by fjolla

Të dëgjosh e të bëhesh një me natyrën

Lijepa Mikolic me shumë të qeshura e relaksim zhvilloi punëtorinë për teknikat e dëgjimit dhe tregimit të përvojave.

Në tavolinë ku duar të shumta zgjateshin ishin vendosur disa pankarta të vogla me mesazhe për feminizmin.

Rreth një saksie të vogël të rrethuara me gurë e karamele ishin vendosur edhe karriget e pjesëmarrëseve.

Ato filluan të flasin për mendimet, opinionet, ndjenjat e emocionet. Ishte si një punëtori kushtuar përvojave të njëra-tjetrës.

Përvoja e cilësdo grua është e barabartë me të tjetrës.

Lijepa përmendi se ka dy qëllime: të mësojmë më shumë për veten dhe emocionet tona dhe të ngremë energjinë pozitive të njëra-e tjetrës.

Secila tregonte për veten, për diçka që e konsideronte sukses në jetën e saj dhe lexonte e komentonte pankartat.

Përmendën gjërat që duheshin bërë e po i bënin si: kujdesi më i madh për vete, marrja me aktivizëm, falja e njerëzve, ndarja e kohës për të ndjekur thirrjet e shpirtit e ëndrrat.

Erdhën përvojat e vajzave të rritura në fshat në një jetë të dirigjuar e siç thanë ato të prira për të menduar se nuk vlejnë shumë.

Shqip, anglisht, serbisht fjalë shkruheshin e përcilleshin…

Duhet trajnuar njerëzit të duan njëri-tjetrin.

Shumë gjëra mund të te bëjnë të lumtur, qoftë edhe të ngasësh biçikletën pas shumë vitesh.

Se lërë më aktivzmi në secilën sferë.

Edhe një frymëmarrje e thellë na bëri të lumtur dhe u zhytëm thellë në imagjinatë ku gjenim natyrën.

Kuptuam se natyra na mirëpret dhe një natyrë imagjinare të kujton në gjithçka.

U përfundua me fjalinë: “Jeta ime është projekti im që nga fillimi deri në fund”.

add a new comment

CONTACT


Contact In Details

Address

Str. Zenel Salihu Z4 -S3 00022 (0.52 mi) Pristina 10 000

Phone

+381 (0)38 221512 - 09:00am - 17:00pm

Email

femartfest@gmail.com