by fjolla

PERFORMANCA PA NGJYRË, ME SHUMË NGJYRIME

Shkruan: Fjolla Hajrizaj

Publiku lëvizte gjithkund duke e pasur vëmendjen e tyre në çdo cep dhome.

Një vajzë e veshur në të bardha e shtrirë në tokë shqyente rrobat e saj, një këng melankolike në sfond shoqëronte veprimet e saj.

Në mes të dhomës një vajzë e veshur në të zeza ngjyroste herë me të bardhë e herë me të kuq një copë territori të kufizuar në dyshemenë e dhomës.

Tutje një djalosh herë i shtrirë e herë në gjunjë ledhatonte disa fotografi të njëjta dhe ashtu duke fshirë me to pluhurin e dyshemesë shtonte hutinë e secilit.

Publiku lëvizte… Vajza në të bardha mblidhte copat e rrobave dhe i qepte me pe të kuq.

Filloi të parakalojë një nuse… Ecte nusja së bashku me publikun që i shkonte nga pas.

Po të afroheshe më shumë shihje se ke punë me një performancë që po luhet në dy dhoma, por kur largoheshe vëreje se tri histori të ndryshme po tregoheshin me dhimbjen e njëjtë.

Në tjetrën dhomë një vajzë sillte në duar një rreth e një tjetër e veshnin.

Pas pak vajza në të bardha kishte qepur rrobat, vajza në të zeza kishte lënë si tatu duart e saj në tokë dhe djali kishte mbledhur fotografitë e ishte shtrirë.

Kur njëra dhomë zbrazej tjetra mbushej. Në çdo gjë që FemArt prezanton  publiku nuk shërben vetëm si dekor.

Publiku ecte dhe vriste mendjen të kuptonte se çka po ndodhte.

Nusja u ndal në vend, fëmijët përfunduan së veshuri si deshën vetë vajzën në dhomën e dytë.

Shfaqja përfundoi me shumë duartrokitje e brohoritje sistematike.

Aktorët u mblodhën në të njëjtën dhomë. Muri i bardhë u mbush me letra ngjitëse ku shkruhej:

Një djalë po shkrun thanje, referime idioteske e dashurije për gruan. Hajde bashkangjitu edhe TI.

Mos ngurro!

Secili shkruante nga një mesazh si e ndjente, çka do që i kujtohej kur shihte kryefjalën grua…

  1. I kishte lindë vajzë ah?!
  2. Mos hesht!
  3. Nuk kam nevojë me mbajtë vetën!
  4. Bërtit fort “barazi!”
  5. Rezistencë!
  6. Burrni është respekti për gratë!
  7. Ajo don e ajo mundet!
  8. Jo burrneshë, po gru!
  9. S’ka rëndësi a çikë a djalë, me rëndësi djali shëndosh!
  10. Mos sulmo ende me gjëndra po me studime e me dije!
  11. S’ki koqe ti.
  12. Virgjëri= ftyrë (nder)
  13. Kon e ke pytë me dal ti?
  14. Equal pay
  15. Flokët e gjata, mendtë e shkurta
  16. Ajt se e lan me shpinë (që nënkupton se të pret dhuna për sa herë i thyen “rregullat” e pacaktuara
  17. Rezistencë!
  18. Bashkë!
  19. Kur të shkon në shpi tandën!
  20. I need femismn ishte e fundit letër ngjitëse që u ngjit në mur që më së paku ishte i bardhë tani.

Muri qe shndërruar në një fole të ngrohtë mesazhesh të fuqishme.

 

add a new comment

CONTACT


Contact In Details

Address

Str. Zenel Salihu Z4 -S3 00022 (0.52 mi) Pristina 10 000

Phone

+381 (0)38 221512 - 09:00am - 17:00pm

Email

femartfest@gmail.com