PROMOVIMI I MUZEUT VIRTUAL TË AKTIVISTEVE

PROMOVIMI I MUZEUT VIRTUAL TË AKTIVISTEVE

Në ulëset rrethore të Muzeut të Prishtinës, shihej shumë dashuri e solidaritet mes grave paneliste nga Kosova e Serbia.

Pothuajse secilit i binte hise nga një përqafim nga Lepa Mlađenović aktiviste feministe nga Serbia që kishte ndërruar emrin gjatë qëndrimit në Kosovë si Bukurije.

Igballe Rugova që e njohim si IGO, nën modelimin e Zana-Hoxha Krasniqit, Safete Rugova, Tatijana Nikolic, Fjolla Vukshinaj , More Raça, Manushaqe Nura, Luljeta Berisha, filluan me historitë e tyre frymëzuese.

Shumë shpejt kjo ia la vendin mallëngjimit përkujtimit të gruas që punoi pandalur për feminizmin Sevdije Ahmeti që nuk është më në jetë.

Lepa Mlađenović i përloti të gjithë pjesëmarrësit kur nxori një pako me ëmbëlsira (napolitanka) dhe tha se Sevdija i donte e unë ia sillja gjithmonë anipse edhe në Kosovë mund t’i blije.

“Sot ajo nuk është unë ëmbëlsirat prapë i solla në kujtim të saj. Merrni të gjithë!”

Ndërsa aktivistja tjetër Luljeta Aliu tregoi se aktivizmin e pati si udhërrëfyes për tejkalimin e krizave në familje.

Igballe (Igo) dhe Safete Rogova po qëndronin afër njëra-tjetrës dhe tregonin se me aktivizëm filluan të merren qysh herët.

Igo flet se sa eksplozive dhe energjike ka qenë gjithmonë kur bëhej fjalë për feminizëm.

“Bashkë me Safeten kemi punuar në shoqatën “Motrat Qiriazi” në vitet 90-ta dhe nga fillimi kemi involvuar burra, djem e gra pasi që nga fillimi nuk kemi besuar që do ta ndryshojmë rajonin e Hasit nëse punojmë vetëm me gra dhe duhet bashkarisht që ta ndryshojmë këtë shoqëri dhe që nga atëherë e tash vazhdojmë të punojmë me njerëz të rinj”, tregoi ajo.

Duke shtuar se të jesh feminist nuk ka qenë e lehtë as atëherë e as tash, por si ndihmë në këtë rrugëtim e kanë pasur edhe solidaritetin në mes grave që nuk kanë qenë pjesë e rrjetit.

Safetja thotë se aktivizmin e feminizmin i sheh si të pandara dhe ajo ka prore ka dëshiruar që të ngritë e të ndihmojë edhe gratë tjera përmes dramave e roleve të veta për gratë e suksesshme.

Për t’i dhënë më shumë ngjyrim me shembujt nga Serbia flet Tatijana Nikolić

“Shoqja ime e ngushtë më ka formuar botëkuptimin feminist. Tani kjo jam unë dhe kjo (feminizmi) është jeta ime që nuk do i ndërroja për asgjë”.

Një rrëfim emocionues e dhe Fjolla Vukshinaj, një e re nga Prizreni e cila me feminizmin ishte lidhur falë  nënës së saj tashmë të ndjerë që ishte aktiviste.

“Mami gjithnjë ka qenë aktiviste për lirinë e Kosovës, për gratë dhe për njerëzit me aftësi të veçanta. Ajo gjatë gjithë kohës rrinte në kompjuter duke punuar dhe nuk arrija ta kuptoja as inspirimin e motivin e saj. Falë takimit me grate aktiviste u fascinova se si ditën punon aq shumë e mbrëmjeve vallëzonin”.

Edhe More Raça regjisore nga Kosova rrëfeu se si mundohet që përmes filmave të saj të hapë dyer të reja për adresim të çështjes feministe.

“Gjithmonë heroi i filmit është një burrë dhe gruaja është ajo që i mbushë boshëllëqet dhe plotëson nevojat e burrit. Desha që të jem zë i gruas shqiptare në kinematorgrafi”, tha Raça.

Në fund foli edhe Manushaqe Nura, togere në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) e cila potencon se me feminizmin u lidh krejt rastësisht kur filloi të punojë një profesion që ishte tipik për burrat dhe qasja e tyre ndaj saj e shtyri të jetë feminist.

“Fillimisht mësova që t’u shmangem favoreve të tipit “hajt se ti nuk mundesh” (lexo: për shkak se je vajzë- grua).

 

Në fund Igo tregoi për dëshirat e saj më të mëdha që lidheshin me feminizmin.

Më shumë gra e burra në lëvizje, rini sa më të përfshirë, solidaritet mes grave sepse sipas saj më shumë se kritikat në punën e tyre iu ndihmon solidariteti.

Fundi i diskutimit nuk kaloi pa të qeshura dhe njëjtë si fillimi me shumë dashuri.

add a new comment

CONTACT


Contact In Details

Address

Str. Zenel Salihu Z4 -S3 00022 (0.52 mi) Pristina 10 000

Phone

+381 (0)38 221512 - 09:00am - 17:00pm

Email

femartfest@gmail.com