by fjolla

SHEMBUJT E MIRË TË FEMINIZMIT

 

Shkruan: FJOLLA HAJRIZAJ

Në FemArt ka gjithmonë një mundësi për të dëgjuar histori nga më frymëzuese të grave feministe që nuk vendosin asgjë para kauzës për të cilën punojnë gjatë.

Paneli i sotëm mblodhi në teatrin Oda femiste nga Gjermania e Kosova.

Folën për barazi gjinore, shoqërore, diversitetin mes njerëzve, të drejtat e tyre.

Erika Hugel (Ika) afro-amerikane tregoi për përvojën e saj se si nuk ishte fare e lehtë të jesh “grua me ngjyrë në Gjermaninë e të bardhëve”.

Fillimisht i ishte dashur të mësonte se si të ruajë krenarinë edhe pse është grua me ngjyrë.

Tani ajo shpjegonte qartë pse është krenare me veten dhe kauzën e saj.

E Feride Rushiti mes lotësh tregoi historitë më të dhimbshme për gratë viktima të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, për mizoritë e bëra në trupat e tyre.

Shpjegonte se si dhunimi ishte veç një fazë e fatkeqësisë së jetës së tyre dhe jeta e pastajme ishte akoma më sfiduese.

Figura qendrore që e frymëzoi atë që të ndjekë këtë rrugë ishte Nëna Terezë dhe kështu ajo punoi shumë për t’u bërë humaniste e kohës moderne.

Dagmar Schultz-një tjetër paneliste fliste më pak, e la për në fund që për punën e saj të flasë më shumë një film i saj mbi jetën e Audre Lorde e cila kishte humbur betejën e saj të gjatë me sëmundjen e kancerit.

Kësisoj që kujtimi për të të mos venitej Dagmar dokumentoi vitet e saj në Berlin përmes rrëfimev të kolegëve dhe shokëve që i shërbyen si testament.

Secila nga gratë jepnin mesazhe të forta solidarizuese “Solidaritet është kur unë e dëgjoj një grua tjetër njëjtë siç do e dëgjonte ajo vetën”.

Filmi filoi me rrëfime të grave afro-gjermane që u bënë të parat që fillimisht e përdorën këtë term se më parë ishin mësuar të quheshin gratë me ngjyrë të Gjermanisë.

Gratë në film tregonin se si gjermanët e bardhë nuk ua lejonin të harrojnë se janë gra me ngjyrë që po jetojnë në Gjermani.

Tregohej se si poezia e tyre fliste për jetën e dashurinë sepse sipas tyre “krejt poezitë, poezi dashurie janë”.

Pavarësisht dallimeve kërkohej punë, të ndryshme nga njëra tjetra por duke u orvatur për një qëllim të përbashkët.

Poezi e tyre tregonte edhe për dashurinë e grave (lesbike) dhe e paraqiste atë si më të ndjerë sepse sipas tyre historia se si dy gra lesbike e duan njëra tjetrën nuk tregohet në libra të historisë dhe mirëfilli arti të lejon ta bësh.

“Shkruaj për çdokënd që puna ime i bën dobi”.

Filmi përfundoi me mesazhet e tilla si:

Unë jam lesbike, unë jam dhe nënë, jam motër e dikujt, jam njeri dhe jam poete.

Pra, nuk ka shoqëri të mirë pa i respektuar dallimet mes çdo njeriut!

add a new comment

CONTACT


Contact In Details

Address

Str. Zenel Salihu Z4 -S3 00022 (0.52 mi) Pristina 10 000

Phone

+381 (0)38 221512 - 09:00am - 17:00pm

Email

femartfest@gmail.com