SHEMBUJ MË TË MIRË TË FEMINIZMIT

SHEMBUJ MË TË MIRË TË FEMINIZMIT

Në FemArt ka gjithmonë një mundësi për të dëgjuar histori nga më frymëzuese të grave feministe që nuk vendosin asgjë para kauzës për të cilën punojnë gjatë.

Paneli i sotëm mblodhi në teatrin Oda femiste nga Gjermania e Kosova.

Erika Hugel afro-amerikane tregoi për përvojën e saj se si nuk ishte fare e lehtë të jesh “grua me ngjyrë në Gjermaninë e të bardhëve”.

Fillimisht i ishte dashur të mësonte se si të ruajë krenarinë edhe pse është grua me ngjyrë.

Tani ajo shpjegonte qartë pse është krenare me veten dhe kauzën e saj.

E Feride Rushiti mes lotësh tregoi historitë më të dhimbshme për gratë viktima të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, për mizoritë e bëra në trupat e tyre.

Shpjegonte se si dhunimi ishte veç një fazë e fatkeqësisë së jetës së tyre dhe jeta e pastajme ishte akoma më sfiduese.

Figura qendrore që e frymëzoi atë që të ndjekë këtë rrugë ishte Nëna Terezë dhe kështu ajo punoi shumë për t’u bërë humaniste e kohës moderne.

Daghar një tjetër paneliste fliste më pak, e la për në fund që për punën e saj të flasë më shumë një film i saj mbi jetën.

Secila nga gratë jepnin mesazhe të forta solidarizuese “Solidaritet është kur unë e dëgjoj një grua tjetër njëjtë siç do e dëgjonte ajo vetën”.

Filmi filoi me rrëfime të grave afro-gjermane që u bënë të parat që fillimisht e përdorën këtë term se më parë ishin mësuar të quheshin gratë me ngjyrë të Gjermanisë.

Gratë në film tregonin se si gjermanët e bardhë nuk ua lejonin të harrojnë se janë gra me ngjyrë që po jetojnë në Gjermani.

Tregohej se si poezia e tyre fliste për jetën e dashurinë sepse sipas tyre “krejt poezitë, poezi dashurie janë”.

Pavarësisht dallimeve kërkohej punë, të ndryshme nga njëra tjetra por duke u orvatur për një qëllim të përbashkët.

Poezi e tyre tregonte edhe për dashurinë e grave (lesbike) dhe e paraqiste atë si më të ndjerë sepse sipas tyre historia se si dy gra lesbike e duan njëra tjetrën nuk tregohet në libra të historisë dhe mirëfilli arti të lejon ta bësh.

“Shkruaj për çdokënd që puna ime i bën dobi”.

Filmi përfundoi me mesazhet e tilla si:

Unë jam lesbike, unë jam dhe nënë, jam motër e dikujt, jam njeri dhe jam poete.

Pra, nuk ka shoqëri të mirë pa i respektuar dallimet mes çdo njeriut!

FJOLLA HAJRIZAJ

 

 

 

add a new comment

CONTACT


Contact In Details

Address

Str. Zenel Salihu Z4 -S3 00022 (0.52 mi) Pristina 10 000

Phone

+381 (0)38 221512 - 09:00am - 17:00pm

Email

femartfest@gmail.com