana na dha një shembull për të medituar më shumë për pozitën e gruas në shtet.

Diskutimin e vazhdoi Luljeta Demolli nga Qendra për Studime Gjinore në Kosovë e cila foli për bigaminë (martesën e burrave dy gra), përfaqësimin e grave në politikë dhe rolin e organizatave joqeveritare në promovimin e feminizmit.

Thoshte se duhen shtruar pyetje për metodologjinë feministe se” të jesh feministe është diçka tjetër dhe të punosh e të studiosh për feminizëm është diçka tjetër, kjo ma ka bërë jetën më të vështirë”.

Adelina Berisha nga Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës thotë se si fëmijë e ka pasur moto rebelimin.
Dhe ajo përmendi një gjë shumë me vend se si një vajzë e privilegjuar nga Prishtina nuk ka mundur të dijë specifikisht çfarë janë problemet, pa dalë të bisedojë me gratë nga çdo zonë dhe komunitet.

E zërin e grave të qytetit të bukur të Kosovës, Prizrenit e solli Tringa Kasemi e cila tregoi se në qytetin tradicional është rritur në një frymë patriarkale dhe kjo e ka frymëzuar për të krijuar FemAktiv.

Sado që komentet e para për lëvizjen e tyre kanë qenë sharjet dhe fyerjet kjo nuk i ka zmbrapsur nga kauza.

“Po të kishte barazi në familje, barazi ekonomike e shoqërore nuk do të ishim sot këtu! Gra po vdesin nga mendësia patriarkale dhe nuk duhet të na shfrytëzojnë vetëm për fushata politike, ku rëndom barazinë gjinore e përmendin”.

Krenare Loxhaj është një vajzë e re e cila tregon se feminizmi nuk është diçka që ajo është por diçka që ajo bën dhe rruga që e ka dërguar te feminizmi ka qenë veprimi i kundërt nga ajo që e ka parë në realitet.

Liri Kuçi solli shembuj të vetorganizimit feminist në Tiranë kur gratë dhe vajzat kishin bërë protesta për 1maj dhe për 8 mars për të adresuar problemin e punësimit të grave.

“Po propagandohet për gratë e kombinatit si arritje ekonomike kur ato nuk mund të shkojnë as në tualet gjatë orarit të punës dhe duhet të punojnë në cilëndo gjendje qofshin”.

Ajo tha duke se shpresonte që herën tjetër në panele për feminizmin të ketë edhe burra që të marrin një feedback se a po iu shkon për mbarë ligjërimi.

Pas saj fjalën e morri Blerta Avdili një e re e cila ka jetuar për shumë vjet në Amerikë dhe ka punuar për feminizmin.

“ U ktheva se e kuptova se sado që punoj për feminizëm në Amerikë gjithmonë do të jem një emigrante”

Edhe Gresa Hasa nga Tirana përmendi mënyrën e saj interesante se si filloi të interesohej për femizmin.

“Në shoqërinë tonë disa gjëra nuk shkojnë mirë vetëm se ke lindur vajzë në mesin e djemve. Këtu ke dy mundësi: të nënshtrohesh ose të reagosh dhe unë zgjodha të dytën”.

Gratë potencuan se nuk po luftojnë burrat, por po luftojnë të keqen. Folën edhe për kapitalizmin dhe implikimet e tij me feminizmin, mitin, fetë dhe kulturën dhe lidhjen e tyre me feminizmin.

“Ligjërimi feminist duhet të jetë vetëdija më e lartë politike, sepse ka shtypje sistematike e prandaj edhe gjinore.”

Këto janë vetëm disa nga elementet që e shoqëruan debatin e gjatë ku kënaqësia dhe ftesa për solidarizim mbizotëruan pavarësisht diversitetit në mendime dhe mënyrës se si gratë e shohin dhe punojnë për feminizmin.

 

add a new comment

CONTACT


Contact In Details

Address

Str. Zenel Salihu Z4 -S3 00022 (0.52 mi) Pristina 10 000

Phone

+381 (0)38 221512 - 09:00am - 17:00pm

Email

femartfest@gmail.com