Përfundon me sukses edicioni i 3-të i festivalit FemArt

Nisi me këmbë të hajrit’ dhe përfundoi një ashtu festivali prestigjiozë FemArt. Shënimi i një jave të mrekullueshme në kryeqytetin e Kosovës, ku i dha rëndësi ilaçit të shpirtit, artit.

Festivali FemArt u organizua për herë të tretë nga Qendra për Art dhe Komunitet “ArtPolis”, duke i bërë edhe njëherë transparent kufijtë që shpesh justifikoheshin me praninë e tyre për të mos dhënë atë që duhej të shihej prej kohësh.

Dashuria për artin bashkoi botën në një vend të vetëm, në një vend ku arti ka zanafillë, por që historia do t’i shkruhet më vonë.

Një organizim me plotë përkushtim bëri që ky festival të jetë një shembull për t’u dëshiruar dhe të frymojë në memorjet e secilit deri në edicionin e ardhshëm.

Filloi me 7 tetor me perfromancën teatrore “Krisjet janë ashtu siç hyn drita” nga artistja e njohur e Shteteve të Bashkuara, Deirdre Morris, vazhdoi me poezinë Slam “Gyspee yo” të Jonida Beqos, ekspozitën premierë “Qenia proteine, bota sterile” nga artistja gjeorgjeze Solome Kokoladze.

Dita e dytë nisi me punëtori  në fakultetin e arteve në kuadër të universitetit të Prishtinës nën përcjelljen e artisteve Deidre Morris dhe Kathryn Mark, pastaj takimi me shkrimtaren Flutura Açka rrodhi aq shpejtë sa që morri hov edhe në përfundimin e filimit dokumentar “Mision dhunimi” nga Annette Mari Olsen dhe Katia Forbet, e kur gjithçka ecë mbarë dhe temat tabu janë të pranishme, patjetër që një panel diskutimi dedikuar dhunës seksuale u mirëprit me plotë zell, ndërsa panelistet Igballe Rugova, Flora Macula, Jeta Krasniqi, Feride Rushiti apeluan për ndryshim thelbësor për të mirën kolektive. Ekspozita dhe koncerti premierë “Muzë” nga Mjellma dhe Flaka Goranci thjeshtuan laramninë koloreske dhe tingujtë e pa shoqë që falnin harmoni. E pas gjithë këtij angazhimi ditor, nata rodhi pa një, pa dy duke bërë që përfundimi të jetë nga shfaqja teatrore “Dridhja e trëndafilit” nga Dijana Miloevic dhe Maja Mitic.

Në ditën e tretë festivali organizoi një sërë punëtorish “Teatri fizik” në kuadër të Deirdre Morris dhe Kathryn Mark, e radhës që punëtoria nga Dijana Miloevic dhe Maja Mitic, më pas punëtoria e fundit për ditën e tretë të festivalit u mbajtë nga Yllka Soba me titull “Siguria e integruar”. Vazhdoi me panelin e diskutimit  “Feminizmi online, cili është impakti?” me panalistet e reja që kanë dhuruar frymë femniste në Kosovë: Elonë Kastrati, Shqipe Gjocaj, Donjeta Morina, Rreze Abdullahu, ndërsa moderator ishte Lura Limani. Vazhdoi me filma të shkurtër dhe dokumentar “Smajl” Zymrete Hoxhaj dhe Philipp Majer, “Ku është Doni?” nga More Raca dhe “Brenda ka dritë” nga Rea Surroi dhe Dardan Selimaj. Performanca teatrore premierë “Vajza me diell në kokë” nga Agnes Nokshiqi dhe Donikë Ahmeti bënë një publik kurioz me interpretimin e tyre fantastik.  Leximi skenik po ashtu premierë “Dashnoret e Pikasos” nga Arbresha Grabovci- Nixha theu monotoninë për një përmbylljë fantastike në natën e tretë.

Dita e katërt filloi sërish me plotë aktivitete, me puntorinë “Fuqizoje atë” nga Sara Alijc, paneli i diskutimit “ Modelet e feminzimit” me të ftuarat Sevdije Ahmeti, Ljerka Curcin, ndërsa moderatore ishte Sibel Halimi, ku u dha një mesazh frytëdhënës për audiencën, më pas vazhdoi me shfaqjen e filmave të shkurtër dokumetar “Arkitektura e mërzisë” – Emela Teli dhe “Këngë e defa” nga Fatime Kosumi. Ekspozita “Unë jam” dhuroi magji dhe kreativitet, një gjë të tillë na e mundësuan artistet Arlinda Hajrullahu, Blerta Surroi, Burbuqe Berisha, Eliza Hoxha, Mjellma Goranci.  Ndërsa, përmbyllja që e bëri jo vetëm natën e katërt të paharrueshme, por të gjithë festivalin u dhurua nga ngrohtësia e këngëtares së talentuar Elina Duni dhe poezia e mallit të së ëmës së saj shkrimtares Bessa Myftiut.

