by Admin

Shfaqje të filmave të ditës së sotme: Smajl, Ku Është Doni dhe Brenda Ka Dritë

Nga ora 5 pasdite e tutje në Teatrin Dodona do të shfaqen në ekran tre filma të ndryshëm: Shikojeni Smajl për të parë një mikrokozmos të historisë kosovare brenda në një familje, Ku Është Doni për të parë një dramë që do ju mbajë pezull në pasiguri (që ju bënë ti kafshoni thonjët), dhe Brenda Ka Dritë  për përdorimin e artit për të projektuar të ardhmen e një vendi.

SMAJL

Kam plot dashuri për Smajl, një dokumentar i krijuar nga regjisori Philipp Majer dhe Zymryte Hoxhaj. Filmi rrëfen historinë e familjes Hoxhaj, një familje kosovare që u zhvendos në Gjermani në vitin 1970. Mënyra se si Ismajl (Smajl) Hoxhaj e tregon, ai shkoi në Gjermani për të blerë një kasetofon, por pastaj mori një kredi për një veturë, një vend pune në fabrikë, pasoi bashkëshortja e tij Hasimja, ata u bënë me fëmijë (Ismail dhe Zymryte), dhe krejt papritur ata i kaluan pothuajse dyzet vjet të jetës së tyre në Gjermani. Tregimi është një i tillë që çdo pjesëtar i diasporës shqiptare mund ta kuptojë: pas shumë viteve të kaluara duke organizuar dhe avokuar për kauzën kombëtare, Smajli vendos se ai dëshiron të marrë një pension të parakohshëm dhe të kthehet në Kosovë. Hasimja, e cila ka jetuar në Gjermani që kur ishte në të 20-at e saja, dëshiron të jetë pranë fëmijëve të saj, por gjithashtu nuk dëshiron ta lë bashkëshortin e saj vetëm. Dy fëmijët e tyre identifikohen si shqiptarë, por poashtu janë plotësisht të integruar në shoqërinë gjermane.

Vendosmëria e Smajlit për t’u kthyer në vendlindje dhe dashuria e tij e përkushtuar për vendin e tij, pavarësisht problemeve të shumta në të, është prekëse në dëlirësinë e vet. Unë nuk mund të mos përkrahë Hasimën, një ngjitës i njësitit familjar dhe urë lidhëse ndërmjet bashkëshortit të saj démodé dhe fëmijëve të saj të “Gjermanizuar”. Zymryte, vajza e Smajlit dhe një nga krijueset(it) e filmit, shërben si zëri ynë narrativ në një pjesë të madhe të filmit dokumentar dhe çështjeve se si “Shqiptarizmi” i është mësuar asaj.

Ku Është Doni 

doni

Film i shkurtër i More Raça për një grua dhe të birin e saj evokon nje dozë të shëndoshë të ankthit dhe druajtjes. Protagonistja e filmit, një shkrimtare e suksesshme, është ngacmuar me thirrjet telefonike nga dikush që refuzon të flasë kur ajo i përgjigjet thirrjeve. Ne mbërthejmë aludimet e ndryshme që hidhen që të kutptojmë se kush mund të jetë ky person, por nuk lë të kuptohet qartë nëse është një ish-partner apo dikush i pushtetshëm(me) që nuk i pëlqen shkrimet e saj. Kushdo që është, ne kemi të bëjmë me një prani kërcënuese dhe potencialisht të rrezikshme. Protagonistja duket se është duke u përmbajtur, gjersa të zhduket i biri i saj.

Brenda Ka Dritë 

Brenda Ka Dritë nga Rea Surroi dhe Dardan Selimaj dokumenton punën e artistit kosovar Petrit Halilaj, artist që përfaqëson Kosovën për herë të parë në Bienalen e Venedikut, një nga ngjarjet më të rëndësishme të artit ndërkombëtar në botë. Me ndjeshmëri të madhe dhe vizuale të bukura, Brenda Ka Dritë bën kronikën për historinë e jetës së jashtëzakonshme të Halilajt. Talenti i tij për artin u zbulua kur ai ishte një 13 vjeçar që jetonte në një kamp refugjatësh në Kukës. Aftësia e tij për të vizatuar me dy duart njëkohësisht e tërhoqi vëmendjen në kamp, dhe me ndihmën e miqve dhe kujdestarëve të ndryshëm, Halilaj u bë një artist i respektuar në të drejtën e tij, duke punuar në instalimet, pikturat dhe film. Puna e Halilajt në Pavijonin e Kosovës eksploron idetë e vatrës dhe kujtesës, duke përfshirë elementet natyrore nga fshati i tij Kostërc në veriperëndim të Kosovës dhe gjësendet personale që i përkasin nënës së tij. Tregimi i pavionit dhe udhëtimi i Halilajt, që të dyja këto, shërbejnë si metafora për tregimin e Kosovës: e formuar nëpërmjet tragjedisë, e kulluar me mall, dhe jashtezakonisht shpresëdhënëse për të ardhmen.

add a new comment

CONTACT


Contact In Details

Address

Str. Zenel Salihu Z4 -S3 00022 (0.52 mi) Pristina 10 000

Phone

+381 (0)38 221512 - 09:00am - 17:00pm

Email

femartfest@gmail.com