Performancë në rrugë “Mos hesht”

Performancë në rrugë “Mos hesht”

Shkruan: Fjolla Hajrizaj

Gra, vajza, burra, fëmijë të ri e të moshuar i mblodhi edhe një herë një aktivitet i FemArtit.

Vajzat ngrisin zërin! Ato kanë vendosë mos me heshtë.

Të shtrira në tokë dhe të mbuluara me një perde të zezë në Sheshin e Qytetit të Prishtinës, 6 vajza dhanë një mesazhe sensibilizuese.

Daniela Markaj, Diana Markaj, Halime Bici, Qendresa Kajtazi, Genta Ramadani  e Xheraldina Krasniqi për të dytën herë performuan “Mos Hesht”.

Rrjeta pasqyronte izolimin dhe lëvizjet e tyre përpjekjet e shumta e shpeshherë të kota për t’i dhënë fund heshtjes që më shumë se gjithçka është kulturore dhe mungesë vetëdijeje shoqërore.

Bënë thirrje të thyhet heshtja duke i dhënë me zë të lartë mesazhet si:

Nuk guxon të ma prekësh trupin pa lejen time! Ngacmimi dënohet me ligj! Unë nuk jam objekt seksi e të tjera.

Në rrethin që e kishin krijuar njerëzit për të parë performancën mbizotëruan duartrokitjet.

 

 

add a new comment

CONTACT


Contact In Details

Address

Str. Zenel Salihu Z4 -S3 00022 (0.52 mi) Pristina 10 000

Phone

+381 (0)38 221512 - 09:00am - 17:00pm

Email

femartfest@gmail.com