by Admin

Solidariteti dhe miqësia: Igballe Rogova dhe Lepa Mladjenovic në Femart

E kam një kujtim të ndeztë të Igballe Rogovës dhe Lepa Mladjenovicit, e që unë e kujtoj ende. Ishte dhjetor 2012, nata që Kosovo 2.0 lansoi edicionin e revistës për seksin, seksualitetin, dhe komunitetin LGBT në Ballkan. Unë punoja për Kosovo 2.0 në atë kohë. Atë mbrëmje lokacioni ynë ishte bërë llom nga një grup i meshkujve. Njërin nga kolegët tanë e kishin rrahur. Forcat speciale të policisë ishin thirrur për të mbrojtur njerëzit brenda ndërtesës. Me vazhdimin e mbremjës, qindra burra të zemëruar rrethuan ndërtesën, duke na quajtur pedera dhe duke hedhur gjëra drejt nesh.

 

Më kujtohen Igballja dhe Lepa sepse ato dukeshin quditërisht të qeta. Lepa erdhi tek une dhe ma mori dorën – nuk e kisha vërejtur, por kisha qenë duke u dridhur. Ato buzëqeshën dhe më qetësuan mua – sikur të e kishin parë të gjithë këtë më përpara. Dhe sigurisht, e kanë parë. Të dyja janë aktiviste feministe lezbike të hapura. Rogova ka punuar gjatë 1990 me gratë dhe vajzat në disa nga pjesët më të izoluara të Kosovës, nën kërcënimin e vazhdueshëm të policisë serbe. Mladjenovic është një nga themeluesit e asociacionit të Grave në të Zeza në Serbi, një lëvizje anti-luftë që u përball me presion të madh për protestën e tyre kundër luftërave të Serbisë në Kosovë, Bosnje dhe gjetiu.

Lepa Mladjenovic dhe Igballe Rogova. Fotografe: Majlinda Hoxha

Miqësia e tyre shkon prapa më shumë se njëzet vjet. Për të kuptuar me të vërtetë dimensionet e shumta të miqësisë së tyre – si gra, si lezbike, si një shqiptare dhe një serbe – unë me të vërtetë sugjeroj të merrni një kopje të edicionit Kosovo 2.0 mbi Seksin, në të cilën të dyja gratë shkruan letra publike njëra-tjetrës. Rogova përshkruan Mladjenovicin si një mentore, dikush e cili ia mësoi asaj fuqinë e protestimit në heshtje, me trupin e saj, kundër regjimeve shtypëse. Mladjenovic i jep kredi Rugovës me përballjen e saj me tërësinë e kontrollit të Serbisë mbi Kosovën dhe përgjegjësinë e saj për të vepruar.

Në Festivalin Femart, të dy gratë janë ftuar për të folur mbi aktivizmin e tyre model të feminizmit. Para se të flisnin, publikut i shfaqet dokumentari i quajtur “If We Can Dance” (Nëse ne mund të vallëzojmë) (2013), nga regjisorja Siobhan Cleary. Dokumentari bën kronikën e punës dhe jetës së grave kosovare aktivite gjatë viteve të aparteidit në 1990-tat – përfshirë Rogovën. Igballe Rogova dhe motra e saj Safete krijuan një organizatë të quajtur Motrat Qiriazi, e cila u morr me gra dhe vajza në fshate të izoluara në zonën jug-lindore të Hasit.
Ato ndërtuan shkolla, hapën librari, bindën baballarë të lejonin vajzat të shkonin në shkollë, luftuan analfabetizmin, dhe mbajtën mbledhje të cilat do t’i quanim vetëdijësuese për gratë dhe vajzat në Has. Ato vepruan në kohën kur edukimi shqiptar në Kosovë ishte i ndaluar, nën kërcenimin e vazhdueshëm të pikave kontrolluese të policisë dhe arrestimit. Rogova vazhdon të punojë me gra dhe vajza në një kamp të refugjatëve në Maqedoni menjëherë pas luftes. Në “Tendën e Grave”, Rogova i bën ato të këndojnë, vallëzojnë, dhe të mbajnë koncerte në përpjekje për të ngritur moralin. Xhirimet e kampeve dhe refugjatëve janë emocionuese, njësoj si dhe përkushtimi i atyre në kamp – rreth 40,000 – për të festuar dhe jetuar. 

Një foto nga filmi “If We Can Dance” nga Siobhan Cleary. Fotografe: Majlinda Hoxha

Pas shfaqjës së dokumentarit, Rogova spjegon se si Mladjenovic vizitoi kampin, duke u shtirur të jetë një grua italiane e quajtur “Maria”. Ajo vazhdon të spjegojë se si miqësia e type filloi kur ajo vizitoi Gratë në të Zeza në Beograd në mesin e 1990-ve. “Julie Mertus më tha mua, “a e din se ka gra në Beograd që protestojnë kundër Milloshevicit?” Nuk e besova. Më është duhur ta marrë vesh vetë,” tha Rogova. Ajo vizitë do shpinte në dy dekada të ndarjës së ideve, librave, përvojave me Mladjenovic – si dhe vallëzimit.

Mladjenovic përshkruan se si shkoi në Prishtinë në 1995 dhe 1996 pë r të marrë pjesë në “festime të grave” të organizuara privatësisht nga të njofshmit e Rogovës. Ajo përshkruan ato festime si mundësi për të njohur me të vërtetë “tjetrin”. “Vallëzimi është një akt politik,” thotë Mladjenovic, “është shëruese dhe është se si mund të tregojmë solidaritet me tjetrin, duke treguar se ti ke dëshirë të njohësh muzikën dhe vallëzimin e tjetrit.”

Miqësia e tyre poashtu solli mësime më të errëta. “Une mësova për frikën [në Kosovë gjatë 1990-ve],” thotë Mladjenovic, “një nga metodat klasike të fashizmit është kontrolla nëpërmjet frikës.” Gjatë bombardimeve të NATO-s dhe pastrimit etnik të shqiptarëve nga Kosova, ajo e thirri Rogovën çdo ditë për t’u siguruar se ishte mirë. “Në ditën e tretë, Igballja tha “nuk mund të flas. Policia është te dera,” thotë Mladjenovic.

Të dy gratë kanë parë çmimin e pamasë njerëzor të luftës dhe dhunës. Mësimin që ato duket se kanë marrë nga kjo trazirë është ajo e vlerës së miqësisë radikale, politike – atë lloj që tirania dhe urrejtja nuk mund të prekin.

 

 

Për më të rejat nga festivali, na ndiqni në këtë faqe, apo në Facebook, Twitter, dhe Instagram.

add a new comment

2 Comments

CONTACT


Contact In Details

Address

Str. Zenel Salihu Z4 -S3 00022 (0.52 mi) Pristina 10 000

Phone

+381 (0)38 221512 - 09:00am - 17:00pm

Email

femartfest@gmail.com