by Admin

Përleshje fatesh

Camilla dhe Samuel nga Italia sollën performancën “God’s dices” (Zaret e Zotit) për herë të parë në Kosove. Si shumë artiste që vijnë në Kosovë për herë të parë, ata nuk e dijtën cfarë të prisnin nga publiku, a kishin me e pranu performancën ndoshta, e si në të shumtën e herave, ata u ndanë të mahnitun me mikëpritjen që publiku i bani performanëes.

Arti asht i mahnitshëm se komunikon përtej cdo barriere gjuhësore e kulturore. Nji skenë e mbushun me zare, ashtu si të qëndronte Camilla në mes nji sheshi përplot njerëz. Secili zar personifikim i njeriut, njerëzit ashtu si zaret kan anë të ndryshme. Ndonjëhere zaret bien në nji anë e ndonjëherë në nji tjetër, varet ku i hedhim e sa fort. E njeriu asht tjetër në cdo vend, kohe, e situatë që jeta e shtyen. Ne ndryshojmë kur ndikohemi nga jashtë, kur dicka na shtyen e na përplasë, kur dicka na përcafon e qetëson, ashtu si zaret ndryshojnë kur na veprojme nga jashtë mbi ta. Në mes zaresh nji person që aq sa ndikohet nga ta, aq asht përcaktues i “fatit” të zareve, asht bashkëveprim më shumë se kaos.

Une hyna në botën e Camilles, po une nuk kisha zare përrethë, une isha thjeshtë një njeri mes njerëzish tjerë, secili prej tyre ndryshe, e secilit duke u mundu me u gjete anët e ndryshme, ato që m’gëzojne e ato qe m’hidhërojne. Sikur ta dija cili do t’më gëzonte e cili jo, do isha e kujdesshme me i ofru vetëm ata qe m’bajn mirë, po si ti njohë njerëzit nga jashte. Do më duhet me i pas afër, me e kuptu cka fshihet brenda tyre. Ashtu si Camilla që provon zaret e saj për t’kuptu cka fshihet brenda tyre. Vetëm pasi ti kemi afër e dijmë cilët duam me i mbajteë afër, e cilët ti largojmë. Por për t’kuptu lojën e zareve nga brenda, Camilla bahet nji ma zaret, edhe ajo bahet e mistershme si ta, e vështirë për tu kuptu e ndërron në cdo kohe e cdo vend. Ashtu edhe na ndonjëherë bahemi nji me tjerët, deri sa e humbim ose e gjejmë veten në atë kaos. Ose edhe ne ashtu si Camilla, bahemi Zot të zareve përreth nesh, vetem pasi ti kemi kuptu ata.

add a new comment

CONTACT


Contact In Details

Address

Str. Zenel Salihu Z4 -S3 00022 (0.52 mi) Pristina 10 000

Phone

+381 (0)38 221512 - 09:00am - 17:00pm

Email

femartfest@gmail.com