Dita e pestë filloi sërish me puntorinë e shkrimit “Shprehe, mos e mbaj” të përgatitur nga Lura Elezi, vazhdoi me panelin e disktumit që ju dedikua ditës botërore të fëmijës vajzë, me panelistet Visare Mujko- Nimani, Linda Gusia dhe Merita Limani, përderisa moderonte Hana Marku. “Babyalarm” një performancë e radhës u dhurua nga Erëmirë Çitaku nën tingujtë e bukur të flautës vokale dhe efekteve elektronike. Shfaqja teatore “Dada – një ese në lëvizje për gazetaren” tregoi një histori të dhimbshme për një grua që shkruajti kapituj në gazetarin serbe, u interpretua nga Sanja Krsmanoic- Tasic dhe Hleb Teatar dhe Bitef. Ekspozita e radhës u quajt “Doja të pikturoja” nga artistja Jana Jakimovska dhe “Fragjile” nga Shqipe Mehmeti. Ndërsa, përmbyllja e natës së pestë ishte sërish një shfaqje teatrore dhe premierë në Kosovë e quajtur “Shtatë pamje” nga Tanja Miletic – Orucevic, në bashkëpunim me Teatrin e të Rinjëve të Mostarit nga Bosnja dhe Hercegovina.

Dita e fundit apo dita e gjashtë ishtë një ditë plotë melankoli, ndërsa rastisje të dëgjoje fjalë nga audienca sa shpejtë përfundoi. Nisi me punëtorinë e shkrimit “Shprehe, mos e mbaj” të Lura Elezit, vazhdoi me panelin e fundit të diskutimit “Trupi im, teritori im” me mysafire Ivana Smiljanic, Valbona Xibrin në moderimin e Besa Lucit.  Puntoria e fundit për këtë festival ju dedikua Xheni Karaj nga Shqipëria “Arti dhe LGBT”. Përmbylljes së festivalit i dha jetë shfaqja teatrore “Lufta në kohën e dashurisë” nga regjisorja Blerta Neziraj dhe Qendra Multimedia, duke e bërë të paharrueshëm këtë eveniment kulturor.

Ajo që duhet të ceket patjetër është se organizatoret kishin menduar edhe për çlodhjen e pjesëmarrësve, e menduan me dilikatesë çdo përfundim të ditës me organzimin e koktejeve nën përcjelljen e muzikës së lehtë në prapavi, përderisa socializoheshin mysafirët në mes vete.

Teatri Kombëtar, Oda, Dodona, EU Info Center dhe Galeria e Fakultetit të Arteve qenë përplotë me zemra artistësh.

Fryma feministe ishte aktuale dhe promovimi i feminzimit dha efekt mbi atë që u servua. Një organizim madhështorë nga gra të suksesshme që e dashurojnë barazinë gjinore bënë që ky eveniment t’i dedikohet shoqërisë kosovare me premisa të mëdha. Organizatoret kryesore si: Zana Hoxha – Krasniqi – drejtoreshë e festivalit, Dardane Mehmeti – menaxhere e festivalit, Oda Haliti – Kordinatore dhe PR i festivalit, së bashku me një staf të ngusht të tyre dhe extra 20 vullnetar që ishin të dedikuar 100% në organizim të festivalit. Ndërsa, të gjithë pjesëmarrëset qenë gra artiste/aktiviste të zonjat që erdhën nga mbarë bota vetëm për të inkurajuar masën për shërbimin shoqëror.

Mesazhi u dha dhe u morr ashtu siç u parapa, nuk ka asgjë më të madhe në jetë se dashuria për njeriun, e drejta është primare dhe se arti nuk vdesë kurrë.

 

(foto: Majlinda Hoxha)

add a new comment

CONTACT


Contact In Details

Address

Str. Zenel Salihu Z4 -S3 00022 (0.52 mi) Pristina 10 000

Phone

+381 (0)38 221512 - 09:00am - 17:00pm

Email

femartfest@gmail.com