Premierë: “Unë jam” ngjyron FemArt-in

Ekspozita “Unë jam” bashkon pesë artiste të njohura kosovare në FemArt. Premiera ju dedikua festivalit dhe i dha ngrohtësinë e merituar.

Buqe Berisha, Eliza Hoxha, Mjellma Goranci Firzi, Arlinda Hajrullahu dhe Blerta Surroi pushtuan muralet e Galerisë së fakultetit të Arteve në Prishtinë.

Ngjyrat e ngrohta dhe zbehja e tyre dëshmoninë kulturën shprehëse. Feminiteti, shoqëria, pastërtia, lakuriqësia ndëshkoheshin nga natyraliteti i artisteve.

Transparenca rrezikonte imagjinatën, gjithçka që mund të kapte syri i njeriut rezultonte në performancë.

Krijimet që ishin ngjitur në muret e ekspozitës bartnin një mesazh të fuqishëm, ato flisnin, tregonin storie dhe të ngjallnin dëshirë për të qenë pjesë e ëndrrës së realizueshme.

Gruaja ishte personazhi kryesor, ishte e fuqishme përballë sfidës, ajo komunikonte me publikun dhe tregonte për mungesën, rëndësinë dhe djersën e saj të derdhur në shekuj.

Në qendër të artit ishte ekspozuar fjala nga bashkimi i artisteve. Ato kishin vlerësuar në disa rreshta çdo të thotë puna e tyre:

“’Unë jam’ mëton frymëmarrjen e krijimeve nga mediumet e ndryshme artistike, të cilat do të influenconin direkt në reflektimin e shoqërisë tonë dhe më gjerë lidhur me atë që secili jemi në këtë botë.

Së bashku konkluduam se ky diversitet mediumesh artistike do ta bënte më tërheqëse ekspozitën, në ç’rast do të fuqizohej edhe më shumë zëri dhe mesazhi që do të bartim.

Ne,  si artiste nuk do të jemi vetëm zëri i vetëvetes, por njëkohësisht edhe zëri i femrës kosovare brenda dhe jasht kufinjve.

Duke qenë dëshmitare të ndikimit direkt të materiales ( parasë dhe pushtetit) në degradimin e moralit shoqëror, ne e trajtuam një nga plagët tashmë të identifikuara të shoqërisë ku jetojmë që e përkufizuam si  SKLLAVËRI BASHKËKOHORE. Këtë fenomen negativ e shohim të shtrirë në përmasa shumë të gjëra tek ne dhe jo vetëm.

‘Unë jam’ u lind si fryt i mendimit të përbashkët rreth dilemës së kahmotshme të kesh apo të jesh, zotërimit dhe ekzistencës. Është evidente se dilema jonë rreth kahjes që ndjekim në jetë është zgjidhur tashmë përmes të të vepruarit tonë, meqë ‘Të veprosh do të thotë të ekzistosh’- Lao Czi, por këtë do të donim ta përcillnim kudo rreth nesh përmes mesazheve që japim me krijimet tona artistike.

Mesazhin thelbërsorë të ekspozitës sonte do ta përmblidhnim në një fjali të vetme:

Nuk është lehtë të arrish të thuash, por duhet të thuash ‘Unë Jam’, sepse ti ekziston. Ekzistencën tënde e ilustron më së miri veprimi yt, përgjegjësia ndaj veprimit tënd, si dhe përgjegjësia ndaj rrethit social”, kishin potencuar artistet.

Meqë fjalët janë minimale për të shprehur dhe përshkruar bukurinë e portretizuar, ani pse ajo shpesh tregonte për dhembjen e femrës njerëzore, por do të ishte e pa moralshme që ajo mos të ekspozohej, do të ishte jo njerëzore në qoftë se ajo ende do të ishte fshehtësi.

Për gruan dhe me gruan, madje jo vetëm në art. Por, me art ajo është më pranë botës.

FemArt dëshmon kohën dhe guximin.

 

Artikuj të ngjashëm nga premierat e viteve të kaluara:

http://www.kosovalive360.com/ekspozita-une-jam-zeri-i-femres-kosovare-brenda-dhe-jashte-kufijve.html

http://portalb.mk/115024-te-enjten-ekspozita-une-jam/

 

add a new comment

1 Comments

Lyndall Nov 20, 2016

I found just what I was needed, and it was enntteairing!

CONTACT


Contact In Details

Address

Str. Zenel Salihu Z4 -S3 00022 (0.52 mi) Pristina 10 000

Phone

+381 (0)38 221512 - 09:00am - 17:00pm

Email

femartfest@gmail.com