by fjolla

Qëllimet jetësore dhe imagjinata- sfidojnë atë çfarë je ti

 

Krejt kemi synime, ëndërra dhe aspirata. Dëshirojmë të lëmë gjurmët tona në planetin tokë dhe të mos harrohemi.

Duam të mbërrimë caqet, të bëjmë ëndrrat realitet ose t’i mbërrijmë yjet.

Sidoqoftë cili prej nesh ka mundur të ulet qoftë vetëm njëherë e të mendojë çka njëmend dëshiron të bëjë në jetën e tij? Sa prej nesh kemi bërë plane?

Për të na ndihmu me këtë çështje, festivali Femart e organizoi një punëtori të ashtuquajur “Kush pretendon me qenë?”

Trajnere e punëtorisë ishte Elvira Haxhiaga e cila tha se kjo temë është vendimtare për mirëqenien fizike, emocinale dhe psikike të njerëzve.

Duke qenë se është terapiste tha se ka nevojë të diskutohen temat e tilla në shoqërinë tonë.

Pjesa më e dukshme e punëtorisë ishte ajo që pjesëmarrësve iu desh të shkruajnë pjesë të librit për jetën e tyre, në stil si mendojnë se do të shkruante një gazetar për ta.

Iu desh të imagjinonin sikur gazetari po shkruante për të arriturat e tyre jetësore. Sado që ishte pjesa më e rëndësishme e punëtorisë njerëzit ngurronin.

Trajnerja këmbngulte me pyetjen se a do të mund të shkruanin çdo gjë që do të donin të arrijnë në jetë.

Kur e pyeta unë se pse pati hezitim më tha se “e kufizojnë veten edhe në ëndrra e fantazi”.

Sa nga ne nuk guxojmë të ëndërrojmë? Pse kështu?

E pyeta Haxhiagën se a mendonte se ndikojnë faktorët e brendshëm a të jashtëm?

“Të dyja më tha. Në fillim kufizoheshin nga faktorët e jashtëm që më vonë u bënë të brendshëm”.

Kjo punëtori do t’i ndihmojë pjesëmarrësit të vetëdijësohen për fuqinë që kanë për të marrë vendime për veten.

Ajo e theksoi fuqishëm se çdo vendim që e marrim në përditshmëri ka peshë dhe çdo njeri duhet të mundohet të kuptojë arsyet. A i kemi marrë ato vendime për veten a për të tjerët?

Duhet të mendosh për atë se çfarë ty të bën të lumtur, jo për dëshirat e të gjithë të tjerëve.

Nuk duhet të bësh diçka që i kënaq të tjerët, por të lë ty qejfprishur. Pjesëmarrësit pas punëtorisë do të munden të dallojnë kush janë e kush do të donin të ishin.

Disa nga pjesëmarrësit u deklaruan se e patën të vështirë të shkruajnë histori të tilla. Disa as që kishin menduar ndonjëherë, lere më të guxojnë të fantazojnë. Një histori kishte ndjekur një pjesëmarrës diku në botë, tjetra merrej me veprat e tij bamirëse.

Me shpresën se mund t’i kalojmë pengesat në të cilat kemi pranuar vetë të futemi, secili nga ne duhet të fillojë të shkruajë historinë e tij. Shkruajeni historinë e atillë sa asnjëri të mos mund të ju thotë “jo, ju nuk mund ta bëni atë”.

Askush, madje as ëndrrat nuk mund të ju kufizojnë, as qielli nuk duhet të jetë limiti juaj.

Këtë e mësova nga punëtoria.

add a new comment

CONTACT


Contact In Details

Address

Str. Zenel Salihu Z4 -S3 00022 (0.52 mi) Pristina 10 000

Phone

+381 (0)38 221512 - 09:00am - 17:00pm

Email

femartfest@gmail.com