by vesa

Shtëpia e saj prej letre – Brishtësia dhe bota e brendshme përmes baletit

Ju mund të tregoni shumë për një vepër arti thjesht duke iu referuar titullit të tyre. “Shtëpia e saj prej letre” është një shfaqje e baletit që duket se na çon në mendjen e balerinës dhe botës së saj. Christina Coleman luajti karakterin e një gruaje të re dhe të lumtur, e cila mbrohet me letër.

 

Shfaqja filloi me kërcimtaren e shtrirë në shpinë duke lexuar një libër në skajin e djathtë të skenës. Ajo dukej sikur ishte duke shijuar kohën e jetës së saj, duke buzëqeshur dhe duke u kthyer. Ky libër ndoshta është i preferuari i saj, një mjet për të lundruar nga realiteti dhe për tu zhytur në një botë tjetër të saj.

Në një çast, ka një ndryshim në humor. Dikush po përpiqet të marrë librin e saj! Ajo po tërheq dhe tërheq, nuk po e lëshon. Por, ajo më në fund është e detyruar të heq dorë nga posedimi i saj i dashur.

 

Ekrani në skenë, i cili dukej si një mur letre, kishte video të ndryshme të linjave të projektuara mbi të dhe kishin një lëvizje të valëzuar që i udhëzonte. Kur dritat u kthyen në të kuqe, emocionet dhe ndjenjat ndryshuan menjëherë. Së bashku me një zë të lartë dhe një lëvizje disi të fuqishme nga balerina, ju mund të ndieni tensionin dhe shqetësimin në rritje brenda botës së balerinës. Kur drita u kthye përsëri blu, gjithçka dukej se kthehej në normalitet. Vallëzuesja bërtiti “Hello John” me një buzëqeshje dhe dritat u fikën.

 

Kush është John? Pse u kthye gjithëçka në normalitet kur u shfaq ky “John”? A Ishte kjo një kontroll realiteti? Shumë pyetje duket se vijnë nga të gjitha drejtimet. Goxha një storie  që ju lë edhe më të interesuar dhe të kapur në performancë, edhe pas mbarimit të saj.

 

“Shtëpia e saj e letrës” tregoi se sa e brishtë mund të jetë një qenie njerëzore dhe se si këto mure letre të ndërtuara për t’ju mbrojtur, mund të “shkyhen” me lehtësi nga ata që janë përreth jush.

Shkruar nga: Vesa Prapashtica

add a new comment

CONTACT


Contact In Details

Address

Str. Zenel Salihu Z4 -S3 00022 (0.52 mi) Pristina 10 000

Phone

+381 (0)38 221512 - 09:00am - 17:00pm

Email

femartfest@gmail.com