Përmbyllet festivali artistik FemArt me shfaqjen “Lufta në kohën e dashurisë”

Mbrëmë në natën e gjashtë u përmbyllë festivali atraktiv që promovoi barazinë gjinore me shumë vlera artistike FemArt, duke dhënë një mesazh të fuqishëm dhe duke thyer kufijtë tradicional që janë të aplikuar në shumë vende të botës.

Festivali FemArt arriti të sjellë artistë nga mbarë bota për të argëtuar qindra persona dhe duke transmetuar histori nga rajone të ndryshme.

Në natën e fundit festivali u përmbyllë me shfaqjen dramatike të regjisores Blerta Neziraj të quajtur “Lufta në kohën e dashurisë”. Një shfaqje provokative, me këngë e vallëzim të mrekullueshëm, ku pesë aktorë të rinj të shkathët rrëfejnë, pa pardon, histori të vogla, komike e tragjike, por para së gjithash, histori grash në sallon bukurie.

Një transformim të skenave dhe një liri të shprehjes ishin karakteristikat që mbizotëronin në hapësirën e teatrit Oda. Ironia dhe sarkazma mbështillnin konceptin e dramës, gjë që bëri publikun të qesh me zë.

Një natë e mrekullueshme u rezervua për të gjithë artdashësit duke bërë që një shfaqje e tillë të ngelet gjatë në mendjen e audiencës.

Aktorët performuan në mënyrën më të mirë të mundshme, profesional, komik dhe megjithatë të aftë për të rrëmbyer vëmendjen e publikut. Një shfaqje plotë jetë që fliste tregime të jetës së përditshme. Një paqyrim i tillë solli më afër realitetin e shumë grave dhe burrave kudo në botë.

Ndjeshmëria ishte emocioni që përmbylli shfaqjen, pasi që gjithçka që ishte interpretuar rezultoi të ishte një histori nga një institutë psikiatrik. Komikja qe e aftë të prezantohet si motivi kryesor për të thyer tabutë, ndërsa tragjikja zotëroi ashtu siç duhej rëndësinë e imagjinatës.

FemArt arriti të përmbushë misionin e saj duke sjellur emocion dhe dëshirë për një festival të ardhshëm.

Organizatoret e festivalit i falenderohen të gjithë atyre që ndan kohë për të qenë present, gjithashtu pa harruar të gjithë ata që mbështeten këtë aktivitet artistik.

Me shpresë që të gjithë janë ndarë të kënaqur nga kjo eksperiencë, ju ftojmë që në edicionin e ardhshëm të mos humbisni befasitë që do t’ju dedikohen.

 

add a new comment

CONTACT


Contact In Details

Address

Str. Zenel Salihu Z4 -S3 00022 (0.52 mi) Pristina 10 000

Phone

+381 (0)38 221512 - 09:00am - 17:00pm

Email

femartfest@gmail.com